Duke votuar të shtunën paradite, pranë shtëpisë së tij në Qesarak, Edi Rama u bëri thirrje socialistëve të dalin në votimë për tu qenë vendimmarës për fatet e partisë së tyre. Me një fjalë ata duheshin të shpreheshin me “PO” apo “JO” për pyetjen: “Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe kryetari i saj është zgjedhur kryeministër, a konsiderohet automatikisht i rinovuar mandati i kryetarit”?
Po në fakt sa vlerë ka ky votim dhe cilat janë mënyrat aspak ortodokse që u arrit deri tek ai?
Referendumi së pari ka ngjallur hije dyshimi sepse nga votimi janë përjashtuar sepaku 18 mijë socialistë ose gati 20% e zgjedhësve potencialë.
Në korrik të vitit 2015, në një takim me të rinjtë e PS në Jalë, Rama shpalli objektivin e tij për rritjen e anëtarësisë.
Ai tha në atë takim se objektivi është që nga 100 mijë anëtarë të PS-së deri në atë moment, anëtarësia e PS-së do të shkojë në 150 mijë, në vitin 2017. Pra me shifrat e vetë Ramës PS ka humbur saktësisht 18428 anëtarë, në raport me korrikun e kaluar dhe të gjithë ata që janë antarsuar në fushatën që pasoi nga korriku deri më tani.
Sepse është bërë ky fallcifikim kuptohet lehtë: Që referendum të quhet i vlefshëm duhet që në votime të dalin më shumë se 50% e antarësisë. Por frika se mos shumë nga socialistët bojkotojnë pasi e kanë kuptuar fallcitetin e kësaj gare, i ka shtyrë socialistët ta ulin numrin e votuesve?
Po pse kjo frikë nga bojkoti dhe fallciteti i garës?
Sepse për të shkuar deri në referendumin qëllimi i të cilit ishte të shmangte garën e Kreut actual me kandidat alternative përballë u bë një seri shkeljesh dhe manipulimesh.
Së pari sepse vetë referendumi ishte i paligjshëm ashtu siç tha vetë në kongres hartuesi i I statutit të ri të PS, Fatmir Xhafa. Ai ishte i paligjshëm sepse normalisht ai nuk mund të kishte fuqi prapavepruese për një garë që duhej bërë tre vite më parë. Por ai ishte i paligjshëm ashtu sikurse tha Xhafa, sepse nëse socialistët e votuan vetë statutin e ri në kongres, atëherë ata këtë nen e kishin miratuar në këtë satut, prandaj 9 prilli ishte i panevojshëm.
Një tjetër arsye e paligjshëmërisë ishte edhe ajo që kapi Ben Blushi. Nëse kodi i zgjedhjeve të PS, sanksionon se referendumet nuk mund të organizohen dy muaj para dhe dy muaj pas kongresit, zhvillimi i tij këtë të shtunë e shndërron atë në nul.
Por kalvari i shkeljeve vazhdon: Pyetja e referendumit nuk u miratua në kongres, ai u rrealizua pa fushatë pro dhe kundër dhe mbi të gjitha pa komisionerë të atyre që e kundërshtojnë atë.
Për të gjitha këto, Rama e shndërroi votimin e 9 prillit në një frsë, aq groteske dhe aq të pabesueshme, sa në fund e zuri frika se mos socialistëve nuk u interesonte kjo butafori dhe nuk shkonin në kutitë e votimit. Ndaj ai u fut në rrugën e manipulimit të cilën e filloi me pastrimin e listave nga mbi më shumë se 18 mijë zgjedhës (pa përfshirë të antarësuarit në PS këtë vitin e fundit).
















