• Latest
  • Trending
  • All

Pse Ramiz Alia censuroi filmin “Enveri ynë”

09/04/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 25 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Pse Ramiz Alia censuroi filmin “Enveri ynë”

09/04/2016
in Histori

Në vitin 1985, fillojnë të xhirohen disa dokumentarë në kujtim të Enver Hoxhës, i cili vdes në 11 prill të atij viti. Kineastët shpërndahen në të gjitha rrethet e vendit, për të portretizuar jetën e qyteteve të lidhura ngushtë me atë të njeriut që udhëhoqi jetën politike shqiptare për afro 50 vjet. Nga kineastët më të mirë xhirohet filmi “Enveri ynë”, ku mbeti mister mosshfaqja e tij, pse u censurua nga pasardhësi i diktatorit…

Nga Violeta Murati

Të gjithë shqiptarët që i kanë shërbyer me devotshmërimi komunizit, qoftë në kulturë e çdo fushë sot e kanë të vështirë të pranojnë ekzistencën e vetëdijes në atë sistem. E kaluara vazhdon të mbetet tani si një psikozë që i shqetëson kujtimet. Dhe, kjo nuk ka të bëjë në rastin e shqiptarëve vetëm me individin, por me një komb të tërë. Ironia këtë herë shkon për kinematografinë shqiptare, në kohën kur vdiq diktatori shqiptar, Enver Hoxha. Ndonëse kineastët i kanë mbyllur nëpër sirtarë dhe askush nuk pranon që t’u kujtohet diktatura, gjithnjë me alibinë se “ashtu ishte koha” apo “kush guxonte të kundërshtonte, degdiseshin nëpër këneta” etj., ish-Kinostudio mbetet makineria ideologjike më e rëndësishme për propagandën, pas terrorit të sigurimit. Ndaj është ende e vështirë të marrësh një përgjigje të vetëdijshme, duke cilësuar frenetizmin e filmave të xhiruar pas vdekjes së diktatorit, si prodhime pa formë, totalisht amorfe, që nuk ia vlen të përmenden. Këto të fundit janë fraza të aktorëve që xhiruan ndër filmat e parë artistikë, dy vite më vonë pasi vdiq diktatori.

Të parët ishin regjisorët Ibrahim Muça dhe Kristaq Mitro, të cilët në kujtim të Enverit, iu vunë punës në xhirimin e filmit “Enveri ynë”, i cili nuk u shfaq asnjëherë.

Ky film do të mobilizonte disa aktorë, ndër më të mirët e kinematografisë shqiptare, si Marjeta Ljarja dhe Ndriçim Xhepa, të cilët ishin protagonistë të një grupi xhirimi, që kërkojnë nëpër çdo vend të Shqipërisë krijimet folklorike kushtuar diktatorit… bazuar në muzikën popullore dhe krijimtarinë mbi Enver Hoxhën, menjëherë pas vdekjes dhe pikëllimit të përgjithshëm. Por ky film nuk u projektua kurrë. Ish-drejtorja e Arkivit, Natasha Lako, që në përmbledhjen e saj të eseve mbi “Energjinë filmike” të viteve 1895-2001, hedh dritë mbi këtë periudhë të kinematografisë sonë, duke na sjellë informacionet e para, si dëshmi e kohës kur thotë se “ky film nuk del në publik, për arsyen e vetme që shqiptarët ta mbajnë mend gjithnjë udhëheqësin e tyre nëpërmjet kronikave të gjalla dhe të mos flasin për dhembje”.

