• Latest
  • Trending
  • All
Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla, duke hyre ne dialogun e nivelit te larte, ku Komisioneri i BE per Zgjerimin dhe Politiken e Fqinjesise Stefan Fule ka deklaruar se Komisioni Europian i rekomandoi Keshillit te Ministrave te BE qe ti jape Shqiperise statusin kandidat, me ane te nje progres-raporti te detajuar, ku jepet note pozitive mbi punen e qeverise shqiptare.

Analiza/ Çfarë fshihet pas lëvizjeve në Prokurori

16/03/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 31 October, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Analiza/ Çfarë fshihet pas lëvizjeve në Prokurori

16/03/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi
Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla, duke hyre ne dialogun e nivelit te larte, ku Komisioneri i BE per Zgjerimin dhe Politiken e Fqinjesise Stefan Fule ka deklaruar se Komisioni Europian i rekomandoi Keshillit te Ministrave te BE qe ti jape Shqiperise statusin kandidat, me ane te nje progres-raporti te detajuar, ku jepet note pozitive mbi punen e qeverise shqiptare.

Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla, duke hyre ne dialogun e nivelit te larte, ku Komisioneri i BE per Zgjerimin dhe Politiken e Fqinjesise Stefan Fule ka deklaruar se Komisioni Europian i rekomandoi Keshillit te Ministrave te BE qe ti jape Shqiperise statusin kandidat, me ane te nje progres-raporti te detajuar, ku jepet note pozitive mbi punen e qeverise shqiptare.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka nisur ditët e fundit një “furtunë” ndryshimesh në nivelin drejtues dhe zv/drejtues të prokurorive në Apele dhe rrethe. Ky aksion i tij, vjen vetëm pak ditë pas përfundimit të analizave vjetore të institucioneve të akuzës, ku Llalla ka përsëritur thuajse në çdo analizë suksesin dhe të arriturat e institucioneve të akuzës. Në asnjë nga njoftimet për media nuk gjen një kritikë apo vërejtje të vetme për performancën e ndonjë dege të prokurorisë, por të gjithë janë vlerësuar për suksese.
Dhe çuditërisht, vetëm pak ditë pas përfundimit të këtyre analizave dhe kësaj parade suksesesh, Llalla njoftoi për rifreskimin e stafeve drejtuese. Por përse duhet bërë ndryshime nëse puna e drejtuesve paska qenë e sukesshme? Pikërisht arsyeja e gjithë këtyre lëvizjeve mbetet e paqartë dhe kërkon një shpjegim. Ndryshimet kanë qenë të shumta kohët e fundit dhe motivet ende nuk janë të kuptueshme për publikun.
Aq më shumë shtohen dyshimet po të kihet parasysh fakti se vetëm 24 orë pasi në media doli njoftimi se 4 shefa të akuzës dhanë dorëheqje, menjëherë zyra e kryeprokruorit njoftoi për rifreskim dhe riorganizim të institucionit. Emrat e zëvendësuesve, kryeprokurori Llalla i kishte ndërkohë gati. Kjo le të kuptohet se largimi i 4 drejtuesve të akuzës nuk ishte dorëheqje, por detyrim për dorëheqje. Menjëherë pas ikjes së tyre, zyra e kryeprokurorit njoftoi se:
“Prokurori i Përgjithshëm po shqyrton mundësitë për të rifreskuar stafin drejtues në disa nivele të Prokurorisë shqiptare. Këto ndryshime diktohen kryesisht nga nevoja për të përmirësuar rezultatet në ndjekjen penale, si edhe për shkak se prokurorë të ndryshëm kanë vite në pozicione të caktuara në nivel drejtuesish, zv.drejtuesish prokurorie”.
