Një ngjarje e paprecendet ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare të “Orzhanovës” në Ostren të Bulqizës, ku nxënësit e klasës së katërt janë rrahur nga mësuesi i tyre Agim Muça.
Si pasojë e dhunës, 4 prej nxënësëve kanë përfunduar në spital në gjendje të rëndë. Kanë qenë mësuesit e tjerë të shkollës ata që denoncuan dhunën barbare ndaj fëmijëve të tyre.
Menjëherë pas denoncimit, përfaqësues të Drejtorisë Arsimore të Bulqizës kanë mbërritur pranë shkollës dhe kanë pushuar nga puna mësuesin Adil Muça.















