• Latest
  • Trending
  • All

Zemra e plagosur e qytetit simbol, i kthyer në kryeqytetin e gjithë Evropës

26/03/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 28 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Zemra e plagosur e qytetit simbol, i kthyer në kryeqytetin e gjithë Evropës

26/03/2016
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Federico Fubini, “Corriere della Sera”

Askush nuk do t’i besonte sigurinë e Washingtonit policisë së Distriktit Kolumbia ose shërbimeve të fshehta të Virxhinias. Askujt nuk do t’i shkonte ndër mend të mbronte kështu Shtëpinë e Bardhë ose Kongresin e SHBA e, megjithatë, është saktësisht ajo që ndodh në Bruksel. Kryeqyteti i Bashkimit Evropian është selia e Aleancës atlantike, një qytet në qendër të një sistemi të 508 milionë njerëzve e të një ekonomie të madhe si ajo e Shteteve të Bashkuara, por i mbrojtur si një ngulim i vjetër fushor. Mbrojtjet e saj thonë gjithçka mbi ngurrimin e Evropës për të pranuar rolin politik që, poshtërsisht, edhe vetë islamistët i kanë njohur nëpërmjet gjakut të derdhur dje.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në Bruksel përcaktohet në këta muaj e ardhmja e miliona të ikurish sirianë dhe ajo e monedhës së dytë të botës. Angela Merkel luan me kancelarinë e Berlinit dhe vendin e saj në librat e historisë. Ndërkaq siguria është në duart e autoriteteve belge e të Krahinës Bruksel-Kryeqytet. Kjo do të thotë se as nuk mund të mbështetet në një trupë policie të bashkuar – në qytet veprojnë gjashtë forca të ndara, mbi bazë rajonale e klientelare – dhe as mbi një shërbim të fshehtë të krahasueshëm me atë të një fuqie të mesme perëndimore. Mbas sulmeve të Charlie Hebdo në Paris në janar 2015, qeveria belge zbuloi se i mungonin 150 nga 750 agjentëve të zbulimit; që atëherë ka marrë 42 por, shkruan Politiku, mbeten në stërvitje për së paku dy vjet.

Ndoshta problemi është se Brukseli është shumë gjëra së bashku, bashkon shumë kundërshti në një hapësirë më të vogël se Milano. Popullsia arabe ka filluar të vijë në vitet ‘50 nga Maroku, Tunizia e Algjeria së bashku me ato italiane, turke dhe portugeze: të gjithë të pajtuar në vendet e tyre për minierat apo uzinat e çelikut të Valonias. Sot janë 300.000 brukselas të besimit mysliman, pak më shumë se një e katërta e banorëve të kryeqytetit ; nga 2013 Valonia, krahina frëngfolëse, ka riemëruar pushimet e krishtlindjes në shkolla si “leje dimërore”, për të mos prekur asnjë ndjeshmëri. Shumica e madhe e myslimanëve bashkëjeton në paqe me bashkësitë e tjera. Ka një pakicë të dyshimtë, mjaft të gjerë, që i ka siguruar mbulim terroristit Salah Abdeslam në Molenbeek, gjysmë ore me biçikletë nga Komisioni i BE. Aty pranë, në tregun e thertoreve të Anderlehtit, është vështirë të gjendet edhe një njeri i vetëm me origjinë evropiane në një turmë prej stadiumi.

Në Bruksel mund të ecet ndërmjet një blloku ndërtesash e një tjetri e të ndryshojë gjuha në zyrat (nga frëngjishtja në flamandçe). Edhe më shpesh, në një shëtitje prej pesë minutash, ndryshojnë aromat dhe rrobat e kalimtarëve, nga kravatat e firmuara te dollomaja salafite, te festja fisnore e Kongos. Kulla Madou, nga ku funksionarët e Konkurrencës së Komisionit BE vendosin të ardhmen e bankave italiane, brenda është përsosmërish sterile. Praktike dhe e thjeshtë në stil të përsosur eurokratik. Jashtë është e mbështjellë nga popullsia myslimane e Saint Josse, demografikisht vërshuese dhe gjithnjë e më shpesh e radikalizuar te të rinjtë në kërkim të identitetit.

Nga ana tjetër e lagjes evropiane, mbrapa krahëve të Parlamentit të ri e të stërmadh, rrugët kryesore të Ixelit janë plot kafene të shijes franceze e të rinj të diplomuar në çdo qoshe të Evropës. Por rrugicat e vogla janë të mbushura me Internet kafè të vjetruara, ku bijtë e të mërguarve marokenë apo bengalezë kalojnë netët gjithmonë mbi të njëjtin sit webi në arabisht.

Brukseli është tepër kompleks, i rëndësishëm dhe simbolik për ta quajtur atë të djeshmin një sulm vetëm kundrejt Belgjikës. Deri edhe armiqtë tanë, tragjikisht deklarojnë me një veprim lufte, se ky është kryeqyteti politik i Evropës dhe ka ardhur koha për qytetarët ashtu si për qeveritë ta trajtojnë si të tillë. Brukseli kishte muaj që përgatitej për këtë ditë. Për Krishtlindje qeveria belge kishte shpallur deri edhe një shtetrrethim të gjatë; megjithatë dje, më shumë se një orë mbas masakrës së parë në aeroport, askush nuk u kujtua të mbyllej metroja për të parandaluar goditjen e dytë.

T’i lihet siguria e Brukselit qeverisë belge dhe policive të saj rajonale është sikurse të mëtohet që qeveria greke dhe peshkatarët e Lesbos të mbarështojnë vetëm valët e refugjatëve. Duhet një forcë e sigurisë evropiane gjatë kufijve dhe në qendrën nevralgjike të Bashkimit. Terroristët, që kanë goditur zemrën e Bashkimit, duket se i kuptojnë këto kundërshtí më mirë se ne vetë evropianët. Duke shpërthyer bombat në aeroportin e Zaventemit dhe në metrò, dy hapa larg Komisionit dhe Parlamentit BE, e trajtojnë Brukselin – në mënyrën e tyre të tmerrshme – si kryeqytetin e Shteteve të bashkuara të Evropës. Do të shihet shpejt nëse përgjigja do të jetë në lartësinë e duhur. Ose nëse mbas lotëve do të mbizotërojnë ende ikjet iluzore mbas mureve apo kufijve të vegjël, pikërisht atje ku armiqtë tanë do të donin të na mbyllnin.

Post Views: 45
Previous Post

Nga diplomacia e barrikadave drejt bashkëpunimit pa tabu

Next Post

Si u përjashtuan Fishta e Konica nga “Historia e letërsisë…”

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Si u përjashtuan Fishta e Konica nga “Historia e letërsisë…”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.