Por nëse përmirësimi i rezultateve bie si motiv pasi sipas Llallës puna e prokurorëve ka qenë e susksesshme, po kështu bie edhe arsyetimi se disa prej drejtuesve kishin vite në detyrë. Në komandimet e fundit që ka bërë Llalla, rezulton se disa prej tyre thjesht po lëvizin nëpër qytete të ndryshme, por përsëri mbeten në pozicione drejtuese.
Kështu, Adnan Xholi, që pas emërimit të kryeprokurorit Llalla u caktua drejtor i hetimit dhe ndjekjes penale në Prokurorinë e Përgjithshme, u komandua disa herë si drejtues nëpër disa institucione të akuzës dhe përsëri u kthye në detyrën e tij të mëparshme.
Edhe lëvizjen e fundit, ku Llalla njoftoi se është shkrirë drejtoria Gjyqësore dhe Ekzekutimeve të Dënimeve Penale dhe stafi i saj integrohet në Drejtorinë e Hetimit dhe Ndjekjes Penale, ajo do të vazhdojë të drejtohet nga Adnan Xholi. Madje, sipas burimeve të lapsi.al në prokurori, kryeprokurori Llalla thuhet se i ka kërkuar dorëheqjen edhe drejtorit të drejtorisë Gjyqësore dhe Ekzekutimeve të Dënimeve Penale, Arben Dollapi, por ky i fundit nuk ka pranuar. Ateherë, Llalla e ka shkrirë këtë drejtori duke i suprimuar postin Dollapit dhe duke ia kaluar nën varësi drejtorisë së Hetimit që drejtohet nga Adnan Xholi.
Po kështu, drejtuesi i prokurorisë për Krime të Rënda, Blerim Tominaj, që u emërua në krye këtij institucioni vetëm pak muaj më parë, mësohet se është detyruar të japë dorëheqjen pasi në krye të saj u komandua Besim Hajdarmata, i cili që në kohën e Ina Ramës vazhdon të jetë në nivele drejtuese, si në Kurbin, Lezhë e Durrës dhe tani tek Krimet e rënda.
Edhe rasti i prokurorit Zeqir Hodaj, i cili u komandua në krye të prokurorisë së Lezhës, më parë kishte qenë drejtues i prokurorisësë rrethit të Kurbinit,
Një tjetër lëvizje që është bërë objekt diskutimi mes prokurorësh, është caktimi në krye të prokruorisë së Dibrës i prokurorit Urim Buci. Ky i fundit vetëm 3 muaj më parë u bë prokuror, pasi deri atëherë ushtronte detyrën e oficerit pranë akuzës në kryeqytet.
I njëjtë edhe rasti i komandimit në krye të prokurorisë së Përmetit, të prokurorit Arjan Muça, i cili nuk ka më shumë se 12 muaj në detyrën e prokurorit.
Edhe përpara këtyre lëvizjeve, ka të tjera raste që rrëzojnë argumentat e Llallës. Kështu drejtuesi aktual i prokurorisë së rrethit Elbasan, Besnik Cani, ka qenë drejtues i prokurorive në Shkodër dhe Fier.
E njëjta gjë për Agron Gjanën, që sot drejton prokurorinë e Durrësit, ka qenë drejtues i prokurorisë së Krujës. Ndërsa Petrit Qano, që sot është në Krujë, ka qenë drejtues në Lushnje. Ai i Gjirokastrës, Arben Pashai, ka qenë shef i prokurorisë në Berat. E kështu ka dhe shumë raste të tjera.
Ndërsa prej më shumë se 3 viteve vazhdon në krye të akuzës në Tiranë, Petrit Fusha, i cili mbetet edhe drejtuesi më jetgjatë në krye të akuzës deri më tani nën drejtimin e Adriatik Llallës, bashkë me Ardian Yllin, prokuror i rrethit Fier (kunat i Spartak Brahos) që ka po ashtu tre vjet në këtë detyrë. Të dy këta njihen si njerëz të afërt të Llallës.
Pra të gjitha këto raste nuk mbështesin argumentat e kryeprokurorit Adriatik Llalla se ndryshimet po bëhen për përmirësim të punës apo për rifreskim të drejtuesve të vjetër. Lëvizjet në fjalë por edhe zëvendësimi i zv/drejtuesve të prokrurorisë, po me argumentin e rifreskimit, dhe drejtimi i prokurorive me shefa të komanduar, ka zbehur punën e prokurorëve duke treguar mungesë efikasiteti në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
