Medie të Beogradit kanë publikuar një pasqyrë të këmbimeve të vjetme tregtare dhe ekonomike ndërmjet Kosovës e Serbisë, gjatë vitit 2015.
Nga pasqyra e publikuar në gazetën “Politika” të Beogradit shihet se këmbimi tregtar ndërmjet dy vendeve është shumë I pafavorshëm për Kosovën.
Sipas të dhënave të publikuara në Serbi, të cilat janë publikuar shpesh edhe nga Agjencia e Statistikave e Kosovës, vjet nga Serbia në Kosovë kanë hyrë mallra me vlerë prej 431.7 milionë dollarësh, ndërsa nga Kosova në Serbi kanë shkuar mallra me vlerë prej vetëm 24.7 milionë dollarësh.
Këmbimi i përgjithshëm ndërmjet Serbisë e Kosovës, të cilën Serbia e njeh vetëm kur bëhet fjalë për eksportin e mallrave, është 456.4 milionë dollar, transmeton Koha.net.















