• Latest
  • Trending
  • All

Vajza e Adem Jasharit: Idealet e dëshmorëve nuk u realizuan

05/03/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 2 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Vajza e Adem Jasharit: Idealet e dëshmorëve nuk u realizuan

05/03/2016
in Lajme

Shqipe Adem Jashari është juriste, bashkëshorte e Xhevdet Krasniqit, avokat. Ajo është nënë e dashur e tre fëmijëve, Aureolës 6 vjeçe, e cila me krenari reciton vargje për gjyshin e saj Ademin, dhe dy binjakëve: djalit Vlerorit dhe vajzës, Epopesë, të dy nga tre vjet.

Fotoja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, që tanimë është e pranishme në qindra e mijëra shtëpi të familjeve liridashëse shqiptare, duket se më së miri zë vendin në ballë të oxhakut të shtëpisë së Shqipe Jasharit.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Fotografia e legjendarit qëndronte përballë edhe në zyrën ku punonte Shqipja, raporton Radio Kosova e Lirë.

RKL: Jasharët mbijetuan, falë përkushtimit dhe sakrificës për liri e pavarësi, falë besimit në fitore. Si ndiheni si bijë e Komandantit Legjendar përveç dhembjes së ligjshme dhe krenarisë së natyrshme?

Shqipe Jashari: Kjo është ë vërtetë. Epopeja e familjes sonë nuk ndodhi rastësisht. Për këtë epope, Familja jonë e madhe kishte vite që ishte përgatitur.

Fillimisht ndodhën tri rrethime të familjes: Rrethimi i Parë, më 30 dhjetor, Rrethimi i Dytë, më 22 janar të vitit 1998 dhe Rrethimi i Tretë me 5, 6 dhe 7 mars të po atij viti. Kjo qëndresë me të drejtë u shndërrua në Epopenë më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vlerësohet edhe si shembull unikat në historinë e njerëzimit, në luftë për liri të një populli. Prandaj kjo ngjarje e lavdishme, kjo epope, jo vetëm mua si bijë e Komandantit Legjendar më bën të ndjehem mirë dhe krenare, por besoj fuqishëm që këtë ndjenjë të krenarisë dhe përkushtimit të luftës për liri e kanë të gjithë shqiptarët.

RKL: Tani jemi në vigjilje të 16-vjetorit të Betejës së Jasharëve në Prekaz kundër regjimit okupator serb. Përvjetorët shkojnë e vinë. Kujtimi për më të dashurit rikthen momente të rënda e të lavdishme të asaj kohe. Si ndiheni ju dhe Jasharët përgjithësisht në manifestimin e përvjetorëve?

Shqipe Jashari: Mendoj se pas çlirimit të vendit, kryevepra të luftës sonë të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare ishin dhe mbetën përvjetorët e lavdishëm të saj, me qëllim për t’i kujtuar të gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën, që dhanë gjakun e tyre për lirinë e këtij vendi, edhe pse ende nuk shkuan në vend idealet e tyre. Prandaj kjo gjendje e tanishme sikur e zbeh paksa madhështinë e kësaj ngjarjeje, dhe na bënë të ndiejmë më shumë dhimbjen e më të dashurve tonë, për mos realizimin e amanetit te tyre.

RKL: A mendoni se Qeveria e Shteti i Kosovës ka bërë sa duhet për dëshmorët e në këtë mes edhe për Jasharët, në Prekaz, ku edhe është realizuar një pjesë reprezentuese e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”?

Shqipe Jashari: Fatkeqësisht, shteti i Kosovës ka bërë krejt pak për dëshmorët dhe familjet e tyre. Këtë e them duke ditur se ende ka familje dëshmorësh që nuk kanë kulm mbi kokë, ende ka familje dëshmorësh që fëmijët e tyre mezi e sigurojnë bukën e gojës, ende ka familje dëshmorësh që nuk kanë kushte elementare për jetë në raport me pushtetarët e pasuruar dhe të verbuar nga pasuria dhe mirëqenia gati mbretërore. Ata, u pasuruan mbi kurriz të dëshmorëve dhe familjeve të tyre.

RKL: Ju me kohë keni krijuar familje, keni bashkëshortin dhe tre fëmijë. Jeni edhe në punë, si ia dilni me problemet dhe sfidat e jetës?

Shqipe Jashari: Po, ky është një proces i natyrshëm, një proces jetësor. Një familje e shëndoshë është shtylla bazë e shoqërisë së shëndoshë. Në këtë drejtim pata fatin që të kem një martesë me një bashkëshort që më kupton, i cili më ndihmon në jetë dhe më ka bërë që jetën ta kem më të lehtë dhe më të lumtur. Martesa jonë u kurorëzua me tre fëmijë: vajzën e parë, Aureolën që tani është 6 vjeçe dhe binjakët: Vlerorin dhe Epopenë, të cilët kanë mbushur nga tre vjet. Detyra ime dhe e bashkëshortit është t’i rrisim, t’i edukojmë, t’i arsimojmë e t’i përgatisim për jetë, në mënyrë që ata të bëhen qytetarë të denjë të vendit dhe të japin kontribut në zhvillimin dhe përparimin e Shtetit dhe të kombit tonë.

RKL: Cili është mesazhi Juaj për opinionin liridashës në përvjetorin e 16-të të Epopesë Lavdiplote të Jasharëve dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?

Shqipe Jashari: Mesazhi im është që edhe këtë përvjetor, sikur çdo përvjetor tjetër paraprak ta festojmë ashtu sikur na ka hije dhe ashtu sikur e meritojnë dëshmorët. Sa herë vijnë përvjetorët e dëshmorëve na japin forcë, shpresë, besim në frytet e fitores dhe shtytje për fitore të reja. (r.m.)

Post Views: 56
Previous Post

Kërcënohet me jetë deputeti Ben Blushi (video)

Next Post

E rrihte gruaja prej vitesh, burri merret në mbrojtje nga policia

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

E rrihte gruaja prej vitesh, burri merret në mbrojtje nga policia

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.