• Latest
  • Trending
  • All

Dalja e Britanisë nga BE-ja dhe Shqiptarët në Ballkan

27/02/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 30 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Dalja e Britanisë nga BE-ja dhe Shqiptarët në Ballkan

27/02/2016
in Lajme

Nga Emanuel Bajra
Kthimi i Cameron nga negociatat me BE-në dhe deklaratat e tij se Britania e Madhe ka siguruar një trajtim të veçantë brenda unionit evropian dhe se shumë nga kërkesat e vendit për ndryshime janë miratuar, më bëri të mendoj se çfarë do të thoshte një Britani e Madhe jashtë unionit evropian për shqiptarët !?

Të gjithë Shqiptarët me vite e dekada kanë aspiruar e aspirojnë që të bëhen pjesë e BE-së, Shqipëria është shumë afër anëtarësimit përderisa Kosova është në të njëjtën rrug,ë por me sfida më të shumta, duke mos marrë parasysh zhvillimet e fundit politike në vend. Një gjë iu është bërë e qartë shqiptarëve historikisht se ata një ditë do t’i bashkohen BE-së dhe se kjo është e pa shmangshme.
Por tashti shqiptarët sikurse edhe shumë bashkëqytetarë tjerë Evropian dita-ditës po kthjellen, po zgjohen nga ai gjumi I thellë I pasioneve, dashurisë romantike dhe hipnotizmit se Evropa ofron zgjidhje për të gjitha problemet e tyre, se Evropa ofron prosperitet të garantuar dhe se përveç lëvizjes së lirë dhe sigurisë gjeo-politike, Evropa ka plane afatgjata për shqiptarët dhe gjithë të tjerët që janë pjesë e këtij organizmi multi-etnik.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Anglezët kanë ndarë mendjen e tyre, francezët janë në mënyre religjioze pro-evropian, Gjermanët nuk kanë zgjidhje tjetër përderisa e tërë Evropa lindore anëtarësinë në union e ka çështje dhe kauzë të ekzistencës dhe nuk guxojnë të ndryshojnë orientim, të tjerët ose ndodhen në brendësi të unionit por me probleme të shumta sociale-ekonomike ose janë jashtë dhe pritet që do t’i bashkëngjiten atij shpejt.

Tashti çka është interesante në këtë mes është se vendet si Britania e Madhe dhe deri diku Holanda dhe disa vende skandinave kanë filluar të kuptojnë se me formën që unioni ka adaptuar, gjërat në plan afatgjatë nuk duken të jenë të lakmueshme për ta, sepse ekonomikisht ata po sponsorojnë një fuqizim Gjerman dhe evropiano lindor përderisa atyre po iu transformohet demografia dhe zvogëlimi I sovranitetit dhe fuqisë politike që dikur ata kishin në union.

Për vendet si Franca dhe Gjermania, prezenca e Britanisë dhe vendeve skandinave është shumë e rëndësishme për të ruajtur balancën e forcave por në anën tjetër edhe neutralizimin e fuqive ekonomike në mënyrë që absorbimi I Evropës jug-lindore të jetë më I përballueshëm. Gjermanët e konsiderojnë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit dhe Turqisë si potencial për rritjen e eksporteve të tyre dhe forcim të rritjes dhe ekspansionit ekonomik Gjerman në kontinent, ndërsa Francezët shpresojnë në fuqinë e tyre diplomatike influencuese duke ëndërruar që një ditë kjo influencë ky “shkollim” francez të jetë determinuese për të ardhmen dhe fatin e një unioni të fuqishëm.

Nuk është lajm I çuditshëm kur kuptojmë se pse Anglezët (e them me qëllim Anglezët pasi që kombësitë tjera në Britani siç janë Uellsijanët, Skocezët dhe Irlandezët Veriorë janë pro-Evropian) duan që t’i shmangen këtij mish-mashi politik dhe ekonomik me “pasoja” për pozitën e këtij ishulli brenda unionit, për këtë ata preferojnë të jenë në vete dhe të qeverisin veten të pavarur nga direktivat Evropiane.

Në qarqet e biznesit kam dëgjuar shumë shpesh edhe për një model tjetër të perceptimit që të tjerët I bëjnë qasjes Angleze ndaj Evropës dhe rrolit të tyre në botë – ajo është se sikurse Japonezët edhe Anglezët janë shumë të lidhur me konceptin vital të tyre se të ndodhur në pozitë të fuqishme gjeografike, të rrethuar me oqeane e kanale ujërash, vetë ideja e ekzistencës kombëtare të këtyre dy kombeve është thellësisht I lidhur me idenë jo-konvencionale antropologjike se ata janë të veçantë dhe kanë më tepër fuqi dhe kapacitet për ta mbrojtur veten dhe prezervuar vlerat e tyre kombëtare – njerëz të ishujve.

