• Latest
  • Trending
  • All

Skandali: Bizneset do paguajnë disa herë taksën e arsimit, u vjen për çdo NIPT sekondar

24/03/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Skandali: Bizneset do paguajnë disa herë taksën e arsimit, u vjen për çdo NIPT sekondar

24/03/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Faturat e taksave të bashkisë për biznesin e mesëm e të madh, që po dalin këto ditë po nxjerrin në pah absurditetet e tjera të taksimit të bizneseve nga Bashkia e Tiranës.  Këtë herë bëhet fjalë për taksën e përkohshme të arsimit, që përveçse është antikushtetuese, (pasi me kushtetutë arsimi është falas), bizneset që punojnë me NIPT-e sekondare do të duhet ta paguajnë disa herë atë.

Fatura në foto i përket një biznesi të madh që ka tre NIPT-e sekondare, por vepron si një subjekt i vetëm. Ky subjekt duhet të paguajë tre herë taksën e përkohshme për infrastrukturën arsimore, në total 81 mijë lekë në vit (për biznesin e mesëm njësi me shumë e prodhimi, taksa e arsimit është  27 mijë lekë në vit). Ky është një taksim krejtësisht absurd dhe në shkelje të vetë vendimit të bashkisë, që përcakton se “Taksës së përkohshme per infrastrukturën arsimore i nënshtrohen te gjitha familjet, personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që banojnë dhe ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda territorit te Bashkisë së Tiranës”.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Pra pavarësisht se biznesi nga tatimet konsiderohet si një subjekt i vetëm juridisk apo fizik, ai po detyrohet të paguajë disa herë taksën e përkohshme për infrastrukturën arsimore.  (Të ashtuquajturat NIPT-et  sekondare sipas ligjit të TVSH-së duhen për  “Për ata persona të tatueshëm që si pjesë të veprimtarisë së vet ekonomike, kryejne shitje me shumicë dhe shitje me pakicë, vendi i veprimtarisë të secilës shitje duhet të jetë i ndarë, dhe çdo vend veprimtarie duhet të pajiset me çertifikatë NIPT-i me numra të ndryshëm seriale”).

Të gjitha bizneseve, që veprojnë me NIPT-e sekondare po u vijnë faturat, ku specifikohet se duhet të paguajnë taksën e arsimit për çdo NIPT.  Faturat nuk kanë dalë ende për të gjithë subjektet dhe sidomos për rrjetet e tregtisë, apo supermarketeve pritet që kjo taksë, për vetë palogjishmërinë e saj, të ngjallë shumë reagime. Në aksionin e fundit, tatimorët u kanë kërkuar shumë bizneseve që të pajiseshin me NIPT-e sekondare edhe për zyra që mund ishin ngjitur me njëra tjetrën.

Në total, biznesi në fjalë me tre NIPT-e sekondare duhet të paguajë 495 mijë lekë taksa bashkie në vit: 414 mijë lekë tarifë pastrimi për tre njësitë (për dy njësi nga 170 mijë lekë dhe për një 74 mijë lekë) dhe 81 mijë lekë për arsimin. Në krahasim me një vit më parë, tarifat e pastrimit janë dyfishuar, ndërsa e arsimit është taksë e re. Në total biznesit i janë rritur taksat me 139% .

Bashkia planifikon të mbledhë 5 milionë euro nga taksa e arsimit

Janë rreth 5 milionë euro (650 milionë lekë) që familjet e Tiranës dhe bizneset do të paguajnë për llogari të bashkisë për taksën e përkohshme për infrastrukturën arsimore në vitin 2016.

Shifra bëhet e ditur në projektbuxhetin e vitit 2016 të bashkisë Tiranë, ku nga 650 milionë lekë që planifikohen të mblidhen, 320 milionë lekë do i paguajnë familjarët dhe 330 milionë lekë subjektet tregtare. Në vitin 2017, planifikohen të mblidhen 690 milionë lekë dhe në 2018-n rreth 720 milionë lekë. Në total, për periudhën 2016-2018 pritet të derdhen në arkën e bashkisë rreth 2 miliardë lekë, apo rreth 15 milionë euro, të ndara pothuajse përgjysmë nga familjarët dhe bizneset.

Sipas relacionit të bashkisë, taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore i nënshtrohen të gjitha familjet, personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që banojnë dhe ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda territorit të Bashkisë së Tiranës.

