Nga Emanuel Bajra
Në terminologjinë financiare termi “An uncertain world” “Botë e pasigurtë” i referohet vetëm atyre momenteve kur ekonomitë dhe tregjet financiare ndjejnë se recesioni ka filluar ta kaplojë përformancën dhe produktivitetin e një vendi. Në një kontekst tjetër për shembull atë të sotmin ku vërehet një mungesë e sigurisë elementare siç janë vendet e punës si edhe rritja e rrogave, ky term shpjegon të njëjtën ndjenjë, atë frikën nga një ‘armageddon’ social, ekonomik por edhe politik.
Tashmë në Kosovë njerëzit janë bërë të njëjtë. Ata janë indiferent në lidhje me çka bëhet me jetërat e tyre. Për shembull klasa politike përderisa qeverisë i ndihmon vetes në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë financiare që ata i kanë krijuar vetës, folur truq, klasa politike, të gjithë janë të ngopurit e dekadës, njerëz që më shumë kanë plane e ambicje për t’u pasuruar për veten sa që të ndihmojnë procesin e reformimit shtetërorë, ekonomik dhe social.
Termi botë e pasigurtë në këtë kontekst i kushtohet më shumë atyre që nuk e kanë “veshkën e pështjellur” për ta huazuar një thënie të vjetër, pra taksapaguesve, punëtorëve të paktë, diasporës me remitancat dhe deri diku atyre pak investitorëve që nuk janë. Pra kjo kategori e fundit e njerëzve janë të predestinuar të vuajnë më shumë po që se termi botë e pasigurtë bëhet realitet i imponuar, pasojat e të cilit do t’i vuajmë të gjithë.
Ditëve të fundit u raportua se gjendja ekonomike globale nuk është hiç e mirë. Në BE kemi probleme kronike të aspektit monetar e fiskal, papunësisë në rritje, ulje të inflacionit, kriza e refugjatëve nga Siria si dhe gjeopolitika siç janë rreziqet e daljes nga BE të Britanisë si edhe kërcënimet ruse. Në SHBA ngritja dhe fuqizimi i Trump si kandidat potencial për president, zbehja e tolerancës ndërfetare e racore, një ekonomi e zhytur në borxhe dhe e rropitur nga kriza e viteve 2007-2008, Doktrina e indiferencës e Obamës, përderisa në Azi rënia ekonomike e Kinës, agresiviteti ekonomik Indian dhe kundërshtitë Kino-Japoneze përbëjnë një koktej të rrezikshëm, çekuilibrimin e të cilit do të mund ta stimulonte thellimi I mëtejshëm I këtyre krizave dhe mungesa e konfidencës në ekonominë globale.
Pasiguria ekonomike është ushqyese ose do të mund të bëhet stimulante e një qarku të vështirë politik ndërkombëtarisht. Në Kosovë reflektimi i kësaj pasigurie shfaqet në formën e një jo-kompetence qeverisëse, mungesë investimesh direkte në ekonomi, rreziqet që i paraqiten vendit si rezultat i bisedimeve me Serbinë, si dhe demografia dhe masë e madhe e papunësisë në mesin e të rinjve. Nuk duhen injoruar as efektet direkte që do të mund ta prekin Kosovën po që se dalja e Britanisë së Madhe nga BE bëhet realitet, vendi do ta humbte një aleat të madh e të fuqishëm brenda Unionit Evropian duke iu nënshtruar një varësie të një unioni që më shumë do t’I marrë për bazë kërkesat dhe nevojat e Serbisë dhe bllokut sllav brenda BE-së (kjo si pasojë e kërcënimit rus).
Po ashtu nuk duhet të harrojmë se zbehja graduale e influencës amerikane në skenën ndërkombëtare ia humb atë vitalitetin e nevojshëm nga SHBA për ta mbrojtur vendin nga çfarëdo rreziku dhe sfide në vitet në vazhdim.
Koha e një bote të pasigurt po vjen si rrjedhojë e dinamikës sociale dhe ekonomike, rrolit evolutiv që mediat sociale po luajnë në përditshmërinë tonë , rritjes së kërkesave konsumeriste, mos njohja e vlerave personale e kolektive si edhe rrudhja e shtetit dhe rritja e rëndësisë individuale mbi përgjegjësinë kolektive. Ndoshta në perëndim një membranë mbrojtjeje ekziston që do të mund t’i mbrojë qytetarët e sajë nga sfidat e shekullit plot dinamizëm dhe sfida, por pyetja bëhet se në një botë të ndërlidhur që e kemi sot këto sfida janë shumë më të mëdha kur kemi parasysh se ato vijnë pikërisht nga zhvendosja e rrezikut nga demografia në vetë qytetarinë, individët dhe vetë qytetarët e vendeve perëndimore. Shembujt e fundit ku shumë qytetar evropian I janë bashkangjitur ISIS janë evidencë e mjaftueshme.
Për më tej rreziqet janë edhe më të mëdha nga brenda po që se flasim për mundësinë e kolapsit ekonomik dhe social , shkaktarë të të cilit do të mund të jenë vetë qytetarët e vendit, për shembull nuk është e vështirë që në një ditë të vetme të kryhen krime racore në një metropol të madh Evropian për të parë që brenda orëve të ndryshojë opinioni I gjerë mbi motivin, arsyet se pse këto krime kryhen nga një racë e veçantë ndaj një race tjetër, e tjera. Pra edhe në kontekstin e perceptimit të një bote të pasigurtë mund të mbështetemi në teorinë e kamotshme dhe që më së miri e ka definuar ish-presidenti amerikan FDR kur pat thënë se “The only thing we have to fear its FEAR itself”, “ Te vetmes gjë që do të mund t’I frikësohemi është pikërisht vetë FRIKA”. Frika megjithatë do të mund të na bëjë neve që botën e pasigurt ta shndërrojmë në një të sigurtë përderisa atë të sigurtën ta shndërrojmë në një prosperuese, e tëra fillon nga ti, individi pra!















