• Latest
  • Trending
  • All

Hija e Gjukanoviçit mbi Tiranë

02/03/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 1 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Hija e Gjukanoviçit mbi Tiranë

02/03/2016
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Një lloj specifik autokracie është instaluar gradualisht në “Ballkanin Perëndimor”. Kjo është e dukshme pas dështimit të eksperimentimit relativisht të shkurtër me pluralizmin, i cili mbajti maskën e demokracisë për një kohë edhe pse s’ishte gjë tjetër veçse një si motor rotativ, që sillte në fuqi herë njërën e herë tjetrën palë thjesht sa për të menaxhuar shtetin dhe privatizimin e tij.

Shembulli më tipik i kësaj “lodhje” me pluralizmin rotativ është republika e vogël e Malit të Zi. Gjatë 25 viteve pas rënies së regjimeve lindore, dhe pas instaurimit të zgjedhjeve të lira, në 21 prej këtyre viteve Millo Gjukanoviç ka qenë ose kryeministër ose president. Partia e tij, e quajtur Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi gëzon një pushtet thuajse të patundshëm, gjithnjë e aftë të fraksionojë opozitarët e të luajë me politika identitare, duke marrë në koalicion parti nga gjithë spektri e nga të gjitha etnitë.

Në fillim të viteve 2000 rrallëkush mendonte se Mali i Zi do të bëhej ndonjëherë model për fqinjët e vet. Por, falë integrimit të shpejtë të nëntokës ballkanike, interesat e karteleve kriminale, të pastrimit të parave, të kontrabandave e të trafiqeve, u arrit të trafikohej ndër të tjera edhe përvoja e Millos. Cila është ajo?

Në njërën anëështë të mbajturit e pushtetit përmes klientelës, kapjes së shtetit dhe vënies së tij në përdorim të oligarkëve. Kontrolli i elektoratit përmes shpërndarjes së vendeve të punës në administratë publike (ndonjëherë edhe në kompani private) si “shpërblim” për një numër të caktuar votash. Përdorimi i buxhetit publik për të financuar ligjërisht ose jo aktivitete elektorale, lobing e marketing politik dhe për të dobësuar kundërshtarin. Konsiderimi i publikes si tortë që duhet të ndahet tek rrethi i parë i oligarkëve mbështetës. Kontrollimi tërësor i publikes prej privates, dhe transferimi i disa atributeve të shtetit, ndër të cilat edhe legjitimitetin e dhunës, tek korporata private.

Nga ana tjetër, përqafimi pa kusht i europianizmit dhe i euroatlantizmit si ideologji. Diskursi i pandërprerë dhe i pamëshirshëm kundër korrupsionit. Ankesa të pandalshme se si shteti nuk është efikas, se si publikja dështon, dhe për këtë arsye nevojiten privatizime, koncesione, partneritete publike-private. Përpjekja për të tërhequr investitorë të huaj. Hapja për këshillim të vazhdueshëm prej ambasadorëve e misionarëve ndërkombëtarë. Hapja për reforma elektorale, gjyqësore, fiskale, ligjore, sa herë që të nevojitet. E pse jo vallë? A thua ekziston sistemi i ligjit qëështë i pathyeshëm? A nuk e lind secili sistem ligjor trasgresionin dhe nëntokën e vet?

Si efekt anësor që i fal përfitime kësaj metode prodhohet shkatërrimi i kulturës komunitare. Destituimi i shkollave e i shërbimeve publike, shpërndarja e injorancës dhe e varfërisë, janë gjëra që bëjnë që komunitetet të kthehen në strehët e tyre antike, tek identiteti ngushtësisht etnik, religjioz, dialektor apo krahinor, madje gjithnjë e më shpesh kërkohet solidariteti edhe tek fisi e tek familja, meqenëse ombrellat e mëdha të solidaritetit, republika, demokracia, shteti social etj. dështuan para se të lindnin. Pra, rikrijohet një shoqëri e stërfraksionuar, disfunksionale, stagnante, tërësisht konservatore, ku identitetet janë vazhdimisht të mbipolitizuara, apo politika e mbiidentitarizuar dhe në tension të vazhdueshëm. Ky tension i stërfryrë identitar prodhon situatën e pamundësisë së një opozite të vërtetë. Neoliberalizmi ballkanas kështu prodhon neokonservatorizmin e vet, që i shërben si beton i fortë për themelet e veta.