“Të ardhurat nga kjo taksë e përkohshme do të përdoren me qëllimin për të cilën është vendosur, për rikonstruksionin e objekteve arsimore, shkolla e kopshte si dhe të infrastrukturës arsimore të Bashikisë së Tiranës e cila e ka të domosdoshme ndërtimin e shkollave e kopshteve të reja dhe ndërhyrjet për rikonstruksionin e atyre ekzistuese”, thuhet në relacionin e bashkisë.

Vendosja e taksës së përkohshme për 7 vjet për arsimin ka ngjallur shumë debate, pasi cenon parimin kushtetues që arsimi fillor dhe i mesëm është falas. Taksa do të jetë 1800 lekë në vit për familjet dhe do të mblidhet në faturën e ujit, ndërsa për bizneset varion nga4 mijë lekë deri 37 mijë lekë në vit për VIP-at, sipas tabelës më poshtë.

Brenda 20 prillit bizneset duhet të paguajnë

Sipas vendimit të bashkisë, mënyra e pagesës së taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore është si më poshtë:

Detyrimi per taksën e përkohshme pir infrastrukturën arsimore është vjetor.

Kjo takse do te aplikohet per një periudhë 7 -vjeçare

“Per kategorinë I “Familjarët” detyrimi paguhet në 12 keste te barabarta, per Gdo muaj përkatesisht më shumën 150 lekë per çdo familje. Ky detyrim do të evidentohet ne faturen e konsumit të ujit. Likuidimi i kësaj pagese do te kryhet njëkohësisht me pagesën e konsumit te ujit.

Per kategoritë Il. “Biznesi” detyrimi paguhet brenda dates 20 Prill. Afati i pagesës per detyrimet e lindura pas dates 30 Prill është 30 ditë pas lindjes së detyrimit. Per subjektet e regjistruara rishtaz detyrimi tatimor do të Ilogaritet per gdo njësi ku subjekti kryen aktivitet nga muaji korrent i regjistrimit pranë QKR.

Nëse subjekti taksapagues pushon veprimtarinë gjatë vitit detyrimi tatimor Ilogaritet duke shumëzuar taksën per vitin e plotë kalendarik me numrin e muajve te plotë gjatë te cilëve veprimtaria është kryer (përfshirë muajin korrent për te cilin ështe bëre kerkesa) dhe duke e pjesëtuar ate me 12 muajt e vitit kalendarik fiskal)

Kushtetuta, arsimi i detyrueshëm dhe i mesëm janë falas

Sipas nenit 57 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Arsimi i detyrueshëm, si dhe arsimi i mesëm i përgjithshëm në shkollat publike është falas. Konkretisht, për arsimin, kushtetuta (neni 57) thotë:

1.       Kushdo ka të drejtën për arsimim.

2.       Arsimi shkollor i detyrueshëm caktohet me ligj. 3.

Arsimi i mesëm i përgjithshëm publik është i hapur për të gjithë.

1.       Arsimi i mesëm profesional dhe i lartë mund të kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie.

2.       Arsimi i detyrueshëm, si dhe arsimi i mesëm i përgjithshëm në shkollat publike është falas.

3.       Nxënësit dhe studentët mund të arsimohen edhe në shkolla jopublike të të gjitha niveleve, të cilat krijohen e funksionojnë në bazë të ligjit.

4.       Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike janë të garantuara me ligj.

5.       Tërheqja për taksën e hapësirës

Në shkurt, bizneseve u erdhën taksat e dhjetëfishuara të hapësirës (nga 150 lekë metri katror u bë 1500 lekë) dhe tarifa e pastrimit prej 2500 lekë për tavolinë u aplikua dhe për bizneset e vogla. Për baret e lokalet kjo ngarkesë ishte tepër e lartë në raport me xihron dhe Bashkia u tërhoq, duke përgjysmuar taksën e hapësirës për zonat jashtë bllokut dhe duke hequr taksën e tavolinës, ndërkohë që u tha që janari dhe shkurti do paguheshin me tarifat e vjetra.

Mësohet se bizneset ndërkohë po organizohen në një sindikatë dhe pritet të reagojnë sërish ndaj barrës së rritur të taksave.

Previous Post

KiE: Reforma territoriale ka krijuar konfuzion

Next Post

Në odën e majtistëve të Londrës: Debati rreth intervenimit ushtarak të NATO-s

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Në odën e majtistëve të Londrës: Debati rreth intervenimit ushtarak të NATO-s

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.