Daut Dauti
Mos mendoni që shqiptarët i kanë zbuluar bisedat e ‘nxehta’ telefonike. Këtë ‘punë’ e dijnë plot të tjerë para shqiptarëve. Por, inqizimet e bisedave intime janë të paligjshme dhe nxjerin në pah shumë gjëra. Megjithatë, kudo që ndodhin ato, janë shumë interesante dhe njerëzit kanë dëshirë t’i ndëgjojnë.
Një bisedë e kësaj natyre është zhvilluar një herë edhe në nivelin më të lartë të kierarkisë së shoqërisë britanike. Në shtypin britanik në vitin 1992 doli një aferë e cila u emërua “Camillagate”. Flitej se Princi Charles gjatë dhjetorit të vitit 1989 ishte inqizuar duke folur natën me një grua të quajtur Camilla Parker Bowles. Në vitin 1993, më në fund, disa pjesë të kësaj bisede u botuan nga shtypi që ishte në pronësi të magnatit Rupert Murdoch dhe pastaj inqizimi i bisedës u transkriptua dhe mori dhenë.
Merreni me mend, Princi, i cili para disa ditësh e vizitoi Kosovën, i thoshte Camillës:’Të dua’. Pastaj, në bisedë e sipër iu kishte ngritë tensioni, dhe kishte vazhduar:’ Dua të jem tamponi yt’. Me fjalë tjera, Princi dëshironte të hynte i tëri ‘te ai seni’ i Camillës (shqip: Qamiles).
Me këtë rast, Camilla ishte përgjigjur:’Ti je komplet idiot …OOOOH çfar ideje e mrekullueshme’… e kështu me radhë. Sidoqoftë, ofshama ‘OOOOH’ që dilte nga zemra e nxehtë dhe nga thellësia e shpirtit të trazuar të një aristokrateje e kishte një butësi e cila nga shtypi u cilësua si mjaft sensuale.
Në shoqërinë angleze gjërat së pari shikohen seriozisht e pastaj vjen humori. Aspekti serioz i kësaj bisede ishte personazhi kryesor, që ishte Princi, i cili ishte në pritje për t’u bërë mbret i vendit dhe madje edhe ‘Mbrojtës i Fesë’ siç e parasheh kushtetuta britanike. Princi e kishte gruan në shtëpi, Princeshën Diana, por fliste ‘rreth ushkurit’ me një grua tjetër e cila poashtu ishte e martuar. Këtu Princi Charles shihej se ishte një lloj ‘shfaleri’ të cilit duhej besuar fronin e monarkisë më të lavdishme në botë.
Puna ishte serioze por pas pak kohësh përfundoi me humor. Shumica e shtypit por edhe e njerëzve filluan ta ‘arsyetonin’ Princin duke thënë se Princi në momentet e bisedës në fjalë me siguri ka ‘nirthtë’ apo ka ‘ndje ftohje ose acar’ siq thuhet andej nga jugu. Dhe, në këto momente, nuk ke ku të hysh më nxehtë se aty ku ka dashur të hyj Princi. I dinë Princi këto punë.
Në realitet, në vitin 1993, kjo ishte çështje serioze pasi që nxori në pah kredibilitetin e Princit me ç’rast u diskutua edhe çështja e privacisë për të cilën shumë juristë mendojnë se duhet rregulluar më mirë këtë punë. Megjithatë, koha e bënë të veten dhe të rrallë janë ata që e mbajnë mend këtë bisedë.
















