Votuesit e rinj do të jenë faktori vendimtar i referendumit të organizuar për qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian (BE), referuar një sondazhi të publikuar sot, në të cilën mbështetësit e fenomenit “Brexit” (British exit) mund të paraqesin triumfin e kësaj teze.
Sipas këtij sondazhi të realizuar online nga “Opinium” për “The Observer” 43 për qind e personave të anketuar shprehen pro idesë të largimit të vendit të tyre nga blloku i 28 shteteve ndërsa 39 për qind janë mbështetës të qëndrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Nga 1.966 persona të intervistuar, 18 për qind shprehen se janë ende të pavendosur ndërsa 1 për qind refuzojnë të komentojnë.
Sondazhet e realizuara në funksion të referendumit më 23 qershor shënojnë luhatje të vazhdueshme. Personat e intervistuar nëpërmjet telefonit shprehem së shumti pro qëndrimit në Bashkimin Evropian ndërsa target grupi i intervistuar online rendisin gjerësisht fenomenin “Brexit” në krye.
Referuar “The Observer”, pjesëmarrja e elektoratit të ri në moshë do të jetë një element kyç i rezultatit përfundimtar më 23 qershor.
















