• Latest
  • Trending
  • All

Vendimi i qeverisë Rama: Kush lahet me dush, ose ka gomar nuk merr ndihmë ekonomike

18/03/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 2 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Vendimi i qeverisë Rama: Kush lahet me dush, ose ka gomar nuk merr ndihmë ekonomike

18/03/2016
in Lajme

Kur e dëgjuam kreun e “Rilindjes” 2 vite më parë, që tha se “Nuk keni parë gjë akoma” nuk besuam se mund ta kishte seriozisht, por thjeshtë si një “kërcënim për hakmarrje” ndaj ish-kupolës së pushtetit të PD që “të rrinte urtë” në parlament, bërë si “presion për frikë” nën euforinë e “fuqisë” së krijuar prej pushtetit që ka! Por e bëri vërtetë!

Në fillim e nisi me prangosjen e atyre varfanjakëve, pleqve, invalidëve e të sëmurëve mendorë që nuk paguanin faturat e energjisë e të ujit, që ndërronin ndonjë tjegull në çati, që nuk tregonin të ardhurat e shitjes së qumështit të lopës e deri tek ata që shisnin spinaq dhe pras në trotuare! Nëse këto i justifikoi me “zbatimin e ligjit”, vendim-marrja e fundit e qeverisjes së “Rilindjes” po dëshmon se po bënë jo çudira, por … çmenduri! Dhe çudia e çmenduria së bashku, qëndrojnë në faktin, që po merren vendime varfërimi e masakrimi ekonomik të shtresave të varfëria, duke i ndëshkuar me privim deri tek “kafshata e bukës”!

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Deklarimin e kryeministrit “Nuk keni parë gjë akoma”, familjet e varfra e “panë” dje, të firmosur e vulosur në “Fletore Zyrtare”, në një vendim absurd, me përmbajtje të plotë denigruese që lidhet me varfërinë ekstreme të afro 100 mijë familjeve pa të ardhura, të cilat trajtohen me lëmoshën financiare të quajtur “Ndihmë ekonomike”! Sipas këtij vendimi, me gjoja

marifetin e verifikimit të “rritjes së nivelit të jetesës” në Shqipëri, qeveria do të realizoj skenarin e paramenduar për hequr nga listat e ndihmës ekonomike mijëra individë, familje e grupime sociale pa të ardhura që jetojnë në varfëri ekstreme e që shteti shqiptar i quan “të rehabilituar”, duke u dhënë nga 70 lekë të reja në ditë për të përballuar varfërinë!

Këtë skenar të fshehtë e djallëzor, me gjoja verifikim të rritjes së nivelit të jetesës, të futur në fuqi me VKM Nr. 197, datë 9 mars 2016, gazeta “Telegraf” e ka denoncuar qysh në datën 2 mars 2016, me shkrimin me titull:” Skenari qeveritar, që heq edhe 60 mijë familje nga listat e ndihmës ekonomike”! Çfarë realizon ky vendim qeverie që ka lidhje me ndihmën ekonomike?

“Familjet që kanë televizor, tigan, biçikletë, dush, lepur, pulë, mëshqerë, dem e gomar u hiqet ndihma ekonomike”

Nuk po e teprojmë, që pas njohjes me VKM. Nr. 197, datë 9 mars 2016 për kriteret e përfitimit të ndihmës ekonomike, të themi se kupola e “Rilindjes” paska lajthitur deri në atë farë derexheje, sa po harton e po miraton vendime absurde! Një i tillë është ky vendim, i futur në fuqi dhe i publikuar dje në “Fletore Zyrtare” Nr. 40, datë 17 mars 2016.

Sipas këtij vendimi qeverie, për të fituar të drejtën e trajtimit me ndihmë ekonomike, janë caktuar kritere të reja sipas standardeve evropiane. Pra, familjet, individët dhe grupet sociale të përcaktuara në ligjin e përfitimit të kësaj pagese varfërie, duke nisur nga data 17 mars 2016 do të verifikohen brenda banesave ku jetojnë për nivelin e jetesës, duke kontrolluar disa tregues mirëqenieje në familje.

