Papa Françesku do të firmosë nesër, më 15 mars, në Vatikan, dekretet lidhur me kanonizimin e pesë të Lumëve, që bëhen shenjtorë. Ndër ta është edhe e Lumja Nënë Terezë, Ganxhe Bojaxhiu. Nesër në Koncistorin e Tretë të Rregullt Publik për Kanonizimin e të Lumëve, Papa Françesku do të caktojë datën dhe vendin e kremtimit të ceremonive të:
Giuseppe Sanchez Del Rìo
Stanislau i Jezusit dhe Marisë, emri i pagëzimit: Gjon Papczynski,
José Gabriel Del Rosario Brochero
Maria Elisabetta Hesselbald dhe
Nënë Tereza, emri i pagëzimit: Anjeze Ganxhe Bojaxhiu.
Më 17 dhjetor të vitit të kaluar, siç njoftoi Stefania Falasca në të përditshmen italiane Avvenire, Papa pati miratuar njohjen e mrekullisë, që i atribuohet Nënë Terezës, e kështu hapi udhën drejt kanonizimit.















