• Latest
  • Trending
  • All

Analiza/ Arsyet e mllefit të socialistëve me Kokëdhimën

21/03/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Analiza/ Arsyet e mllefit të socialistëve me Kokëdhimën

21/03/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Replikat e fundit në kongresin e PS-së, mes Koço Kokëdhimës dhe Gramoz Ruçit nuk janë veçse derdhja e një gote që vlon prej kohësh. Pavarësisht se ato bëhen në emër të organizmit të partisë, “të dorzimit” ose jo të Kokëdhimës në duart e gjykatës kushtetuese, ato kanë rrënjë më të thella. Që vijnë që nga dita kur pronari i 2K Grup vendosi të kandidojë për deputet në zonën e Vlorës.

Që nga kjo ditë ai vetëm mbledh mërinë e kolegëve që ka pranë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Qeverisja e PS-së futet në luftë kundër kanabisit, Koço militon për legalizimin e tij; njëra palë kërkon përjashtimin e Tom Doshit, ai shndërrohet në negociatorin pro tij; disa e duan kongresin në datën e vendosur nga asambleja, ai kërkon shyrjen; Rama thotë publikisht asnjë militant në punë për këtë shkak, ai del në studio dhe pranon se një drejtor tatimesh e ka punesuar ai; PS përgjërohet për ligjin e dekriminalizimit, ai thotë se do ta hedhë në kushtetuese atë.

Por, Kokëdhima duke mbjellë “idetë” e veta, po korr edhe kundërshtarë individuale që i shtohen njëri pas tjetrit.

Kështu ai, për arsye të ndryshme është në konflikt të hapur me dy nga gazetarët më pranë kësaj qeverie, Mero Baze dhe Carlo Bollino, ai është në armiqësi me deputetët e qarkut të tij, Fatmir Toçi dhe Vali Leskaj, ai ka fituar mërinë e “besnikut” të Ramës, Gramoz Ruçi dhe të kanakarit të tijErion Veliaj.

Po si shpjegohet kjo mëri ndaj Kokëdhimës? Pse në kaq pak kohë ai është shnderruar në një rufepritse kritikash më shumë se askush tjetër? A ka lidhje kjo me lirinë pa limit që i ka dhënë Edi Rama, apo me sensinge protagonizmit të një njeriu që është katapultuar në parti, drejtëpërdrejtë nga biznesi privat?

Për të kuptuar më mirë këto pikpyetje është e nevojshme një kronologji e konfikteve të “beut të jugut” në PS.

“Eshtë bërë më keq se Ali Pashë Tepelena, ka thënë Fatmir Toçi vetëm pak javë më parë. Por ndërsa Aliu e pushtoi jugun, Koços po ja falin. Nuk e di se kush, por po ja falin”.

A është kjo tentativë për të marrë në dorë jugun që nxit xhelozi ndaj botuesit të gazetës “Shekulli”?

Pa dyshim që po. Me të fituar zgjedhjet, ai filloi të ngrejë një stukturë paralele brenda partisë socialiste. Dhe e majta nuk kish gëzuar ende frytet e fitores kur i plasi skandali i parë. Një anëtar i zyrës së Kokëdhimës u rregjistrua duke i kërkuar seks një gruaje dhe vajzës së saj në këmbim të punësimit. Zhurma i kaloi përmasat e një skandali lokal.

Por Kokëdhima u përgjigj fare ftohtë.

Një nga gazetarët që qe investuar shumë për fitoren e Edi Ramës, qe nga të parët që e goditi sjelljen e Koços. Në gusht 2014 Mero Baze shkroi: “Meqë ai nuk po kërkon falje, meqë ai nuk po i thotë të miturës 14- vjeçare më fal që të lashë alternativë në këtë jetë perversin 60- vjeçar, po kërkoj unë ndjesë në emër të tij, si dikush që kam ndihmuar të vijë ai në pushtet. Po i kërkoj falje vajzës 14- vjeçare, e cila është më e vogël se djemtë e mi. Më fal zemër e vogël që të lashë në dorë të pushtetit personal të Koços se ishte diçka që nuk ma kishe kërkuar dhe nuk ta kisha premtuar. Pushteti i socialistëve ndoshta mund t’ia dalë të bëjë shtet serioz, por serioziteti i pushtetit personal të Kokëdhimës po e bën karagjoz”.