Për autorët, ky film si duket ka mbetur një hije e zezë, e kaluar, që nuk shënon asgjë në memorien kinematografike. Për to, arsyeja e ndalimit të filmit ishte ardhja e “ustallarëve” të Komitetit të Partisë, të cilët, pasi u njohën me filmin, e kritikuan rëndë për nivelin e ulët artistik!? Të gjithë filmat dokumentarë të xhiruar gjatë vitit 1985 bazohen në këto kronika.

enveri2

***

Në vitin 1985 fillojnë të xhirohen disa dokumentarë në kujtim të Enver Hoxhës, i cili vdes në 11 prill të atij viti. Kineastët shpërndahen në të gjitha rrethet e vendit për të portretizuar jetën e qyteteve të lidhura ngushtë me atë të njeriut që udhëhoqi jetën politike shqiptare për afro 50 vjet. Kështu viti ’85 dhe tri vite më pas, mbahet mend për fluksin e madh të prodhimit të dokumentarëve nga Kinostudio në kujtim të Enver Hoxhës. Kineastët marrin detyra për t’u shpërndarë në të gjitha rrethet e vendit “për të portretizuar jetën e qyteteve të lidhura ngushtë me atë të njeriut që udhëhoqi jetën politike shqiptare për afro 50 vjet”. Në karakter, studimi mbi makinerinë e ish-Kinostudios, që ngriti, propagandoi ideologjinë duke humbur çdo sens origjinaliteti, Lako, në esenë e saj “Në rrugët e reja të jetës – 1985”, thotë se janë “të gjithë filmat dokumentarë që zbulojnë gjithë këndvështrimin dhe problematikën e kinemasë shqiptare të pothuaj gjysmë shekulli”.

Skenaristja pasi zbulon këtë karizmatikë të kinematografisë shqiptare, thotë se ideologjia ka pasur po aq fuqishëm ndikimin e saj mbi filmin sa në çdo fushë tjetër të artit. Vizioni kinematografik tregon këtë. “Në rast se tashmë, pas kaq vitesh u hedh një sy këtyre dokumentareve, sheh fare mirë të përcaktuar gjithë problematikën që ka shprehur edhe kinematografia shqiptare gjatë gjithë kohës dhe të gjithë preokupimet shoqërore dhe politike, e cila në mënyrë indirekte ka shfrytëzuar gjithë lidhjet dhe porositë e Enver Hoxhës për çdo rreth të vendit”, veçojmë nga Lako në esenë e saj. Konkluzioni më “hipnotizues” është se, “nëpërmjet këtyre dokumentarëve, shihet në horizont i gjithë këndvështrimi pothuaj pesëdhjetëvjeçar, i cili është i njëjtë me vëmendjen që ka treguar Enver Hoxha ndaj problemeve të veçanta”.

enveri3

Letërkëmbimi i Enverit me Marubin?! 

Një pamje e qetë dokumentare e bregdetit të fut në meditime. Hije trishtimi dhe melankoli për njeriun kryesor të vendit që ka ikur. Ky është pasazhi i sintetizuar që thuhet për dokumentarin e xhiruar në Durrës: “Në udhët e reja të jetës”. “Për herë të parë, megjithëse tingëllon pak anekdotike, ndërgjegjja e shqiptarit duhet të pranojë meditimin dhe trishtimin, pasi njeriu kryesor është shuar ose ka ikur”, reflekton Lako mbi këtë imazh politik.

Ndërsa kamera kalon në uzinën e letrës, pastaj tregohet për letërkëmbimin e Enver Hoxhës me Marubin dhe më pas për inaugurimin e anijes “Kajo Karafili”.

Ky dokumentar, ashtu si dhe të tjerët, përmban disa vizita të Enver Hoxhës në rrethin e Durrësit në vite të ndryshme, vizitën e tij në shtëpinë e Vasil Laçit, ose takimin e tij me të shoqen e Adem Rekës, vizitën në amfiteatrin e Durrësit, takime pas tharjes së kënetës, fotografi me Shyqyri Kanaparin etj.

“Vetëm nga ky dokumentar mund të kujtosh disa tema kinematografike të trajtuara gjatë viteve, si në filmin artistik, si në filmin dokumentar”, jep mendimin e saj studimor Lako.

