Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Britani të Madhe, si pasojë e përplasjes së një treni pasagjerësh me një traktor.
Aksidenti ka ndodhur në Roud’ham, Norfolk.
Mediat e huaja raportojnë se në tren udhëtonin 135 pasagjerë, ndërkohë që paraprakisht nuk ka të dhëna për të plagosur apo viktima.
Policia angleze ndodhet në vendngjarje.















