• Latest
  • Trending
  • All

Shqipëria apo Partia

15/03/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 31 October, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Shqipëria apo Partia

15/03/2016
in Lajme

Nga Ben Blushi

Një fjali e imja, se zgjedh Shqipërinë mbi Partinë, u kthye në një mundësi të re për të më kundërshtuar.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Akoma nuk e kam kuptuar, pse më kundërshtuan. Nëse i shtyu  nevoja për tu marrë me njeriun dhe jo me idenë, ky ishte rasti për të dëshmuar se ku të con rendja pas njeriut dhe jo pas idesë që ai ka. Është e qartë ku të con.Në idiotësi.

Megjithatë, ajo që ndodhi, kur disa socialistë të trazuar zgjodhën Partinë mbi Shqipërinë, është çështja themelore që më ndan me  ta. Dhe do më ndajë përherë. Prandaj më vjen mirë që doli në publik, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se nuk ndahemi për një presje,nuk ndahemi për një pikë, nuk ndahemi për një stol,nuk ndahemi për një rol, nuk ndahemi për një timon,ndahemi për një hon,nuk ndahemi për një rrotë, nuk ndahemi për disa rrota, nuk ndahemi për disa vota,nuk ndahemi për disa gota,nuk ndahemi për një kat, nuk ndahemi për një pjatë, nuk ndahemi për një lugë,por ndahemi për një rrugë.

E meqë jemi te rruga duhet të them se, sot jam edhe më larg tyre dhe nëse ata vazhdojnë të zgjedhin Partinë mbi Shqipërinë, distanca jonë do jetë edhe më e madhe dhe nuk kam ndërmend ta shkurtoj.

Ata le të ndjekin Partinë,Unë do ndjek Shqipërinë. Por çështja është se, koha po më bind që zgjedhja e Partisë para Shqipërisë nuk ishte një gabim.Nuk ishte një harrim.Nuk ishte një shpagim.Nuk ishte një trishtim.Nuk ishte një letim.Nuk ishte një maskim.Nuk ishte një trillim.Nuk ishte një zhvillim.Nuk ishte një thellim.Ishte një vazhdim.

Ata e kanë seriozisht.Shqiptarë që kanë zgjedhur Partinë mbi Shqipërinë, ka patur plot. Kush beson se ata nuk janë më, e ka gabim.Ja ku janë.

Nuk janë zhdukur si specie.Une vetë njoh disa prej tyre.Por tani nuk i njoh vetëm unë.Sepse nuk duhej ti njihja vetëm unë. I yshta të dalin në ekran dhe ata nuk ngurruan. Jo sepse nuk dinë të flasin.Por se nuk dinë të mendojnë para se të flasin.

Sepse besojnë se kanë të drejtë të flasin, para se të flasin kur kanë të drejtë. Megjithatë duke zgjedhur Shqipërinë mbi Partinë,unë nuk thashë një fjali.

Unë bëra një zgjedhje.

Për këtë zgjedhje nuk kam patur kurrë asnjë dilemë dhe asnjëherë nuk kam preferuar ta them, sepse kam menduar se kështu është dhe kështu duhet të jetë për të gjithë.

Qofshin socialistë apo konformistë.Qofshin të ditur apo të paditur. Qofshin ministra apo kanistra. Qofshin karvanë apo matanë.Qofshin me hirin apo pahirin. Qofshin me punën apo me dhunën.Qofshin shumë  apo lumë.Qofshin një apo asnjë.Qofshin diç apo hiç.Qofshin të pamë,të lamë të mbramë apo të ramë.

Unë kam besuar se Shqipëria është mbi Partinë për të gjithë shqiptarët. Kushdo qofshin ata.

Por ja që jam gabuar. Megjithatë dua ta shpjegoj. Çfarë është Shqipëria dhe çfarë është Partia? E para,  Partia të blen dhe të ushqen, Shqipëria të ngop dhe të bren E dyta, me Partinë lodhesh dhe fle, me Shqipërinë gdhihesh, zgjohesh dhe bje,

E treta, Partia është një strehë që ndrron, Shqipëria është e vetmja shtëpi që të mbron,

E katërta, Partia ndotet si ndrresa, Shqipëria është e qashtër dhe e pastër, është krijesa,

E pesta, Partia është qerrja,është shiu dhe parmënda, Shqipëria është toka,është uji dhe lënda,

E gjashta, Partia është një muzikë që të ul dhe tundet, Shqipëria është himn që të shkul dhe shkundet,

E shtata, Partia është kafshatë, është thikë dhe presë, Shqipëria është ushqim,është bukë dhe besë,

E teta, Partia është zgjedhje e shkurtër që ndan,Shqipëria është zgjidhje pa fund që të mban,

E nënta, Partia është grup dhe kuvend,Shqipërinë e duam si trup dhe si vend,

E dhjeta, Partia vyshket dhe tretet, Shqipëria është, do të jetë dhe mbetet,

Doni më për Partinë?Unë mund të flas shumë për Shqipërinë.

Mes Shqipërisë dhe Partisë ka edhe mijëra dallime të tjera.

Nuk jam në gjendje ti them të gjitha, sepse Shqipëria mund ti gjejë tre milion ndryshime.

Por, meqë më thirrën në këtë pistë, dua të them se do doja të humbja një garë ku injoranca kthehet në vendim me shumicë votash.

Shqipëria ta gjykojë, kush është në pakicë.

Previous Post

Nuk po pëlqehet kënga shqiptare e Eurosongut (Video)

Next Post

Pse ka rënë kaq shumë morali i shqiptarëve? Ja një përgjigje

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Pse ka rënë kaq shumë morali i shqiptarëve? Ja një përgjigje

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.