Ky pushtet i Kokëdhimës i kish treguar dhëmbët e tij që në fillim. Një nga emërimet e para të Edi Ramës, ishte një nga drejtorët e biznesit të Kokëdhimës, Endri Puka, që u caktua të krye të Albetrolit. Më pas, në kulm të fushatës kundër prishjes së ndërtimeve pa leje, hoteli i vëllait të tij në Qeparo, vazhdonte të ngrihej buzë detit, si një simbol ulëritës i selektivitetit dhe kotësisë së këtij aksioni.

Nuk do të zgjaste shumë dhe menjëherë pas një ndërhyrjeje, që socialistët do ta rendisnin si kryemedaljen e luftës së tyre për shtet ligjor, spasrtimin e Lazaratit nga Kanabisi, Kokëdhima do të fillonte fushatën për legalizimin e kësaj bime.

Mero Baze shkruan sërish një editorial kundër kësaj ideje të krisur të Kokëdhimës:

“Problemi që prodhon Kokëdhima brenda së majtës, sidomos në Jug, është se ka një vendimarrje personale, së cilës i hapet gjithnjë rrugë nga Edi Rama si kryetar i Partisë Socialiste. I vetmi rast kur Rama ka folur kundër Kokëdhimës, ishte rasti Tom Doshi, kur Kokëdhima tentoi të bënte si negociator i Ramës, ndërsa ky i fundit e goditi publikisht, duke marrë kështu një plumb “rikoshet” dhe Kokëdhima.

Por, në rastet e tjera, Kokëdhima është një vendimarrës i papërgënjeshtruar. Ai ka krijuar struktura paralele të frikshme me Partinë Socialiste dhe qendrat e pushtetit, duke kontrolluar dhe emërimet më banale në zonat e veta dhe duke qenë një mbikqyrës i bizneseve dhe problemeve të tyre. Nuk them se është një gjobvënës i tyre, por ata nuk ndjehen aq të sigurtë nëse nuk kanë mbështetjen e tij”.

Rruga që Rama i hap vendimarrjes së Kokëdhimës shtrihet edhe në zgjedhjet e pushtetit lokal. Superdeputeti i jugut arrin të shmangë qoftë përmes djejtësisë, qoftë përmes kulisave partiake, dy nga kryebashkiakët që nuk i honepste dot, Shpërtim Gjikën e Vlorës dhe Stefan Çipën e Sarandës. Ai vë në të dy qytetet dy kandidatura ekskluzivisht të tijat. Jo më kot ish kryebashkiaku i Vlorës do ti kujtonte së fundi, se si Koço i rripte socialistët në fushata, duke i vënë çmime marramendëse për billbordet e tij.

Eshtë pikërisht kjo mënyrë të vepruari që nxit mëri. Shumë deputetë që s’kanë çi bëjnë samarit i bien gomarit. Në pamundësi të gricen me Ramën, ata targetojnë Kokëdhimën.

“Ti nuk bashkëpunon me ne, nuk hap telefonin. Ti edhe kur ke mbledhje te zona ime elektorale, nuk thua e nuk njofton” i ka thënë në sy në një mbledhje të partisë në tetorin e shkuar, Vali Leskaj. “Ty more zotëri nuk të do njeri dhe këtë duhet ta kishe kuptuar prej kohësh, dhe pse partinë e kemi vënë në dijeni. Ti e quan veten kryeministër të Jugut. Por me këtë mentalitet dhe mënyrë sjelljeje, ti po e merr në qafë Jugun”, e ka mbështetur një tjetër deputet i qarkut të Vlorës, Fatmir Toçi.

Pikërisht në këtë kohë Koço u përfshi në një konflikt pushteti edhe me numrin 2 të PS, Gramoz Ruçi. Guri i provës se kush qe më i fortë u bë ideja e Kokëdhimës për shtyrjen e kongresit, që fillimisht ishte thënë se do të bëhej në janar.