Në vjeshtë të 2016 në Mal të Zi do të ketë zgjedhje. Nëse do të përdorim nocionin kantian për shpresën, do të mund të flisnim për shpresë vetëm për atë gjë që i ka të papërcaktuara zhvillimet, pra që e ka një rezultat të panjohur. Në këtë aspekt, shpresë për fitimtarin e zgjedhjeve nuk ka. Dihet prej të gjithëve se do të jetë PDS-ja e Gjukanoviçit. Shpresa e vetme është, cilin do të marrë Gjukanoviçi në koalicion kësaj radhe. Domethënë, cilët boshnjakë, cilët serbë, cilët kroatë, cilët shqiptarë? Cilët jugonostalgjikë, cilët proto-fashistë, cilët religjiozë e cilët radikalë? Garë e madhe për një vend të vogël…

Në rajon, në 2016 do të mbahen zgjedhje të parakohshme edhe në Maqedoni, por në pranverë. Këto zgjedhje u prodhuan prej protestave të mëdha të organizuara disa nga LSDM dhe disa nga lëvizje qytetare shqiptare (por pa u përzier me njëra-tjetrën). Vitin e shkuar stabiliteti politik i Maqedonisë u trondit sa nga publikimi i përgjimeve të zyrtarëve të lartë të qeverisë Gruevski-Ahmeti, sa nga ngjarja e majit në Kumanovë, e cila pati përfundim tragjik.

Por Gruevski s’është shumë i ndryshëm nga Gjukanoviçi. Ai e kontrollon punësimin në administratën publike, ndërkohë që mbështetet në një rrjet oligarkësh. Përgjimet kanë treguar se si ka qenë në gjendje të menaxhojë pjesën shqiptare të elektoratit përmes një loje të organizuar mes BDI-së dhe PDSH-së. Përmes politikave të tij diskriminuese etnike ka prodhuar një republikë me dy standarde. Shqiptarët (të cilët nuk janë minoritet në Maqedoni, por popull shtetformues), diskriminohen në investime, infrastrukturë, praktikë institucionale e administrative, punësim, dhe në gjykim. Por, kjo nuk është ndonjë sfidë e madhe për Gruevskin. Përmes politikave policore, përmes forcimit të frikës, përgjimeve e përdorimit të shërbimeve të inteligjencës, ai ka mbërritur – jo të ndërtojë konsensus rreth vetes, por të shkatërrojë disensusin, apo organizimin e kundërshtive ndaj tij.

Edhe në rastin e dyshes Gruevski-Ahmeti, duket se zgjedhjet nuk do të sjellin ndryshime. Martesa e tyre duket se edhe kësaj radhe do të dalë fitimtare. LSDM-ja opozitare nuk mbërriti të jetë e hapur sa duhet me shqiptarët, dhe në fund nuk i publikoi përgjimet e shumëpritura për rastin “Monstra”, të cilat pritej të zbulonin se sa të implikuar kanë qenë qeveritarët në montimin e gjykimeve diskriminuese ndaj shqiptarëve në Gjykatat e Maqedonisë. Përveç kësaj, LSDM-ja nuk ofron as për maqedonasit ndonjë arsye se pse të braktisin VMRO-në. LSDM-ja është një VMRO “light”, ashtu si vetë Zajevi që nuk premton të jetë shumë ndryshe nga Gruevski, por ndoshta më pak brutal.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për opozitën shqiptare ndaj Ahmetit (Gruevskit). Ata ende nuk kanë mbërritur të bashkohen rreth një alternative, por mbeten të ndarë në disa parti. Edhe pse suksesi i tyre do të ishte i mirëpritur, përçarja e ndarja rreth interesave specifike në mënyrë të drejtpërdrejtë ia forcon pozitat Ahmetit, i cili edhe ashtu është i fortë, pasi përmes kontrollimit të instrumentit të punësimit të prodhuar nga Marrëveshja e Ohrit, ka mbërritur të shtjerë në kontroll thuajse gjithë të punësuarit shqiptarë në administratën publike.

Me pak fjalë, Gruevski i cili është kryeministër që prej dhjetë vitesh, duket se do të dalë i konfirmuar prej zgjedhjeve të reja, duke e zgjatur edhe më shumë jetën e tij politike.

Në pranverë të 2016 do të ketë zgjedhje të parakohshme edhe në Serbi. Kësaj radhe poli i qëndrueshëm i pushtetit është Aleksandar Vuçiç, ish-ministri i informimit i famëkeqit Millosheviç në 1999, gjatë luftës në Kosovë. Vuçiç nuk ka aq shumë vjet në pushtet sa dy të lartpërmendurit, pasi ai u bë kryeministër vetëm në 2014. Megjithatë, ata që e njohin politikën e regjionit, e dinë se sa vështirë është të rehabilitohesh prej të qenit ministër i Millosheviçit, e të bëhesh një prej kryeministrave “benjaminë” të Evropës dhe të perëndimit në më pak se dy dekada.