Për rrethin e Mirditës është xhiruar dokumentari “I juaji Enver”, i cili përmend disa figura të tjera të filmit artistik. Dokumentari “Me dritën e Enverit”, i xhiruar në Shkodër, na kujton, thotë Lako në ese, edhe njëherë vizitën e Enver Hoxhës në shkollën pedagogjike, Enver Hoxhën në Fushë-Shtua, një malësore flet me të, letrën që Enver Hoxha u dërgon kooperativistëve të Dajçit, Enver Hoxhën në festën e Reçit, “nga të cilat të kujtohen menjëherë disa filma nga jeta e fshatarëve të Veriut, por jo shumë të specifikuar”.

“I gdhendur në zemrat tona”, është dokumentari për rrethin e Korçës, ku tregohen vizitat e udhëheqësit në shtëpinë e Raqi Qirixhiut, aktorin Dhimitër Trajçe duke ujitur lulet. “Enver Hoxhën duke ecur nëpër pazarin e Korçës, një tjetër post artistik dhe historik, ku janë xhiruar disa filma artistikë shqiptarë”, citon Lako.

Në një dokumentar tjetër “Mes njerëzve të thjeshtë”, del kasollja e nënë Zyrasë, ku ka ndenjur Enver Hoxha. Ky dokumentar përfundon me fëmijë që luajnë të lumtur, që, sipas Lakos, kjo përbën një temë tjetër të kronikës dhe dokumentarit shqiptar.

Dokumentari mbi Gjirokastrën, vendlindjen e Enver Hoxhës, për kineasten sikur ka përgjegjësinë për të nxjerrë në pah pasardhësin e tij politik, Ramiz Alinë, në vizitën e tij në uzinën metalike. “Në këtë dokumentar fillojnë të përforcohen ca pauza lirike dhe shfaqen edhe të rinjtë që kalojnë mbrëmjen në bar lulishte”, spikat idenë Lako në ese.

enveri4

Edhe pse i arratisur, Papavrami del para Enverit…

Në filmin mbi “Tiranën e kuqe të Enverit”, autorja e eseve thotë se shtrohen ato lloj tonalitetesh njerëzore, të cilat kanë filluar të fitojnë terren, si melankolia njerëzore dhe ndjenja e hollë e humbjes që fillon të përjetohet në film vetëm pas humbjes së udhëheqësit. Në një prej këtyre kronikave del një fëmijë, të cilit i ka vënë emrin E. H. “Shfaqet edhe kronika e xhiruar për violinistin e vogël Tedi Papavrami, që luan para Enver Hoxhës, pavarësisht se ai në vitin 1985 konsiderohej i arratisur. Jemi gjithsesi brenda vizioneve të jetës së Enver Hoxhës, dhe pavarësisht se nuk na vjen mirë, edhe kinematografia shqiptare nuk mund të shkëputet nga vizionet e përcaktuara, të cilat cungojnë të tërën”, shënon Lako.

“Me flamurin e Enverit” xhirimet shkojnë në Vlorë. Këtu shfaqet rruga nga ka kaluar E. H., stani ku ka pushuar. Sinkronia e tij në Kongresin e 5-të të Frontit Demokratik, Hysni Kapo. “Porti i ri i Vlorës, që thuhet se do të ngrihet në Zvërnec dhe që publiku shqiptar e dëgjon si projekt nga gazetat e vitit 2003, pasi kaq e fuqishme është gjurma e këndvështrimit të tij në jetën shqiptare”.

Është ironi e kohës, kur kineastët dalin me tituj të tjerë dokumentarësh të xhiruar pas vdekjes së Enver Hoxhës, nga viti 1985 në vitin 1986, këta tituj janë: “Dhimbje e thellë, betim i madh”; “Pionierët e Enverit”, “Gurëskalitësit” etj. Dokumentari që tregon lidhjet e Enver Hoxhës me Tepelenën titullohet “Besa besë me Enverin”, një tjetër “Mes jush”! Diku flitet për tërmetin që ka rënë në Tepelenë, tregon Lako, diku për takimin e plakut nga Proseku.

