Është ulur importi i kafesë gjatë muajit Janar. Të dhënat vijnë nga Ministria e financave që krahasojnë të njëjtën shifër me atë të një viti më parë. Sipas statistikave zyrtare, gjatë janarit u importuan 574 ton kafe, dhe në krahasim me muajin Janar të vitit 2015, gjatë periudhës në janarin e këtij viti u importuan rreth 65 ton kafe më pak. Në janarin e vitit 2015 u importuan 638 ton kafe. Në Shqipëri importohen disa lloj kafesh, si kafe e pjekur e papjekur, e dekafeinuar, etj. Shqiptarët pinë 37 milionë filxhan kafe ekspres në vit dhe rreth 30 milionë kafe turke ne vit, ndërsa shpenzimet për shqiptarët llogaritet në 15 miliardë lekë ne vit.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















