Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot qytetin e Shkodrës ku është takuar me kryetaren e Bashkisë së këtij qyteti, Voltana Ademi. Në takimin që zgjati rreth 90 minuta, Rama dhe Ademi diskutuan mbi planin urbanistik të qytetit si edhe parkingun tek stadiumi “Loro Boriçi” i cili është në fazën e fundit të rikonstruksionit total.
Ndërkohë pas përfundimit të takimit me kryebashkiaken Ademi, kryeministri u takua me disa banorë të zonës përreth stadiumit të cilëve projekti për rikonstruksionin e impiantit “Loro Boriçi”u prek banesat dhe si pasojë duhet të dëmshpërblehen.
Gjatë takimit me Ramën, banoërt i shprehën këtij të parit shqetësimin se shuma e kompensimit të banesave të tyre është qesharake. Ndërkohë kryeministri nga ana e tij u bëri me dije banorëve se do marrin kompensimin e duhur.















