Policia italiane ka bërë ndërtimin e parë të ngjarjes, ku italiani qëlloi për vdekje shqiptarin rreth 40-vjeç, që sipas tyre po i grabiste banesën. Grabitja ndodhi rreth orës 03:30 të mëngjesit. Tre banditët i afrohen shtëpisë dhe udhëtonin me një BMW të vjedhur.
Njëri prej tyre, ai që mbeti viktimë, hap me forcë një nga dritaret e katit të parë. Hyn brenda dhe vjedh portofolin e pronarit, disa sende me vlerë, çelësin e makinës tip Audi dhe çelësat e portës jashtë dhe del nga dera.
Nuk është pikasur deri sa ndeshet me vajzën e pronarit, e cila po hynte në shtëpi pasi kishte kaluar natën jashtë me miqtë e saj. Ajo merr në telefon të atin dhe e njofton se ka parë një të panjohur të dilte nga shtëpi duke dhënë alarmin.
Italiani rrëmben armën del në ballkon dhe qëllon me armë 6 apo 7 herë në drejtim të shqiptarit, ndërkohë që ai, mori vrapin nga Audi që do vidhte drejt BMW ku e prisnin bashkëpunëtorët.
“Në atë moment ai pyeti tim shoq; “Përse po qëllon”- ka thënë gruaja e italianit në polici. Më pas ajo shton se i kishin thënë se “nëse do na kërkonin para vetë do i kishin ndihmuar, por jemi vjedhur së paku 8 herë dhe nuk mund të tolerojmë më”.















