Partia Socialiste ka kënaqësinë të njoftojë publikun se sot në ora 8.00 u hapën qendrat e votimit në të gjitha qarqet e vendit.
Pavarësisht kushteve atmosferike, anëtarësia socialiste me rradhë të shtrënguara u paraqit në këto qendra për të thënë fjalën e saj në përgjigje të pyetjes: “Kush tjetër përveç shokut Edi Rama ka të drejtë të jetë kryetar i PS?”.
Pyetja shkaktoi konfuzion në disa votues, por delegatët e ngarkuar me vëzhgimin e zgjedhjeve, i qetësuan, duke ju thënë se edhe nëqoftëse vinin kryqin tek “Po” edhe tek “Jo”, vota e tyre do të lexohej me kujdes.
Garanci për këtë proces, është jo vetëm tradita e votimeve të vitit 2009, por edhe emra të spikatur nga jashtë vendit që marrin pjesë në cilësinë e vëzhguesit si kosovari muxhahedin Pandeli Majko.
Shoku Erion Veliaj, shprehu entuziazmin e tij që më së fundi ka mundësi të shikojë sesi tradita e G99, është ndërthurur më së miri me atë socialiste.
Nga 383 qendra votimi, pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme. Ende pa shkuar ora 12.00, në qendra si Librazhdi, Peqini apo Vlora, pjesëmarrja kishte kapur shifrat 130%, të papara këto që nga zgjedhjet e viti 1996. Ky entuziazëm i masës së socialistëve që u interpretua si manipulim nga deputetja Hafizi, u hodh poshtë me vendosmëri nga kolegu i saj dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bushati, i cili tha se procesi në PS nuk kishte të krahasuar me votimet në Venezuelë apo Kubë, ku kishte asistuar gjatë vizitës së tij të fundit në Amerikën Latine.
Faktin që ka anëtarë por edhe shokë të anëtarëve që votojnë nga dy herë, ne e lidhim me entuziazmin e njerëzve. Publiku nuk duhet të harrojë që ne si PS jemi të imunizuar nga veset e vjedhjes së votës apo manipulimit të zgjedhjeve, që janë karakteristikë vetëm e PD dhe Sali Berishës.
Fatmir Xhafaj, autori i statutit të ri të PS, është i entuziasmuar për pjekurinë e lartë politike që po tregon PS, dhe i kujtohen kohët e arta kur partia e tij ishte gjithmonë grusht bashkuar për ti shtypur kokën devijatorëve. Me këtë referendum-tha ai-hoqa çdo dyshim se shoku Edi Rama është i infektuar nga tranzicioni, dhe ai e ka kuptuar shumë mirë gabimin që ka bërë në rininë e tij.
I të njëjtim mendim ishte edhe Ministri i Rendit dhe njëkohësisht Kryetari i PS për Tiranën shoku Sajmir Tahiri, i cili tha se ai nuk kishte eksperiencën e shokëve që vinin nga Partia e Punës apo G99, por mendonte që procesi nuk kishte të sharë, dhe shprehu bindjen se entuziazmi i tij do të përputhej me realitetin sapo të mbaronte numërimin e votave.
Mdërkohë, Edi Rama, anëtari më i ri i organizatës së Surrelit, tha se është entuziast për procesin që po shikon tek PS-ja, dhe do të kishte dashur të kishte qenë me kohë pjesë e kësaj partie.
Për zhvillime të mëtejshme, do ju mbajmë të informuar.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