Përse atëhere kryeprokurori ka ndërmarrë një aksion të tillë?
Mes prokurorësh, flitet që lëvizjet e fundit po bëhen për ndere dhe miqësi, pasi vazhdon ritmi i komandimeve dhe emërimeve me baza nepotizmi. Kryeprokurori Adriatik Llalla u votua në dhjetor të 2012 si Prokurori i Përgjithshëm, me zotimin se krahas luftës kundër krimit dhe korrupsionit do të bënte edhe pastrimin e institucionit nga prokurorët e korruptuar. Por çfarë ndodhi më pas? Me urdhëra të posaçëm, Llalla fillimisht lëvizi të gjithë drejtuesit e prokurorive në rrethe, të cilët ishin emëruar nga Ina Rama, duke komanduar njerëzit e tij të besuar.
Pas komandimit, ku disa zgjatën tej afateve 8 mujore, shumë prej tyre u emëruan duke marrë edhe miratimin e presidentit Bujar Nishani. Krahas ndryshimeve të drejtuesve, kryeprokurori ndryshoi edhe strukturën e Prokurorisë së Përgjithshme, duke transferuar në nivele më të ulta, prokurorë që kishin vite në ushtrimin e detyrës pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Kjo u bë në emër të ristrukturimit edhe pse në shkelje të ligjit, pasi prokurori i Prokurorisë së Përgjithshëm nuk mund të emërohet në një prokurori më të ulët.
Ajo që ra në sy dhe flitej nën zë nëpër korridoret e prokurorisë, ishte fakti se drejtues u emëruan disa nga shokët e klasës së kryeprokurorit Llalla ose persona me të cilët ai kishte punuar apo njohur gjatë ushtrimit të detyrës si prokuror në Kavajë, Fier e Tiranë. Pavarësisht për të luftuar korrupsionin brenda prokurorisë, Llalla procedoi penalisht vetëm një prokuror, i cili tashmë është dënuar, dhe kjo pas denoncimit që u bë në emsionin “Fiks Fare”. Tre raste të tjera iu referuan nga ILDKPK, por vetëm një prej tyre përfundoi në gjykatë. Vetë kryeprokurori, pas katër viteve në detyrë, ka shënuar vetëm dy raste në fund të vitit të 2015, kur u arrestuan prokurori i Fierit dhe ai i Krujës nga njësia e antikorrupsionit pranë Prokurorisë për Krime të Rënda.
Ndërkohë gjatë kësaj kohe, bie në sy fakti se shumë njësi të rëndësishme të akuzës, të cilat kanë dhënë rezultate ndër vite në luftën kundër krimit të organizuar apo korrupsionit, vazhdojnë të jenë me drejtues të komanduar. Duke treguar kështu paqëndrueshmëri totale në punë e mungesë strategjie për mënyrën e funksionimit të këtij institucioni.
Si në rastin e task- forcës së prokurorisë së Tiranës, e cila ka për detyrë luftën kundër abuzimit me detyrën në administratën publike, por që prej gati 2 vitesh drejtuesi i këtij sektori është i komanduar. Këtë metodë, kryeprokruori Llalla ka ndjekur edhe për institucionin e Prokurorisë për Krime të Rënda, ku drejtuesi i këtij institucioni prej gati dy viteve vazhdon me komandime dhe brenda 6 muajve është ndryshuar tre herë.
Previous Post

Mbërrin aeroport i ri, themelohet ‘Saranda International Airport’

Next Post

Si u mashtrua Koço Kokëdhima për shitjen e kanabisit në SHBA

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Si u mashtrua Koço Kokëdhima për shitjen e kanabisit në SHBA

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.