Pushteti i Vuçiçit dhe i Partisë Progresive që ai drejton bazohet kryesisht në faktin se tashmë ai zotëron më shumë se 50% të elektoratit, duke mundur të bëjë qeveri edhe pa koalicion. Megjithatë, Vuçiçi nuk heq dorë nga koalicionet. Në mandatin që sapo po ndërpritet, ai ka qenë në koalicion me Daçiçin, ish-zëdhënës i Millosheviçit dhe kryetar i partisë të dikurshme të udhëheqësit gjenocidal. Në qeverinë në rënie Daçiçi e partia e tij përfaqësojnë ndikimin rus në Serbi.

Por, në qeverinë e ardhshme, e cila siç dihet tashmë do të drejtohet sërish nga Vuçiçi, pritet që Daçiçi të jetë në opozitë, dhe në koalicion qeverisës të jenë liberalët Tadiç dhe Jovanoviç, të dy kryetarë partiçkash tepër të vogla e të mirënjohura për korrupsion. Me këtë lëvizje Vuçiç përmirëson imazhin e tij evropianist, dhe distancohet përkohësisht nga Rusia (edhe pse kjo lëvizje sigurisht që është vetëm sa për spektakël, pasi politika zyrtare e jozyrtare e Serbisë do të jetë gjithnjë në flirt të vazhdueshëm me Moskën e me Brukselin, për sa kohë që ky pazar dydrejtimsh sjell vetëm përfitime).

Jo vetëm që nuk ka asnjë opozitë për Vuçiçin, pasi gjithë partitë e tjera janë tepër të vogla për të, por nuk ka asnjë fije shprese as në spektrin e gjerë politik. 85% e spektrit parlamentar në Serbi janë parti që ushqejnë pak a shumë të njëjtat ambicie, për ringjalljen apo ringritjen e një hegjemonie serbe në Ballkan, duke ruajtur kontrollin mbi Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë, dhe i vetmi debat është nëse kjo do të duhej të bëhej përmes ekspansionit të butë, apo atij pak më të ashpër, në momentin e duhur. Pjesa e mbetur, 15% e spektrit, janë kryesisht minoritete, të përçara e të tensionuara si në shembujt që pamë më lart.

Vuçiçi, përveçse një strateg i mirë i ekspansionit serb në regjion, është dhe një mjeshtër i marketingut dhe i spektaklit. Ditë më parë ai organizoi një arrestim masiv të ish-funksionarëve shtetërorë, sipas gjasave, për korrupsion. Të gjithë e duartrokitën, madje opozitarët e vendeve fqinjë e morën si shembull pozitiv që duhej ndjekur edhe në vendet e tyre. Pakkush i vuri veshin faktit se Vuçiçi kishte arrestuar vetëm zyrtarë të opozitës. Lehtë është ta godasësh korrupsionin në opozitë, por siç e dinë mirë edhe qytetarët e Serbisë, ashtu si të çdo vendi në Ballkanin Perëndimor, korrupsioni kryesisht strehohet pranë pushtetit.

Shqipëria dhe Kosova, sado që të ngjashme me shembujt e mësipërm, përbëjnë dy raste kureshtare të pervertimit të rregullit.

Në Shqipëri poli i sigurt i pushtetit nuk është një parti e stërmadhe apo një koalicion i pakonkurueshëm, si në rastet më sipër. Në Shqipëri, poli i sigurt i pushtetit është Ilir Meta dhe një parti e mesme që mishëron në mënyrën më efektive martesën e politikës me korporatën. Ajo parti është LSI-ja, e shpallur botërisht si “kingmaker”. Kjo parti e njohur për punësimin e thuajse çdo anëtari të saj, pra për funksionimin si një klientokraci perfekte, tashmë është në gjendje të vendosë se cila prej dy partive të mëdha do ta marrë pushtetin, PD apo PS. Shumëkush mendon se ekzistenca e LSI shërben për të nxjerrë në pah hipokrizinë e pluralizmit, dhe për të demaskuar faktin se PD e PS janë të njëjta, përveç ngjyrave kuptohet. Por nga ana tjetër LSI përbën edhe një justifikim të mirë për këto parti, të cilat dështimet në qeverisjet e tyre nuk kanë hezituar t’ia veshin koalicionit të detyruar me LSI-në.

