Publikimit të dokumenteve “Panama papers” ka shkaktuar reagime të ashpra në shumë vende të ndryshme globale pasi 11.5 milionë nëndosje sekrete, që mbulojnë një periudhë nga viti 1970 deri në pranverën e 2016-s
Dokumentet japin informacione mbi liderë dhe ish-liderë të shteteve më të fuqishme të botës, si dhe yje të sportit dhe artit që kanë pastruar para, kanë shmangur taksat dhe kanë evituar sanksionet.
Mes VIP-ave të politikës figurojnë edhe familjarë të tyre si kunati i presidentit kinez Xi Jinping, një mik i ngushtë të presidentit rus Putin dhe babai i kryeministrit britanik, Ian Cameron.
Menjëherë pas publikimit të këtij mega skandali këto janë zhvillimet më të fundit në të gjithë botën:
Argjentinë
Zyra e presidentit argjentinas Mauricio Macri ka konfirmuar se në një raport të gazetës ‘La Nacion’ se një grup i biznesit në pronësi të familjes Macri FLEG Trading Ltd në Bahamas. Por ai vetë tha se nuk ka pasuar aksione në FLEG dhe kurrë nuk ka marrë të ardhura prej saj.
Australia
Një agjenci e taksave tha se është duke hetuar pasurinë e më shumë se 800 njerëzve për evazion të mundshëm tatimor lidhur me marrëdhëniet e tyre të dyshuar me Mossack Fonseca.
Republika e Çekisë
Qendra çeke për ‘Gazetari Hulumtuese’ tha se lidhur me dokumentet do të hetohen 283 qytetarë çekë që janë të lidhur me kompanitë të përfshirë në këtë skandal.
Francë
Një prokuror francez nisur një hetim për pastrimin e mundshëm të parave pas lëshimit të dokumenteve të rrjedhur. Disa qindra qytetarë francezë janë shfaqur në mesin e individëve të përmendur.
Islandë
Islandezët kanë shpërthyer në protesta masive duke kërkuar largimin e kryeministrit Sigmundur David Gunnlaugsson, emri i të cilit u përfshi në këtë skemë mashtrimi. Opozita do të kërkojë votëbesim në parlament për kryeministrin dhe kabinetin e tij qeveritar, dhe për të shkuar më pas në zgjedhje të parakohshme. Protestat kanë nisur të hënën në mbrëmje ku qytetarët qëndrojnë të mbledhur para Parlamentit ndërsa ditët në vijim protestat priten të përshkallëzohen.
Itali
E përditshmja italiane ‘L’Espresso’ tha se rreth 1.000 klientë do të hetohen duke përfshirë edhe kryetarin e kompanisë ‘Alitalia’, Luca Cordero di Montezemolo.
Zelanda e Re
Kryeministri John Key ka mohuar akuzat se vendi i tij është në mesin e 21 vende ku fshihen taksat.
Norvegji
Filiali i bankës ‘DNB’ tha se i vjen keq që ka ndihmuar të shmangin taksat 40 konsumatorë të hapur të kompanisë ‘shell’ në Seychelles. Banka po reagonte ndaj një raporti në gazetën norvegjeze ‘Aftenposten’ e cila tregonte se kjo bankë ka ndihmuar klientë të kompanisë ‘shell’.















