Duket vërtetë si një histori përrallash ajo mes yllit francez të Manchester United, Morgan Shneiderlin dhe Kamilës, shitëse në një dyqan. Shneiderlin një ndër futbollistët më të paguar të United dhe Kamila e cila paguhet vetëm 12 euro në orë si punonjëse në butikun e Addidas.
Kamila rrëfen se ndodheshin në një vend të mrekullueshëm kur ylli i Manchester i propozoi për martesë.
“Ndjehem gruaja më me fat në botë, ndodheshim në një vend të mrekullueshëm kur ai më tha “të dua””, u shpreh Kamile. Ata janë rritur të dy në Strasburg, por historia e tyre e dashurisë ka nisur vetëm një vit më parë. Kamile gjithashtu në vitin 2012 ka marrë pjesë dhe në spektaklin francez “KohLanta”, ku u bë protagonistja kryesore, por pa mundur dot të futej në botën e televizionit.
Ndërkohë burime pranë çiftit bëjnë me dije se që kur ka nisur historinë e dashurisë me futbollistin e United, ka braktisur punën në butik.





























