Kriza e refugjatëve mund të prekë edhe vendin tonë. Ministri Brendshëm Saimir Tahiri ka kërkuar ndihmën e autoriteteve italiane për shtim të kontrolleve në kufij duke parë rrezikun prezent që vendi ynë të përfshihet nga ndonjë valë refugjatësh që kanë për synim emigrimin në veri dhe qendër të Europës si Suedi, Gjermani, Norvegji, etj.
Në fjalën e tij për mediat Tahiri bëri gjithashtu me dije se Shqipëria nuk mund ta menaxhojë e vetme këtë situatë, kjo duke parë se Maqedonia ia ka mbyllur kufijtë refugjatëve.
Për këtë çështje ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano pritet të vizitojë kryeqytetin shqiptar.
Gjithashtu mediat greke bëjnë me dije se pikërisht për këtë çështje kryeministri Edi Rama do takohet me z. Avramopulos që është edhe kreu i Komisionit Europian.