Konkretisht, do të verifikohet me “sy” brenda banesës së çdo familjeje e individi që përfiton ndihmë ekonomike, se çfarë pajisjesh, orendish, makinerish, shpendësh e kafshësh kanë në shtëpi! Se çfarë pajisjesh do të quhet “tregues i lartë mirëqenie” për një familje, apo individ të varfër të papunë, këtë e përcakton qeveria me VKM Nr. 197, datë 9.3.2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin Nr. 904, datë 12.12.2012 të Këshillit të Ministrave, për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe dokumentacionit të përfitimit të ndihmës ekonomike në zonat pilot”! për të maskuar synimin real që ka, qeveria deklaron se ky është projekt “pilot” për disa zona, por në fakt ky projekt do të zabtohet në krejt Shqipërinë dhe u “fluturon” pagesën e ndihmës ekonomike 60 mijë familjeve që jetojnë në varfëri ekstreme për shkak të papunësisë ekstreme, me një lëmoshë financiare 70 lekë të reja në ditë!

Ky vendim, përveç masakrës sociale që u bën familjeve të varfra që trajtohen me ndihmë ekonomike, ka edhe përmbajtje komike, tallëse, denigruese ndaj këtyre familjeve që luten e qajnë “për bukën e gojës”! Sipas këtij vendimi të hartuar nga ndonjë “tru i rrjedhur”, familjet dhe personat apo grupet sociale që kanë televizor, tigan, lugë, pjata, kazan rrobash, lavatriçe, mikrovalë, rubineta nikelato, makinë qepëse, biçikletë, antenë televizori, dritare duralumini, kalorifer, frigorifer, bolier uji në çati, dush, dele, dhi, derra, lepur, mëshqer, dem e gomar… u hiqet përfundimisht ndihma ekonomike! Kjo është krejt anormale e qesharake, mbasi këto orendi janë sende për përdorim të domosdoshëm të përditshëm!

Sipas qeverisë, duhet të mos lahesh me dush, por me kanoçe, ose duhen larë rrobat me kazan e jo me lavatriçe. Ndërsa ato kafshë e bagëti që qeveria i përcakton si tregues të “mirëqenies së lartë”, janë kafshë e shpendë që shtojnë pak ushqim mbijetese përballë varfërisë, të cilin qeveria kujton se ua plotëson me 800, 900, 1800, 2200 e 3 mijë lekë pagesë ndihme ekonomike që u jep në muaj! Ata persona, që përpara e t’u shkoj kontrolli i qeverisë në shtëpi, fshehin tenxheret, lugët, televizorët, bolierat, kazanët, biçikletat, derrat, demat, lepujt, qentë, rosat e pulat dhe nuk i pasqyrojnë në formular, akuzohen për mashtrim dhe çohen në burg! Mirë pula që e bënë ndonjë kokërr vezë dhe kontribuon fuqishëm për uljen e nivelit të varfërisë së familjeve shqiptare të zhytura në mjerim ekonomik, po gomari çfarë prodhon, që qeveria e “profesorëve” të Rilindjes e ka futur si kriter që tregon “nivel të lartë jetese?!

Mirë që vetura e motorçikleta ëshët përcaktuar nga qeveria si “nivel i lartë jetese”, po dushi, boliera e ujit televizori, tigani, luga, pjata, krevati, kazani rrobeve, lavatriçja, mikrovala, rubineti ujit, makina qepëse, biçikletë dhe antena e televizorit përse janë përcaktuar si të tillë?! Të çudit ky vendim, kur vetë qeveria ka deklaruar se 80 mijë familjeve të tilla do t’u dhuroj aparat “Dekoder” satelitor! Mos vallë, pas daljes së këtij vendimi nuk duhet ta pranojnë këtë aparat që u dhuron qeveria se u hiqet ndihma ekonomike?!

Post Views: 63
Previous Post

Avramopoulos për Kosovën: Unë dëshiroj të ndihmoj, por edhe të më ndihmojnë

Next Post

Kur Podgorica kërkoi bashkim me Shqipërinë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Kur Podgorica kërkoi bashkim me Shqipërinë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.