Një punëtor ka humbur jetën ditën e djeshme në lagjen Nr.14 të Durrësit, pasi u rrëzua nga lartësia duke punuar në një objekt në ndërtim që do të jenë banesat sociale.
Policia thotë se viktima është 55 vjeç me iniciale M.M dhe u rrëzua nga kati i pestë i ndërtesës. Lidhur me këtë ngjarje, uniformat blu arrestuan drejtuesin teknik të punimeve, 56-vjeçarin nga Tirana, Maksut Toçilla.
Viktima ndërroi jetë pasi u transportua në spitalin e Durrësit, ndërsa i arrestuari akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.















