Princi i Wellsit, Charles, bashkë me dukeshën Cornwall, kanë mbërritur në pritjen e organizuar nga Ambasada Britanike në Kosovë, ku janë ftuar drejtuesit e institucioneve shtetërore e të partive politike si edhe të shoqërisë civile e të medies.
Princi është përshëndetur me akterët kryesorë të skenës politike të vendit.
Princi ka takuar së pari Presidenten e vendit Atifete Jahjagën, kryeministrin Isa Mustafa, Presidentin e zgjedhur Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq, zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.
Më pas, Princi Charles ka takuar liderin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, kreun e AAK-së Ramush Haradinaj, deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq dhe deputeten boshnjake, Duda Balje.














