• Latest
  • Trending
  • All

Partitë politike shqiptare si “modele rekordi”

03/03/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 1 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Partitë politike shqiptare si “modele rekordi”

03/03/2016
in Lajme

 Nga Teuta Nunaj

Vendimet famëkeqe të Konferencës së Londrës në vitin e largët 1913, që padrejtësisht ishin vijimësi të vendimeve të mëparshme që copëtuan trojet shqiptare, janë ende në fuqi. Kjo ka sjellë që në Ballkan të jenë pesë shtete, që në territorin e tyre të kenë toka autoktone shqiptare, që u shkëputën nga trualli mëmë. Kjo ndarje, duket se na ka ndjekur në dekada dhe gjen pasqyrim edhe në faktorin politik shqiptar në këto shtete.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në Shqipëri, janë rreth 20 parti politike aktive nga mbi 100 parti të regjistruara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Tiranë, prej të cilave vetëm 7 parti aktualisht kanë përfaqësuesit e tyre në parlamentin e vendit me 140 deputetë. Por sidroma e shumë partive në Shqipëri, e ka kaluar territorin, duke u përhapur gjerësisht edhe në trevat shqiptare.

Në Kosovë, në bazë të të dhënave të Agjensisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2011 numri i banorëve shqiptarë ishte 1,602,019 ose 91% e popullatës dhe aty janë të regjistruara 88 parti politike shqiptare ose 1 parti për 18,204 banorë shqiptar, por kjo shifër ndryshon për çdo zgjedhje, se parti të reja lindin dhe të tjera pushojnë se ekzistuari. Në parlamentin e Kosovës me 120 deputetë, kemi 100 deputetë përfaqësues të 5 partive shqiptare. Kosova edhe pse mbushi 8 vjet pavarësi ditë më parë, ka një gjendje politike jo stabël, që sa vjen e po rëndohet edhe më shumë.

Maqedonia, në bazë të censusit të vitit 2002 numëron 509,083 shtetas shqiptarë që përbëjnë 25.17% të popullsisë. Në vitin 2011 censusi i nisur u ndërpre me urdhër të qeverisë pa asnjë shpjegim, ndaj nuk kemi një shifër zyrtare të kohëve të fundit për popullsinë shqiptare atje. Ndërkohë që studiues shqiptarë dhe të huaj shprehen se në bazë të statistikave, që mbështeten mbi mortalitetin dhe natalitetin, popullsia shqiptare ka patur rritje të ndjeshme, krahasuar kjo edhe me popullsinë maqedonase, e cila po zvogëlohet nga viti në vit. Ata parashikojnë që, nëse shtimi natyror vazhdon me këto ritme, pas vitit 2025 popullsia shqiptare do ta kalojë atë maqedonase. Në Maqedoni veprojnë deri më sot 21 parti politike shqiptare, 3 prej të cilave të sapo krijuara, ose 1 parti për  24,242 banorë shqiptarë, gjithnjë nëse marrim për bazë të dhënat zyrtare të popullsisë. Të përfaqësuara në parlamentin e Maqedonisë me 123 deputetë, janë 3 subjekte politike shqiptare me 27 deputetë ose 22% e deputetëve. Zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në Maqedoni, do të jenë shumë të rëndësishme për faktorin shqiptar, pasi do të përcaktojnë peshën e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrjen e shtetit maqedonas.

Në Malin e Zi, sipas censusit të 2011, jetojnë 30,439 shqiptarë ose 4.91% e popullsisë dhe në të veprojnë 12 parti politike të shqiptarëve, ose 1 parti për 2,537 banorë. Prej të cilave vetëm 2 parti kanë nga një përfaqësues në parlamentin malazes me 81 deputetë, ose 2.5% e deputetëve.

Lugina e Preshëvës, siç edhe e kemi cituar në shkrimet e mëparshme, në bazë të censusit 2002, ka 61,647 banorë shqiptarë dhe ushtrojnë aktivitetin në tre komuna shqiptare 10 parti, ose 1 parti për 6.165 shqiptarë. Nga këto të përfaqësuara në parlamentin e Serbisë me 250 deputetë janë 2 parti me nga 1 deputet secila ose 0.8% e deputetëve.

Ndërsa përsa i përket tokave shqiptare të Çamërisë, problemi vijon të jetë politikisht i pazgjidhur, ndaj nuk mund të flasim për organizime.

Siç shihet nga të dhënat, në trojet shqiptare jashtë territorit të Shqipërisë veprojnë 131 parti politike ku vetëm 11 parti janë të përfaqësuara në parlamentet përkatëse dhe pavarësisht shtetit aktual ku përfshihen, partitë kanë një sindromë të përbashkët, fragmentizimin politik. Kjo gjë ka sjellë pasoja me dëme të konsiderueshme për shqiptarët, pasi e ka bërë faktorin politik shqiptarë të dobët në shtetet që veprojnë; ka zvogëluar dukshëm unifikimin e shqiptarëve në votim; ka sjellë shpërndarje të ndjeshme të votës së shqiptarëve; duke shkaktuar ndarje dhe përçarje mes shqiptarëve; kanë ulur në masë të konsiderueshme besimin te politika dhe liderat e saj dhe të gjitha këto kanë rrezikuar dhe kanë ulur përfaqësimin e shqiptarëve në parlamentet e shteteve respektive. Njëkohësisht kanë detyruar kryerjen e aleancave fluide jashtë partive shqiptare. Kjo gjendje ka shkaktuar probleme të shumta dhe zgjidhje të pakta. Për dëmin që sjell kjo gjendje janë të vetëdijshëm të gjithë, si liderat politik, media, shoqëria civile apo edhe vetë popullata e këtyre trojeve. Kjo situatë e njëjtë ndër vite, tregon se përpjekjet për unifikim të faktorit shqiptar në troje, kanë qenë dhe janë ende të pakta dhe jo rezultative.

