Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i ka kërkuar nga Presidentit të Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, që të tërheqë menjëherë vendimin e tij skandaloz për amnistinë e politikanëve të akuzuar për mashkrime zgjedhore e krime të tjera.
“I ashtuquajturi President Ivanov duhet ta tërheqë vendimin e tij menjëherë, për arsye se një vendim i tillë, i nxituar dhe i pamenduar, cenon Marrëveshjen e Shkupit, provokon thellimin e krizës politike në vend, kompromiton imazhin e shtetit dhe të arriturat e përbashkëta të forcave vendore dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka vendosur të falë të gjithë personat që po hetohen nga Prokuroria Speciale për mashtrime zgjedhore, por edhe për veprime tjera të jashtëligjshme, në bazë të asaj që njihet si “aferë e përgjimeve”.
Ivanov, në një paraqitje të jashtëzakonshme, tha se vendimin e ka marrë për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike që ka përfshirë Maqedoninë tanimë një vit e gjysmë.















