• Latest
  • Trending
  • All

Si i mbyti Ali Pasha 17 vajza për shkak të prostitutës Frosinë

14/03/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Si i mbyti Ali Pasha 17 vajza për shkak të prostitutës Frosinë

14/03/2016
in Lajme

Dikujt mund t’i ngjajnë skeptike, por organizimi i aktiviteteve kulturore mes dy vendeve lë gjithnjë gjurmë për dikë që do t’i ndjekë më pas. Destinacioni i kësaj here, organizuar nga Instituti i Librit dhe i Promocionit, drejtuar nga Irena Toçi, Bashkia Janinë, Qendra Kulturore e Janinës, Konsullata e Përgjithshme Shqiptare Janinë, Shoqata e Hotelierëve të Qarkut të Janinës dhe Shoqata Turistike Shqiptare, ishte Janina. Siç mund të ta thotë edhe emri i vendit që u vizitua, gjenden atje edhe shenja shqiptare, përveç shqiptarëve të shpeshtë që shihen në rrugë.

Ali Pashë Tepelena është simboli i dy vendeve, që i ndajnë pak kilometra rrugë. Prandaj, edhe vizita më e rëndësishme e grupit të shqiptarëve të përbërë nga gazetarë e përfaqësues të Muzeut Kombëtar ishte parashikuar në muzeun “Ali Pasha”, në ishullin e Janinës. Një ishull pothuajse i pabanuar, edhe për shkak të afërsisë me qytetin e Janinës, rrugicat e boshatisura e të ngushta të të cilit ta tregonin vetë drejtimin për te muzeu.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Fustani i çmuar i ishullit të vetmuar

Shtëpia dykatëshe që ka qenë streha e Ali Pashës në ishull, së fundmi kishte marrë në pronësi një objekt që e konsideronte të çmuar. Është folur shumë muajt e fundit për një armë prodhim artizanal punuar me ar dhe argjend, e identifikuar si e vitit 1804, pronë e një familjeje të vjetër me origjinë nga Janina, e shpërngulur në Athinë në vitin 1930.

Sipas studiuesve, kjo armë i përkiste Ali Pashë Tepelenës dhe së fundmi, ajo është sjellë nga Athina në Muzeun “Ali Pasha” në Janinë, duke pasuruar kështu fondin e këtij muzeu. Krah saj, sigurisht të një rëndësie më të pakët janë të varura në mure një pjesë e mirë e armëve të tjera të koleksionit “Pasha”. Një pjesë e mirë e tyre as nuk është shkrepur, pasi Ali Pashai nuk i përdorte armët që i dhuronin.

Në katin përdhes të ndërtesës dykatëshe ndriçohej në një kënd fustani i Keyra (Qira­zonjë) Vasiliqisë… Mbase për shkak të viteve, mbase për shkak të ndriçimit, nuk mund t’i përcaktoje as ngjyrën. Të shkonin ndër mend vetëm fijet e thurura të arit që i gjeje gjithashtu te pantoflat që e shoqëronin. Në muze ishin të ekspozuara edhe veshje të tjera të kohës, por ky fustan ishte i vetmi që Vasiliqia kishte mbajtur në trup.

Ky i muzeut ishte vetëm një nga stacionet e qëllimeve të këtij udhëtimi, që ndër të tjera nënshkroi Memorandumin e bashkëpunimit midis Shoqatës së Hotelierëve të Qarkut Janinë dhe Shoqatës Turistike Shqiptare. Në ditët që vijuan u çel ekspozita e pikturave dhe punimeve në grafikë, qeramikë, bakër e teknikë të kombinuar të artistëve Edi Kojani dhe Zeqir Alizoti, titulluar “Janina dhe Gjirokastra në art”, u shfaq gjithashtu filmi dokumentar “Janina në telajo” etj.

Frosina, prostituta e “shenjtë” që shkaktoi mbytjen e 17 vajzave në liqenin e Janinës

Historia që vijon, është më kontradiktorja nga “bëmat” e Ali Pashë Tepelenës. I rrethuar gjithnjë prej femrash që stoliste e bënte me to ç’të donte, mori befas një vendim të tmerrshëm për t’i mbytur në liqen disa nga dashnoret e të birit, të cilat ligji i kohës “i ndëshkonte”. Ai vetë, po e po… bashkë me Lordin Bajron.

