• Latest
  • Trending
  • All

Në odën e majtistëve të Londrës: Debati rreth intervenimit ushtarak të NATO-s

25/03/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Në odën e majtistëve të Londrës: Debati rreth intervenimit ushtarak të NATO-s

25/03/2016
in Lajme

Nga Daut Dauti

Në fund të prillit të vitit 1999, diku pas një muaji nga fillimi i bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake serbe, majtistët britanikë të mbledhur rreth revistës ‘New Left Review’ dhe të udhëhequr nga Tariq Ali dhe më parë edhe nga Christopher Hitchens, organizuan një debat në lidhje me bombardimet ku temë kryesore ishte Kosova.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në këtë debat morën pjesë Jeremy Harding (The London Review of Books), Richard Gott (Committee Against War in the Balkans), Henry Porter (The Guardian), Mark Almond (Oriel College – Oxford), Robin Blackburn (New Left Review), Chris Harman (Socialist Workers Party), Peter Gowan (historian) dhe disa të tjerë e në mesin e tyre edhe serbë. Për të paraqitur pikpamjen e shqiptarëve të Kosovës ishim ftuar unë, Isuf Berisha dhe Bejtullah Destani.

Tariq Ali, edhepse majtist dhe anti amerikan, ishte nga të rrallët që përkrahte bombardimet (por me rezerva) pasi që ato mbronin shqiptarët e shtypur. Baza e diskutimit të tij ishte deklarimi i Slavoj Zhizhekut:’Si majtist, unë them se po hudhen pak bomba dhe ato janë të vonuara në kohë’.

Shumica e majtistëve e kundërshtonin bombadrimin pasi që atyre po u shkatërrohej ajo pak Jugosllavi socialiste që kishte mbetur në duart e Millosheviqit. Fjalimet, të përmbldhura nga një fjali ishin:’ Federata jugosllave nuk është dashur të shkatërrohet dhe shkatërrimi po bëhej nga Fondi Monetar Ndërkombëtar… Sllovenia u nda për shkak që këtë e përkrahën gjermanët të cilët e korroptuan kryeministrin britanik John Major që ai ta njihte këtë fakt si të kryer…. Tito bëri gabim të madh ndaj Kosovës … Shqiptarët e Kosovës në Jugosllavi trajtoheshin sikur irlandëzët nga Britania e Madhe… dhe asnjë fuqi evropiane nuk u doli shqiptarëve në mbrojtje, etj.’.

Me fjalë tjera, nuk ishin të gjithë majtistët kundër të drejtave që kërkonin shqiptarët por numri i tyre ishte tejet i vogël. Duhet theksuar se aktivistët e ‘Socialist Workers Party’, e cila në fakt është parti komuniste, i ka përkrahur shqiptarët deri në ditën kur filluan bombardimet kundër Serbisë. Nga ajo ditë këta ‘socialistë’ u rreshtuan me serbët dhe protestuan pa ndërpre me majtistët tjerë para 10 Downing Street deri në ditën e fundit të bombardimeve. Majtstët në Londër organizuan edhe një demonstratë të madhe kunër intervenimit ushtarak në ‘Jugosllavi’.

Sipas shënimeve stenografike të debatit unë paskam thënë që ‘politika e SHBA-ve në fillim të konfliktit jugosllav ka qenë e gabuar pasi që ajo mbronte ekzistencën e federatës dhe refuzonte njohjen e republikave që kishin shpallur pavarësinë… Bashkësia ndërkombetarë (me siguri i kam pasë parasyshë SHBA-të dhe Evropën) kanë bërë një gabim të madh në Dejton pasi që nuk e konsideruan problemin e Kosovës për shqyrtim … Dejtoni ka qenë koha kur është dashtë të bombardohej Serbia … Bombardimi i sotshëm është i vonuar… Politika e rezistencës paqësore të shqiptarëve është shikuar si një shaka nga bota … Kosova u bë faktor gjeopolitk vetëm pas lajmërimit të UÇK-së … Shumica e shqiptarëve duan pavarësi dhe kjo nuk ka të bëjë me Shqipëri të Madhe … OSBE dhe bashkësia ndërkombëtare [deri në fillim e bombardimeve] qëndronin duarkryq dhe shikonin vrasjen, dhunimin, plaqkitjen dhe djegëjen e Kosovës… Tashti kur kanë filluar bombardimet, ato duhet të vazhdojnë deri sa serbët dhe Millosheviqi ta kuptojnë porosinë’.

Tariq Ali duke e përmbledhur debatin shprehu vërejtjen e tij për SHBA-të se ‘ato do ta lënin punën në gjysmë pasi që nuk do ta përkrahnin deri në fund vullnetin e shqiptarëve për vetvendosje. Sipas tij, përkrahësit (pa rezervë) të bombardimeve po e bëin këtë gjë për shkak të fajësisë që ndjenin për Srebrenicën dhe se bombardimi po bëhej për arsye të imponimit të një NATO-je të re në Evropë’. Poashtu, sipas tij ‘vetëm disa nga debatuesit folën për gjendjen e tanishme kurse shumica tentuan që të mohojnë vrasjet masive dhe vuajtjet e shqiptarëve. Ata që flolën kundër intervenimit nuk kishin brenga për popullin e rajonit. Në audiencë kishte numër të madh të grave që kanë mund të kontribuojnë në debat, siç ishte Ursula Owen nga ‘Index on Censorship’ dhe Sally Alexander (historiane), por ato heshtën. Mungoi një koncenzus i gjërë i cili e diskualifikoi nocionin e regjimit të Millosheviqit për ta shpallur fashist dhe gjenocidial’.

Me fjalë tjera, sikur të pyeteshin majtistët britanikë, federata jugosllave do të ishte ende në funksion. Mendimi për Jugosllavinë në Britani të Madhe nuk ka qenë më ndryshe as në mesin e konzervativëve të cilët e kanë mbrojtur Jugosllavinë duke dashur ta shpëtojnë Serbinë edhe gjatë luftës në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë. Për fatin e shqiptarëve dhe paqen në Ballkan duhet falënderuar vetëm një njeri – Toni Blerin. Me ardhjen në pushtet (1997) Toni Bler i vendosi në një kënd të parëndësishëm të gjithë këta majstista e djathista si falltorë e sehirbazë të parëndësishëm.

Previous Post

Skandali: Bizneset do paguajnë disa herë taksën e arsimit, u vjen për çdo NIPT sekondar

Next Post

Video: Harrojeni Jolezën, ja ç’thotë këshilltarja e Veliajt

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Video: Harrojeni Jolezën, ja ç’thotë këshilltarja e Veliajt

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.