Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e të hënës në Elbasan.
Sipas policisë viktima është gjetur i vrarë me armë zjarri në lagjen “28 Nëntori”, në afërsi të një pike karburanti.
Ai është identifikuar si Sajmir Beqiri, 40 vjeç nga Elbasani. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasjes, si dhe zbulimin e motivit.
Viktima u gjet në një lokal, teksa konfirmohet se ai është vëllai i Gentian Beqirit, të vrarë në 2012 në banesën e tij, teksa ishte në “arrest shtëpie” në ruajtje me policë.
Viktima i gjetur mëngjesin e sotëm pa jetë buzë lokalit është vëllai i Gentjan Beqirit, i cili u ekzekutua në banesë në vitin 2012, teksa ruhej nga policët, pasi ishte në “arrest shtëpie”.
Viktima Gentian Beqiri, apo siç njihej ndryshe me emrin Ardian Meta ndodhej në arrest shtëpie prej rreth 2.5 vitesh, pasi dyshohej si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005.
Viktima, 40 vjeç, kishte më shumë se 6 vjet që ishte thuajse i paralizuar, pasi në tentativë për t’i shpëtuar policisë, u hodh nga një lartësi e konsiderueshme në Komisariatin e Sarandës, ku ai ishte arrestuar gjatë një tentative për të kaluar kufirin.