Kokëdhima, që siç dihet ngadhënjeu më pas, mori këtë përgjigje nga Ruçi: “Vjen këtu para gjithë këtyre burrave dhe grave të nderuara dhe na thua se e kam bërë natën ditë, por koha nuk na del për të organizuar partinë dhe për ta mbledhur kongresin në janar, siç ka vendosur në unanimitet Asambleja Kombëtare. Kush je ti që del mbi vendimet e asamblesë?! Këtë që kërkon të bësh ti, nuk e ka bërë asnjë kryetar partie në Partinë Socialiste dhe asnjë deputet… Por nuk është vetëm kjo, më e rëndësishmja është marrëdhënia që ti ke vendosur në rajonin tënd. Ti vendos vetë, emëron vetë, përcakton vetë. Po fundja do të vijë kjo situatë, sepse ty të kanë bojkotuar të gjithë deputetët. Se ti deputetët nuk i bën pjesë të grupeve të punës”, i ka thënë ai.

Pikërisht që prej kësaj kohe burojnë kontradiktat që janë shpërfaqur sot, ato për organizimin e partisë në kongres, dhe akuzat e Kokëdhimës se Ruçi po e shet tek gjykatësit kushtetues.

Pikërisht nga kjo mënyrë të vepruari, në darkën e fundit para kongresit, Kokëdhimës iu kundërvunë shumë nga hierarkët e PS-së së Jugut.

Kjo mani për kontroll dhe për gjithëpushtet, me sa duket e ka futur në grindje Kokëdhimën edhe me krahun tjetër të djathtë të Ramës, Erion Velinë. Kur ky i fundit u zgjodh kryebashkiak, natyrisht Koço çoi listën e re të punësimeve.

Një prej fatlumëve qe edhe Neritan Gjojdeshi që kapi vendin e drejtorit të ujësjellësit. Por ndofta se nuk përgjigjej atje ku duhet, ndofta se nuk qe i aftë, drejtori i ri, u shkakrkua shpejt.

Dhe sipas mediave të majta hakmarrja e Koços nuk mungoi. Ja si e përshkruan Shqiptarja.com, botuesi i të cilës, Carlo Bollino ka prishur ostrakërinë me Kokëdhimën në “TV A1 report” këtë ngjarje: “Gazeta “Shekulli” është hapur me një intervistë të një aktivisti që kundërshton ndërtimin e parkut të lojërave për fëmijë tek Liqeni Artificial. Sulmet vijnë pas shkarkimit të drejtorit të Ujësjellësit, Neritan Gjojdeshi, që njihej si njeriu i Kokëdhimës, pas abuzimeve me faturat e ujit”.

Pas gjithë këtyre fakteve, pyetja që ngrihet është: Pse kaq mllef ndaj Kokëdhimës?

Dhe përgjigjet për këtë janë disa. Disa e godasin si megalloman që nuk pyet askënd në një organizatë të përbashkët kolegjiale. Disa thjeshtë se e kanë me Ramën dhe duke mos guxuar, i sulmojnë mëkëmbësin. Disa të tjerë thjeshtë nga zilia, sepse i duket se oktapodi që po ngren Koço, mund ti lërë bosh xhepat e tyre. Dhe në fund disa sepse tek liria e Kokëdhimës për të folur mbarë e prapë, madje edhe në kundërshtim me vijën politike, shohin tredhjen që partia i ka bërë personalitetit të tyre.

Por, shumica e urrejnë Kokëdhimën si një socialist atipik. Sepse deri më tani profili i rilindasve të Ramës është ose ai njeriut që ka shumëçka në dorë dhe përfiton prej pushtetit, por kjo e bën të jetë diskret dhe kokëulur, ose ai që ka shumë pak në dorë dhe prandaj bën agresivin dhe arrogantin.

Ndryshe nga këta, Koço Kokëdhima i ka të dyja: edhe pushtetin për të marrë çfarë do edhe pushtetin për të thënë atë që i teket.

Prandaj dhe atë po e urrejnë dyfish.

Previous Post

Përplasje mes Tahirit e Veliajt në zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare? Rama i thërret në PS

Next Post

INTERVISTA/ Rama: Nuk shoh rezistencë për reformën. Zgjedhjet e parakohshme?! Janë PLANI C!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

INTERVISTA/ Rama: Nuk shoh rezistencë për reformën. Zgjedhjet e parakohshme?! Janë PLANI C!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.