• Latest
  • Trending
  • All

Avioni i drogës i shpëton ndjekjes ajrore

22/03/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 1 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Avioni i drogës i shpëton ndjekjes ajrore

22/03/2016
in Lajme

Policia shqiptare: U ngrit në fshatin Akërni në Vlorë dhe iku në drejtim të Italisë. Shoqërohen tre persona. Në Puglia u ndoq nga dy avionë ushtarakë, por humbi gjurmët. Tre precedentët e avionëve me drogë

Një avion i vogël që dyshohet se trafikonte drogë u ka shpëtuar ndjekjes ajrore nga dy avionë ushtarakë italianë. Policia shqiptare, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, thotë se avioni u ngrit në fshatin Akërni të Vlorës dhe lëvizi drejt Italisë. Në Puglia u ndoq nga avionë ushtarakë, por humbi gjurmët. Burime nga Policia e Shtetit pohojnë se në orët e para të mëngjesit të 20 marsit, është marrë informacion se në zonën e fushave të fshatit Akërni në Vlorë, po lëvizte në hapësirën ajrore një avion i vogël, mbi të cilin ka dyshime se mund të transportonte lëndë narkotike. “Policia e Vlorës, e Kufirit dhe shërbimet e Delta Forcë nisën një operacion për të identifikuar avionin e për ta ndalur atë, ndërsa u kërkua edhe bashkëpunimi i homologëve italianë”, thotë Policia e Shtetit. Sipas saj, pavarësisht informacionit të marrë në rrugë operative, policia nuk mundi të gjejë vendndodhjen e avionit pasi ai u largua nga hapësira ajrore shqiptare.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Shoqërimet dhe media italiane

Mësohet se për rastin në fjalë janë shoqëruar tre persona me inicialet N.M, A.M dhe K.M me dyshimin se janë të lidhur në këtë veprimtari kriminale. Atyre u është sekuestruar edhe një automjet fuoristradë dhe një furgon në pronësi të tyre. Burime nga Policia e Shtetit thanë se tre personat janë shoqëruar në qytetin e Vlorës dhe dyshohet se pikërisht me këto makina kanë çuar lëndë narkotike në fshatin Akërni për ta transportuar më tej me avion. “Policia e Shtetit po bashkëpunon edhe me Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë dhe ka bërë regjistrimin e procedimit penal për veprën penale ‘Trafikim të lëndëve narkotike’ të kryer në bashkëpunim. Veprimtaria hetimore është në vijim edhe nga homologët e policisë italiane për zbulimin e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, thuhet në një njoftim zyrtar të Policisë së Shtetit. Ndërkohë, lajmin për avionin e dyshuar se transportonte drogë e konfirmojnë edhe mediat italiane. Mësohet se autoritetet italiane kanë qenë në gjendje alarmi pas informacioneve se mund të zbarkonte një avion droge. “Ditën e diel, një aeroplan me përmasa të vogla është futur në territorin e Pulias. Trupa ajrore italiane kanë ndjekur mjetin fluturues të vogël me një helikë” deri sa ai ka dalë nga territori ajror i Italisë”, shkruan Corriere Della Sera. Sipas saj, menjëherë pasi avioni ka shkelur në hapësirën ajrore italiane, më konkretisht në qiellin e Puglias, në drejtim të tij janë nisur disa avionë gjuajtës të ushtrisë italiane, të cilët e kanë shoqëruar deri në dalje të hapësirës ajrore. Sipas raportimeve të mediave italiane, avioni me një helikë mund të jetë ngritur nga Greqia ose Shqipëria, ndërsa mungojnë të dhëna të tjera konkrete rreth tij. Edhe dyshimet e autoriteteve italiane, janë se ai mund të jetë përdorur nga trafikantët e drogës, të cilët kanë tentuar të trafikojnë një ngarkesë gjigante, të cilën siç duket e prisnin persona të tjerë në terren.

Precedentët e avionëve të drogës

Në shtator të vitit të kaluar, një avion i vogël është kapur në Itali, pas operacionit “krahu i hekurt”. Rezultuan katër persona të implikuar në trafikun e drogës me avion ultra të lehtë, model “Dynamic” dhe grupit i është sekuestruar 80 kilogramë kanabis, e dërguar në Itali, pas nisjes nga një vend i paidentifikuar në Shqipëri. Të arrestuarit rezultojnë të jenë 2 shtetas shqiptarë Maksim Llanaj dhe Fitor Alliaj i njohur me pseudonimin Vito, si dhe dy italianët Pasquale Dambrossio piloti i avionit dhe Rosario Camprisi. Sipas hetimeve rezulton se në datën 31 gusht, shtetasi italian, Pasquale D’Ambrosio, i cili pilotonte avionin e tij ultra të lehtë, model “Dynamic”, i modifikuar posaçërisht për të lehtësuar transportimin e lëndës narkotike, u ul në Leçe. Nga përgjimet rezulton se në datën 1 shtator ai do të nisej për në Shqipëri, duhet të mbërrinte në një zonë të papërcaktuar në territorin shqiptar dhe të transportonte 120 kg marijuanë. Ndërkohë, krahas këtij rasti, vitet e fundit janë zbuluar edhe dy precedentë të tjerë të trafikut të drogës me avion nga Shqipëria në Itali. Majin e vitit 2014, piloti italian, Giorgio Rifomatto, 56 vjeç, u kap bashkë me Saimir Bajramin, 35 vjeç, të cilit iu gjet drogë dhe 27 mijë euro. Avioni pësoi një defekt teknik dhe ka bërë një ulje emergjente në Divjakë. Policia gjeti disa çanta me kanabis pranë vendit me rërë ku ndaloi avioni. Nga kontrolli u gjetën në një makinë, 460 kilogramë hashash. Nga hetimet rezulton se Bajrami ka hyrë në Shqipëri më 7 maj 2014 dhe një ditë pas tij, në datën 08.05.2014, ka hyrë i pandehuri Giorgio Riformato me avionin e tij tip “PIPER”. Rasti më flagrant ishte ai i 26 gushtit të vitit 2015, kur u arrestuan 14 persona që dërgonin kanabis me avion sportiv përtej Adriatikut. Me lidhje farefisnore mes tyre, trafikantët nga Vlora kishin mundur të krijonin një rrjet të mirorganizuar kriminal. Policia sekuestroi në Brindisi një avion sportiv “Aereoprakt A22”, model “Ultra Legera” me 120 kg drogë. Avioni i vogël, i drejtuar nga shtetasi Vilson Lamaj, është nisur nga Italia, duke u ulur në orën 07:02, në një zonë pa shumë lëvizje në afërsi të fshatit Xhelilaj, pranë Sevasterit në Vlorë, ku edhe ka ngarkuar një sasi prej 120 kg marijuanë. Në Shqipëri u ndaluan Neko Bruhamaj, Fatos Bruhamaj, Fadil Shahaj, Igli Shahaj, Sokol Lamaj si edhe efektivi i Policisë së Vlorës, Vladimir Zanaj, shef i sektorit të burimeve njerëzore. Në Itali janë arrestuar Elizer Ahmetaj, Xhesian Ahmetaj, Arshi Ahmetaj, Artjon Lamaj, Kleo Lamaj, Bukurosh Këshilli, Virjon Imeraj, si edhe Vilson Lamaj. Mariglen Mullai shqip

Previous Post

Kush janë 10 familjet mafioze më të mëdha në botë ?

Next Post

Shokun Bruno e veshën me pantallona teritali

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Shokun Bruno e veshën me pantallona teritali

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.