Desara Mançellari është vënë në pranga mëngjesin e sotëm për djegien e 4 makinave të babait të ish-të dashuri të saj. Por ku është djali me të cilin Desara kishte pak kohë që ishte ndarë.
Kjo është fotoja e çiftit e publikuar nga Panorama ndarja e të cilit solli edhe ngjarjen me djegien e 4 automjeteve ditën e djeshme në Tiranë. Vajza është Desara Mancollari, e cila është arrestuar si përgjegjëse për djegien e katër automjeteve nën pronësi të babait të ish-të dashurit të saj, Filip Qose Papajani. Më herët është raportuar gjatë ditës së sotme se shkaku i këtij veprimi ekstrem ka qenë pikërisht fundi i lidhjes nga ana e djalit.
Por “Panorama” ka siguruar SMS-të që tregojnë të kundërtën. Ka qenë vajza ajo që i ka dhënë fund lidhjes. Në këto kushte, sipas këtij të afërmi, ajo ka kryer edhe veprimin në fjalë, duke i djegur atij katër automjete.