Sinjifikative del dokumentari i xhiruar në Lushnjë; “Tokë e re dhe njerëz të rinj”, që Lako sjell në mend menjëherë tematikën e filmit “Tokë e përgjakur” ose “Midis dy legjendave”. Në këtë dokumentar jepen kronikat e xhiruara nga takimi i Enver Hoxhës me pleqtë që marrin tokën në Gore. Jepet edhe kronika ku Enveri Hoxha puth dorën e Selvije Hoxhës.

Pasi kalojnë Pukën me filmin “Rrahin zemrat për Enverin”, ose “Bleron kjo lulja e Jonit”, figura e Enverit zbret në Sarandë dhe rrethinat e saj, deri në tarracat ku flet kryeagronomi, i cili sikur del nga ndonjë figurë tjetër e filmit artistik. “Ky dokumentar mbyllet me kronikën ku Enver Hoxha kërcen një valle popullore me fatosat”. Kështu, në mos në trajtime filmike, kalojmë në vendngjarje të filmave të ndryshëm shqiptarë, të cilët nuk mund t’i shpëtonin këtij fokusi të përgjithshëm, që i ka bërë shqiptarët ekspertë të zbulimit të të gjitha rrethanave të vendeve dhe politikave të ndryshme, kur trajtimet tematike marrin jetë nëpërmjet politikave të gjera kulturore ose shoqërore. Shembujt e këtyre dokumentarëve të xhiruar gjatë viteve 1985-’86, tregojnë një ndikim të plotë të shkaktuar mbi imazhin që ka mbizotëruar ekranin shqiptar, i cili ka krijuar tablonë e identitetit të një jete pothuaj 50-vjeçare”, kështu jep Lako një imazh grotesk të kësaj historie të kinematografisë. Me premierën e filmit artistik “Fushë e kuqe, fushë e blertë” e Gëzim Erebarës, në vitin 1985, Lako shënon se në këto vite, filmi dëshiron të ngulet në jetën urbane.

enveri 5Lako: Identiteti 50-vjeçar i ekranit

“Kështu, në mos në trajtime filmike, kalojmë në vendngjarje të filmave të ndryshëm shqiptarë, të cilët nuk mund t’i shpëtonin këtij fokusi të përgjithshëm, që i ka bërë shqiptarët ekspertë të zbulimit të të gjitha rrethanave të vendeve dhe politikave të ndryshme, kur trajtimet tematike marrin jetë nëpërmjet politikave të gjera kulturore ose shoqërore. Shembujt e këtyre dokumentarëve të xhiruar gjatë viteve 1985-’86, tregojnë një ndikim të plotë të shkaktuar mbi imazhin që ka mbizotëruar ekranin shqiptar, i cili ka krijuar tablonë e identitetit të një jete pothuaj 50-vjeçare.

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

Këto imazhe kanë qenë pothuaj bota jonë publike dhe frymëmarrja jonë shoqërore dhe përshkëndimi i interesave të një pale shoqërore. Kjo tematikë jete ka qenë pothuaj globi ynë. Por filmat dokumentarë të xhiruar pas vdekjes së Enver Hoxhës, sjellin megjithatë për herë të parë nevojën dhe të drejtën për meditim, për ndjenjë dhe melodramatizëm, të cilat vijnë si një përvojë e re e humbjes ose qetësisë, humbje dhe qetësi, që më përpara ka qenë pothuajse e papranueshme ideo-emocionalisht”.

Post Views: 110
Previous Post

Nëse Veliaj punon dhe kritikët kundërshtojnë, kush bën më shumë punë?

Next Post

Foto: Kur shqiptarët rrinin gati-tu përpara Duce-s

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

Foto: Kur shqiptarët rrinin gati-tu përpara Duce-s

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.