Nga Emanuel Bajra
Kokëçarja e radhës e kryeministrit Cameron.
Si duket Brexit dhe rreziku i përçarjeve në kabinetin Cameron duket të jenë kokëdhembjet e fundit të kryeministrit. Dalja e mikut të tij Boris Johnson nga turma e fushatës për të mbetur brenda BE-së duke kaluar në kampin anti-BE, shkaktojë ndryshime tektonike në partinë Konservatore duke I mundësuar euroskeptikëve të partisë Konservatore një ringjallje të madhe dhe ri-marrje të timonit drejtues në debatin mbi Evropën.
Për tu mos u mjaftuar me këtë, oda e bizneseve të Britanisë së Madhe doli haptas në favor të fushatës për dalje nga BE, shumë asociacione tjera të biznesit dhe sipërmarësisë kanë adaptuar një politikë anti-BE si rezultat I rregullatorit të peshuar Evropian mbi ta por po ashtu edhe për arsye se shumë nga bizneset Britanike nuk favorizohen nga institucionet rregullative në Bruksel, jo-avantazhet që ata nuk I gëzojnë në krahasim me kompanitë simotra Françeze apo Gjermane.
Këto biznese ankohen se avantazhet që bizneset me aspekt agrikulturorë gëzojnë janë shumë më të mëdha duke përmendur këtu subvencionet multi-miljardëshe që ato fitojnë në kuadër të CAP ose Politikat e Përbashkëta Agrikulturore, pastaj bizneset eksportuese Britanike ngarkohen me kosto më të lartë transporti dhe shkëmbimi të valutës si pasojë e Sterlinës si monedhë shkëmbyese Britanike. Ata nuk lën pa përmendur edhe humbjet e avantazheve tregtare që ata do të mund të pësojnë kur eventualisht hyn në fuqi marrëveshja trans-atlantike në mes të BE-së dhe SHBA-ve ku përmendet një jo-balancim I distribuimit të kuotave eksportuese nga vendet e BE-së në drejtim të SHBA-ve, përderisa disfavor të theksuar të nivelit të importeve që Britania do të mund të thithte ( në bazë të parashikimeve importet janë në nivel më të lartë si rezultat I të qenurit të Britanisë si vend tranzit për importet Evropiane).
Kryengritja e bizneseve duke anuar në krahun e kampit Brexit është një goditje e radhës për Kryeministrin Cameron pasi që ky I fundit po përjeton edhe përçarjen më të madhe të kabinetit té tijë qeveritar duke pasur në armiqësi ministrat sikurse Grayling ( Burxheve dhe drejtësisë), Ian Duncan Smith ( I punës dhe mirëqenies sociale ), Gove ( Drejtësi ), Patel (Komuniteteve) , pra ministrat kyç të departamenteve që kanë ekspozim direkt me direktivat e burokracisë Evropiane u është dhënë armë e fuqishme për ta sulmuar gjykimin e kryeministrit Cameron mbi Evropën.
Shumë nga strateg dhe analist politik në Londër vlerësojnë se lejimi I të folurit lirshëm i kabinetit qeveritar që nga data 19 shkurt mbi çështjen e të ardhmes së vendit në BE duket të jetë ose një shanc bixhozi nga ana e kryeministrit o akt strategjik gjenial. Më shumë ka të bindur se kjo do te mbetet vepër e meritave të së parës.
Gradualisht dalin zëra që dita-ditës po e fuqizojnë kauzën e kampit kundër BE. Kjo për vetë faktin e mënyrës profesionale të fushatës që po zhvillohet nga ana e Euroskeptikëve duke e anashkaluar dhe ‘deklasuar’ politikisht partinë UKIP nga jehona anti-BE dhe pjesërisht si rezultat I bashkëngjitjes së fushatës të kryetarit të komunës të famshmit dhe figurës komike por karizmatike Boris Johnson.
Institucionet financiare në qytetin e Londrës në Square Mile janë të ndara në dysh sa I përket verdiktit mbi Evropën. Fondet Hedge janë kategorikisht kundër qëndrimit të vendit në BE përderisa bankat kryesisht janë pro qëndrimit brenda ombrellës Europiane. Nga ato të parat frika është e justifikuar pasi që ato pritet të behën pjesë e një rregullimi të ashpër të mënyrës së operimit të tyre përderisa bankat varen nga rrjedha e kapitalit dhe parasë lirshëm nëpër kontinent për ekzistencën e tyre.
Kampi pro-BE ka në dispozicion në mbi £6 miljarda për të luftuar një fushatë masive për qëndrimin brenda BE ku zyrtarisht pritet të fillojë në fund të Prillit ose në Maj përderisa kampi anti-BE përballet me sfida të shumta duke filluar me vështirësitë e bindjes së masës se nje Britani jashtë BE-së do të jetë më prosperuese dhe e fortë dhe në anën tjetër mbështetja financiare duket të jetë më e vogël pa marr parasysh se shumë prej bizneseve janë anti-BE ato megjithatë nuk vëjnë paratë te goja prej nga flasin.
Resor I fundit I Cameron mbeten dy; e para është përdorimi I diskursit të sigurisë si faktor determinues për ekzistencë të ishullit dhe e dyta shërbimi civil – aparati më I fuqishëm dhe profesional në botë I administrimit dhe strategjisë qeveritare Britanike për tu futur në funksion të agjendës së Cameron për të mbet brenda BE.
Gjithçka tjetër është e paramenduar për Cameron por një gjë duket sikurse halë në sy për të se ka mundësi që ai të shkojë në historinë e Britanisë si kryeministri I parë që nxorri vendin nga BE duke e futur atë në pasiguri dhe bërjen e Boris Johnson kryeministër të vendit.
Tashti a mund ta paramendoni Boris Johnson me gishtin e tijë në butonin e bombës nukleare ? Unë për vete jo, por gjithçka është e mundur, fundi I fundit Britania është vendi I mundësive dhe të gjithë I kanë shanset e barabarta.















