Dy shqiptarë kanë vdekur mesditën e sotme në një aksident tragjik, ku janë përfshirë me makinën e tyre.
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 13:00 të ditës së sotme kur dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një makinë Saab 1900 me ngjyrë të zezë, në rrugën Casalina në Frosinone, Itali.
Të dy të rinjtë, shqiptarë dhe miq për kokë kanë ndërruar jetë menjëherë nga aksidenti, pasi makina e tyre u përplas me një pemë.
Bëhet fjalë për Endrit Cenën, 30 vjeç, i martuar dhe baba i dy fëmijëve dhe Rudolf Zefi, 33 vjeç, për të cilët nuk u mund të bëhej asgjë.