Prandaj, kjo është një nga ngjarjet që shumica e europianëve shënuan në mbresat e tyre në Pashallëkun e Ali Pashës, që ishte historia e Frosinës dhe djalit të Aliut, Mukhtarit. Sipas tregimeve, dhe ciceronit që shoqëroi grupin e shqiptarëve në varrin ku prehet trupi pa kokë i Ali Pashës, mësohet se Mukhtari ishte qejfli i madh. Duke u nisur nga ky fakt, një greke e quajtur Frosinë, që ishte gruaja e një tregtari grek, ishte njëra nga shumë femrat që shkonte me Mukhtarin.

Duke pasur dëshirën e saj që ta vidhte Mukhtarin sa më shumë të mundte, Frosina iu lut atij, i cili e dashuronte si i çmendur, që t’i jepte unazën e floririt që mbante në dorë. I verbuar nga pasionet, ai kujtoi se Frosina ia kërkonte unazën në shenjë dashurie, por Frosina shkoi menjëherë te një argjendar për ta shitur mallin e marrë.

Argjendari që e pa unazën e kuptoi menjëherë vlerën e saj, shkoi në pallatin e Pashait për ta shitur mallin e çmuar te gruaja e Mukhtarit, Pashoja. Sigurisht që kjo e fundit e njohu unazën e të shoqit, u bë si e marrë dhe e pyeti argjendarin se ku e kishte gjetur unazën.

Argjendari i tregoi se ia kishte dhënë grekja Frosinë. Pashoja, si grua e ndershme dhe me dinjitet, që tashmë ishte në kulmet e xhelozisë, shkoi menjëherë tek i ati i Mukhtarit, Aliu dhe i tregoi historinë. Në këtë kohë, Mukhtari thirret nga Stambolli për të shtypur Pashain e Adrianopojës në Turqi.

Aliu që u informua nga nusja e të birit, Pashoja, për herezitë e të shoqit me putanat greke, kreu një hetim dhe i gjeti të gjitha prostitutat me të cilat i biri shkonte, i mori, i lidhi dhe i mbyti në liqenin e Janinës, për shkak të pabesive bashkëshortore dhe prostitucionit që kryenin, çka, sipas Aliut, dhe ligjeve të kohës ishte krim i madh. Thonë se ishin plot 17 vajza të reja e bukuroshe që s’mëkatuan asfare, përveçse iu bindën urdhëresave dhe urisë seksuale si të të atit, ashtu edhe të të birit. Megjithatë, u bënë “kokat e turkut”, oshtima e ulërimës së të cilave u dëgjua gjatë në vë veshët e ishullit.

Nga libri “Luani i Epirit”…

Aliu i vishte “çuprat” e tij mjaft pasur dhe i trajtonte në gjithë madhështinë dhe traditën aziate. Kishte gra profesioniste për t’u mësuar këngë e valle, që dhe ato të kishin mundësinë të kalonin kohën me kënaqësi. Nga bakshishet që u falte, krijonin dhe ato njëfarë kapitali për prikën (pajën) e tyre sepse kur i mërziteshin, kishte ndërmend t’i martonte.

Kur nuk i jipte në të liruarit nga haremi mashkullor, ia ngarkonte në shpinë cilitdo. Dëshmi e një vlerësimi të lartë, shkruan mjeku anglez Holland, quhet kur Aliu nga haremi i tij shkëpuste një nga bukuroshet e haremit dhe ia jipte atij që preferonte t’i bënte këtë privilegj apo nder… Janë të panumërta rastet kur Aliu u imponohej t’u jepte vartësve të tij me zor “çuprat” e tij.

“I kishin shpurë, – shkruan majori anglez Lik, – një fshatare të re. Iu mërzit për pak ditë dhe vendosi ta martonte me një zotni të mirë, Pahumin. Ai u informua herët për “nderin” që donte t’i bënte dhe i shoqëruar nga një i afërt u përpoq të largohej fshehur për në Korfuz. Njerëzit e Tahir Abazit i kapën në bregun ku bënin pazar anijet dhe i kthyen në Janinë që të dy, sepse nuk dinin se cili ishte dhëndëri.

Turturi u fut në mes dhe e shpëtoi Pahumin nga kjo dasmë, duke ia lënë në derë të dytit. Njërën prej çuprave të tij, Katerina Fillu, e simpatizonte shumë Aliu dhe donte t’i jipte një burrë të zot. Thërret hoxhobashin Jorgji Dhuruti nga Kallaritet dhe i imponon ta merrte nuse për të birin, Janin, i cili mungonte në Itali.

