Një rënditje e përvitshme e 10 femrave më të pasura në botë është bërë nga revista “Forbes”. Femrat miliardere janë vetëm 10% e gjithë miliarderëve në botë, ndërsa 90% janë meshkuj.
Janë 190 miliarderë në total, nga 1810.
Prej tyre, 33 e kanë krijuar vetë pasurinë, ndërsa pjesë dërrmuese e ka trashëguar ose ka vijuar biznesin e familjes.
Ja cilat janë 10 femrat më të pasura në planet:
- Liliane Bettencourt, 93 vjeç, pronare e “L’Oreal”: 36,1 mld $
- Alice Walton, pronare e zinxhirit “Wal-Mart”: 32.1 mld $
- Jacqueline Mars, pronare e grupit të çokollatave “Mars, Snicker dhe Milky Way”: 23.4 mld $
- Maria Franca Fissolo, pronare e fabrikës “Ferrero”: 22.1 mld $
- Susane Klatten, ndryshe “Lady BMW”, aksionerja kryesore e “BMW”: 18.5 mld $
- Laurene Powell Jobs, e veja e Steve Jobs: 16.7 mld $
- Abigail Johnson, presidente e “Fidelity Investments”: 13.1 mld $
- Charlene De Carvalho-Heineken, vajza e pronarit të “Heineken”: 12.3 mld $
- Iris Fontbona, biznesmene në industrinë e bakrit: 10.5 mld $
- Massimiliana Landini Aleotti, pronare e depos farmaceutike “Menarini”: 10.1 mld $














