Teksa flet para kamerave, të ndodh shpeshherë të emocionohesh. E nga emocionet, mund të thuash fjalë pa kuptim, siç ka ndodhur me këshilltaren e Veliajt.
Nevin Bilali, teksa flet plot pasion për tarracat e Bashkisë, thotë se këto tarraca me lule do të reduktojnë përmbytjet e mëdha nëse do të ketë reshje shiu. Mesa duket këshilltarja e re nuk i ka pasur punët mirë me biologjinë. Ajo nuk e paska kuptuar se përmbytjet mund të reduktohen nëse mbillen sa më shumë pemë, në vend që të priten.
“Tarraca e gjelbër redukton derdhjet e ujit të shirave në trotuare dhe nëpër rrugë, ç’ka do të thotë që është një mënyrë shumë e mirë për të reduktuar këtë sasi të ujit që derdhet nëpër rrugë në sasi të mëdha dhe në mënyrë të tillë mund të reduktojmë edhe pak përmbytjet”, thotë Bilali.
Ndoshta këshillat e “mençura” të Veliajt janë arsyeja e prerjes së pemëve te liqeni.
Epo, kanë mjaftuar këto fjalë që vëmendjen e Jolezës ta zëri Nevin Bilali, “mençuria” e Bashkisë së Tiranës.