Dhe meqenëse njeriu përpiqej t’i shpëtonte këtij ngërçi, i dërgoi bujurdi të shkruar. I riu u detyrua të mbetej për një kohë të gjatë në Itali, deri sa të prishej “banesa e paligjshme” që i shtronte veziri.

Dokumente të nxjerra nga sekretaria e vezirit Ali Pasha

Dokumentet e mëposhtme janë pjesë e koleksionit të dokumenteve të arkivit qendror shtetëror dhe ndodhen në fondin “pashallëku i janinës” (nr. 4), i emërtuar edhe si “Ali Pashë tepelena”, dosja 7, fletët 8 dhe 9. Dokumentet në vetvete nuk mbartin ndonjë informacion mbi historikun e tyre, kush i ka zotëruar më parë (veç personave të përmendur në dokument) dhe si kanë mbërritur në aqsh. Teksti është shkruar në letër, me bojë të zezë. Gjuha e shkrimit është greqishtja, por imiton formulimin e dokumenteve osmane, si dhe paraqet drejtshkrim, fjalor dhe sintaksë jo në përputhje me rregullat e greqishtes së kohës, tipar ky i zakontë për dokumentet e kohës.

Materialet e shkrimit (letra dhe boja) dhe mënyra si janë ndërtuar dokumentet, tregojnë se kemi të bëjmë me dokumente autentike të kohës, të nxjerra nga sekretaria e Vezirit Ali Pasha. Unë, Vezir Ali Pasha, i jap këtë senet bujullurdi miksi aleksiut, labovitit, hyzmeqarit tim, dhe e futa dhëndër me të bijën e duka nikës nga karjani. Dhe ja ku i jap nga çifligu im shtëpitë që i kam ndërtuar vetë, me gjithë bahçe, nga pas dhe nga përpara shtëpisë, po ashtu dhe një arë.

Të gjitha këto ia jap që t’i ketë mylk dhe pronë, ai vetë, bijtë e tij dhe bijtë e bijve të tij edhe pas vdekjes sime, dhe asnjë nga bijtë apo nipërit e mi të mos e shqetësojë, sepse ia kam dhënë vetë si mylk dhe pronë derisa të jetë kjo botë. Ia dhashë me dëshirën time dhe, po ashtu, e shkarkoj nga çdo taksë, angari dhe konak. Në e shqetësoftë ndonjëri nga bijtë dhe nipërit e mi pas vdekjes sime, të ketë mallkimin tim dhe të pejgamberit dhe prokopi kurrë mos paftë. Prandaj i dhashë në duar miksit këtë senet bujullurdi, si vërtetim.

U vendos [firmë] 17 maj 1818. Janinë. Fondi: pashallëku i janinës (ali pashë tepelena, 4), dosja 7, fleta 8r. Unë vezir ali pasha i dhashë këtë senet bujullurdi hajdhos, të bijës së duka nikës nga karjani, se më ka bërë hyzmet në haremin tim, dhe tani e nxora [nga haremi] dhe e martova. Ja ku i jap si prikë gjysmën e arës së nisi papa kostës nga karjani, gjysmë e cila është gjashtëmbëdhjetë hektarë, dhe vreshtin e të atit të saj, dukës, që ndodhet poshtë fshatit, prej një hektari e gjysmë, të gjitha bashkë shtatëmbëdhjetë e gjysmë hektarë, të cilat ia dhashë që t’i ketë mylk ajo vetë, bijtë e saj dhe bijtë e bijve të saj edhe pas vdekjes sime.

Asnjëri prej bijve të mi apo prej nipërve të mi s’ka për të kërkuar të drejta mbi këto shtatëmbëdhjetë e gjysmë hektarë, por [hajdhoja] t’i ketë mylk dhe pronë të sajat deri në fund të botës, sepse ia dhashë me dëshirën time. Cilido nga bijtë apo nipërit e mi që e shqetëson për këtë punë pas vdekjes sime, le të ketë mallkimin tim dhe të pejgamberit dhe prokopi kurrë mos paftë. Andaj i dhashë në dorë të sipërpërmendurës këtë senet prbujullurdi për vërtetim. U vendos [firmë]. 2 korrik 1818. Janinë./ Solli në shqip Sokol Çunga, Panorama

Previous Post

Kur Lali “organizon” festa!

Next Post

Raketa luftarake gjenden në aeroplanin e Air Serbia, po dërgoheshin në SHBA

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Raketa luftarake gjenden në aeroplanin e Air Serbia, po dërgoheshin në SHBA

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.