Gjashtë shqiptarë përfunduan në prangat e policisë italiane, pasi ishin pjesë e një bande grabitësish banesash. Në pranga kanë përfunduar vëllezërit Ervis, Armond e Kadri Manjani, Orhan Miftani, Adriatik Xheleshi e Gëzim Suma.
Në mars të këtij viti, kjo bandë ka grabitur 3 vila në provincën e Ternit e Maceratës. Policia italiane ka mundur të rekuperojë objektet e grabitura në vlerën e 50 mijë eurove.
Të 6 anëtarët e bandës janë pa leje qëndrimi të rregullt në Itali, madje dy prej tyre kanë marrë urdhrin e dëbimit duke u riatdhesuar në Shqipëri muaj më parë.






