Aktualisht kryeministri Edi Rama, një politikan me njohuri të përcipta mbi politikën, mbi vendin e vet e mbi rajonin, duket se po përpiqet të dobësojë Ilir Metën përmes një reforme në drejtësi, e cila do të duhej të kishte “këllqe” të dënonte edhe “elefantët”. Aleatë për këtë reformë Rama po përpiqet të gjejë tek ndërkombëtarët. Mirëpo në ndërkohë, është fakt i ditur se ndërkohë që Rama përpiqet të dëmtojë Metën simbolikisht, Meta është duke ia dobësuar partinë Ramës strukturalisht, duke ia “blerë” një pjesë të bazës në këmbim të punësimit. Zhvillimi i ngjarjeve në Shqipëri është rast kurioz, pasi mbetet për t’u parë se a mund të ndodhë aty për herë të parë ajo që ka dështuar kudo, pra që oligarkia e mafia të mposhten përmes një “revolucioni juridik” (që në fakt është një oksimoron më vete).

Gjasat janë të vogla, e para për shkak se tashmë Meta ka riaktivizuar lidhjet e tij me Berishën e me PD-në, e dyta për shkak se Rama i ka “Metët” e vet brenda në partinë e tij, me dhjetëra, të cilët do të ishin të parët që do t’i rezistonin “revolucionit juridik” të Ramës nëse ky do të kishte gjasa të ishte vërtet funksional. Ashtu siç i ka “Metët” e vet edhe vetë Berisha, gjë që krijon një ambient tejet të përshtatshëm për lulëzimin e Ilir Metës si njeri, si simbol, si fenomen.

Në Kosovë ka ndodhur krejt e kundërta. Partitë rotative që mbanin në pushtet njëra-tjetrën duke qenë njësoj, pra si në rastet më sipër, janë detyruar të bëhen bashkë. Kjo erdhi si rezultat i fuqizimit të një subjekti antiestablishment, siçështë Lëvizja VETËVENDOSJE!, e cila ka arritur të bëhet faktor dhe forca më e madhe opozitare përkundër të gjitha gjasave. Si të mos mjaftonte kjo, VETËVENDOSJE! ka arritur për herë të parë në Kosovë të mbledhë pas vetes gjithë subjektet e tjera opozitare, pavarësisht kritikave diku me vend e diku pavend të moralistëve diku të sinqertë e diku të paguar. Në aspektin e spektrit elektoral dhe transformimit të tij të brendshëm, Kosova duket se më shumë i ngjan Spanjës, se sa regjionit dhe fqinjëve të saj.

E vërteta është se Thaçi e Mustafa, apo PDK e LDK në Kosovë nuk përfaqësojnë asgjë të ndryshme, krahasuar me partitë e vendeve të sipërpërmendura. Por, ndryshe nga ato vende, në Kosovë ekziston një alternativë, diçka e re, e paprovuar më parë. Është një subjekt kritik ndaj demokracisë si rotacion, një subjekt me organizim demokratik anti-autoritar, një subjekt majtist modern, me një politikë tepër të shtjelluar sa i përket barazisë sociale. Por mbi të gjitha është një subjekt që deri më tash nuk mund ta akuzojë askush për korrupsion, edhe pse qeveris kryeqytetin e Kosovës. Është subjekti që ka ndalur mafien e rrezikshme të ndërtimit, dhe subjekt që nuk heziton të përballet me kriminelët e organizuar. E në të njëjtën kohë, pikërisht me forcën që ia jep kjo pastërti morale e ligjore, është i vetmi subjekt që di t’i thotë jo edhe ndërkombëtarëve, kur këshillat e tyre nuk janë në të mirë të vendit.

Në fillim të shkrimit pamë se si modeli i Millo Gjukanoviçit, si model negativ, u transferua dhe u shumua në të gjithë vendet e “Ballkanit Perëndimor”. A do të mundë një model pozitiv të lindë e të forcohet në një vend po ashtu të vogël, e pastaj të transferohet si shembull edhe në vendet e tjera? A do të mundet një demokraci vetëvendosëse t’ia zërë vendin autokracisë ballkanike? Kjo mbetet për t’u parë.

*Shkrim i shkruar per WordPress, titulli origjinal” Demokracia dhe autokracitë në “Ballkanin Perëndimor”

Post Views: 41
Previous Post

Si u diskretitua Sazan Guri në Opinion

Next Post

Pse kaq mllef ndaj Ardit Gjebresë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Pse kaq mllef ndaj Ardit Gjebresë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.