Dy gazetare kanë mbetur të plagosur anga dhunua e ushtruar nga policia bashkiake dhe policia e shtetit në protestën e sotme të shoqërisë civile tek parku i liqenit.
Kështu deklaron njëri prej protestuesve, i cili thotë se ka qenë vet në spitalin ushtarak nga dhuna e ushtruar ndaj tij. Ai aktualisht ndodhet para Komisariatit Nr.1 së bashku me shokët e tij duke kërkuar lirimin e aktivistëve të shoqërisë civile që janë shoqëruar.
Bëhet fjalë për gazetaret që kanë qenë duke mbuluar sot protestën e shoqërisë civile për ndërtimin tek parku i liqenit, të cilat ranë pre e dhunës.