Ndaj lind domosdoshmëri kombëtare që politikanët shqiptarë në troje të tejkalojnë konfliktet personale dhe të bashkohen, qoftë edhe në kualicione, gjë e cila do të rriste ndjeshëm mbrojtjen e të drejtës së shqiptarëve në trojet e tyre etnike. Këtë gjë më së pari, duhet ta bëjnë politikanët në Luginën e Preshevës, të cilët e kanë si detyrim ndaj shqiptarëve aty, që të unifikojnë qëndrimet e tyre dhe të krijojnë një listë unike zgjedhore, duke qenë se zgjedhet parlamentare dhe vendore në Serbi po ju trokasin. Por, realiteti aty na prezanton një situatë të trishtë, pasi ende pa u caktuar data zyrtare e zhvillimit të zgjedhjeve, ka filluar lufta politike mes politikanëve shqiptarë atje, duke hedhur baltë mbi njëri-tjetrin dhe duke e trajtuar palën tjetër jo më, si kundërshtar politik në bindje, por si një armik që rrezikon t’i marri fronin që synon. Ndaj, që faktoi shqiptar politik të bashkohet në një të vetëm, në një listë unike për parlamentin e Serbisë, duhen edhe veprime konkrete nga Tirana dhe Prishtina zyrtare, gjë të cilën ata nuk mund ta shmangin më dhe nuk mund të vazhdojnë më me premtime të parealizuara. Vetë të angazhuarit në Luginë, që e njohin situatën, shprehen se nëse ky bashkim ndodh, ka shanse që përfaqësimi i shqiptarëve në parlamentin e Serbisë të dyfishohet nga 2 deputetë në 3 ose 4 deputetë. Por, nëse faktori shqiptar nuk unifikohet në Luginë, kujt i shërben kjo ndarje?

Ndaj, nëse liderat shqiptarë që aspirojnë të bëhen liderë të Ballkanit, fillimisht le të kalojnë fazën e parë një herë, të bëhen liderë të shqiptarëve dhe më tej liderë të Ballkanit. Çfarë do të thotë kjo? Fillimisht, Tirana zyrtare duhet të punojë shumë më fort dhe të ushtrojë një ndikim edhe më të drejtpërdrejtë për unifikimin e faktorit politik shqiptar në rajon dhe më tej të synojë që ndërkombëtarët t’i japin titullin si “lider të Ballkanit”. Ndikimi politik i Shqipërisë dhe Kosovës vijon të jetë nën nevojën e realitetit. Akoma ecet me përcaktim detyrash. Këtë e dëshmon edhe misioni i vizitës së John Kerry-t, ku një nga tre qëllimet ishte pikërisht, rritja e rolit të Shqipërisë te shqiptarët në Kosovë. Në këtë rast, lind nevoja te të dy shtetet shqiptare në rajon, që për të mirën e të gjithë shqiptarëve, të rriten politikisht dhe diplomatikisht, për të dalë përtej kornizave të inferioritetit dhe të tregojnë vlerat respektive. Shqipëria është shteti amë dhe shqiptarët në troje sytë dhe pritshmëritë e tyre i kanë më shumë nga Tirana, se nga Prishtina dhe kjo edhe për faj të politikës kosovare, që nuk ka punuar për ta rritur ndikimin e saj përtej Prishtinës. Politika në Kosovë vijon krizën e gjatë të pas zgjedhjeve të vitit 2014, ku konsesusi për zgjidhjen e problemeve madhore të vendit vijon ende të jetë i pashpresë.

Ndaj, në vijim të logjikës së këtij arsyetimi lindin rrjedhshëm pyetjet: A e kanë të mundur sot kosovarët që të zgjedhin liderë të rinj në politikën e tyre, duke qene se aktualët edhe pse të rinj në moshë, janë të vjetër në mentalitet, duke mbajtur peng zhvillimin e vendit për interesa të tyre? A ka intelektualë të gatshëm Kosova, që të marrin përsipër përgjegjësi për kombin? A njihet sistemi i rotacionit, dorëheqjejes, qarkullimit të elitave në Kosovë? Besoj se jo. Kjo është për të ardhur keq. Është e vështirë sot, që të matet puna dhe rezultatet e diplomacisë kosovare dhe asaj shqiptare në tetë vitet e pavarësisë së Kosovës, kur në tetë vjet janë vetëm 108 shtete që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nga 193 shtete anëtare të OKB-së. Ndërkohë, që kemi diplomacinë amerikane që ka qenë aq shumë aktive në mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës, në njohjen e saj nga shtete të ndryshme në botë, në zhvillimin e demokracisë dhe ekonomisë së tregut në Kosovë. Ndaj përpara se të pretendojmë dhe të zgjidhim problemet e rajonit, të drejtojmë dhe të zgjidhim problemet e shqiptarëve, të cilët kudo që banojnë nuk kanë më kohë të presim. Bashkimi tashmë është jetik për ta.

 

 

 

Punoi / Teuta Nunaj

 

Post Views: 84
Previous Post

Zharku: Bota tash na njeh edhe nëpërmes filmave

Next Post

Meshkuj, ja cilat janë 10 femrat më të pasura në planet…

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Meshkuj, ja cilat janë 10 femrat më të pasura në planet…

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.