Kjo reflektohet edhe në qasjen e fundit të Cameron ndaj negociatave me BE-në, i vetmi vend që ka fuqinë të kërkojë ndaj unionit që të vihen kushte dhe të kryhen disa reforma të nevojshme me qëllim që të ruhet uniteti dhe vetë ekzistenca e unionit Evropian. Vetë kontinentalistët e dinë mirë shumë se ikja e Britanisë së Madhe nga BE ajo do të thotë rrënim I projektit Evropian, ç’integrim dhe kaos politik dhe varfëri ekonomike, në një anë përderisa në anën tjetër ajo do të thotë edhe agresion rus në Evropë dhe stërmbytje e kontinentit me mallra Kineze importesh dhe rënia e influencës evropiane në politikën dhe zhvillimet e jashtme.

Po për Shqiptarët çka do të thotë kjo ? Nëse Anglezët një ndër vendet/kombet pionierë të themelimit të Unionit Evropian kërkojë të dali jashtë, pse zatën Shqiptarët duhet të bëjnë ç ‘është e mundur t’i bashkohen një unioni që ndodhet në dështim e sipër ? Çfarë loje strategjike duhet që Shqiptarët të luajnë në tërë këtë tollovi Evropiane ?

Së pari dy shtetet Shqiptare duhet të ri-orientojnë forcat e fokusin e tyre në drejtim të fuqizimit të partneritetit kombëtarë duke filluar me hapa konkret.

1. Të krijohet një Komitet I Këshillit Kombëtarë që të ketë mandat katër vjeçar për të ko-ordinuar hapat e dy qeverive në Tiranë e Prishtinë.
2. Njëjtësimi I akcizës dhe politikave taksore të dy vendeve.
3. Njëjtësimi I politikave arsimore.
4. Njëjtësimi I strategjisë të ushtrive të të dy vendeve.
5. Njëjtësimi I strategjisë kombëtare të zhvillimit infrastrukturorë të dy vendeve.

Pra në një mënyrë a tjetër duhet të krijohen kushtet që Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë të jenë të gatshme të u përgjigjen sfidave të jashtme duke qenë të unifikuar në veprime por edhe në strategji.

Është e pa shmangshme se një ose dy kriza të përmasave të mëdha gjeo-strategjike do të ndodhin përgjatë viteve në vazhdim, a do të jetë kjo dalja e Britanisë së Madhe nga BE ose një luftë e mundshme në mes Turqisë e Rusisë, vala e pa përballueshme e refugjatëve nga Siria ose edhe një tentim I agresionit të Serbisë ndaj Kosovës dhe Bosnjës, të gjitha këto nuk do të duhej të jenë larg mendjes së gjithë atyre që janë në pushtet në Shqipëri a Kosovë dhe se një strategji dhe pakt I unifikuar duhet të konkretizohet sa më shpejtë që është I mundur.

Fatkeqësisht nuk e kemi të qartë se sa shumë mbështetje do të kemi nga SHBA-të dhe Britania e Madhe nëse skenari I dytë vjen si pasojë e skenarit të parë pasi që Britania e Madhe (jashte Unioinit Evropian) nuk do të ketë shumë interesa për të dalë në mbrojtje te Shqiptarëve përderisa SHBA-të akoma vuajnë nga sindromi I Irakut dhe gatishmëria e këtij vendi për të ndërhyrë ushtarakisht në vende të largëta nuk është edhe e madhe dhe se apetiti për një gjë të tillë nuk ekziston.
Kjo duket sikurse një ëndërr e keqe, por nganjëherë edhe të menduarit I së keqes dhe më të vështirës do të duhej të jetë shtytës për të qenë I përgatitur si shtet e komb për ti dalë ballë sfidave dhe të papriturave që mund të ndodhin. Kohë perfekte për një samit brenda Shqiptarë, larg mediave në Mukje ose Bajram Curr, në largësinë më të madhe të mundur , në mes të borës, një Davos Shqiptarë ku strategjia e re kombëtarë e shekullit XXI të marr shtat. Besojë se e kemi fituar të drejtën që të mos pyesim të tjerët nëse lejohemi a jo!

Post Views: 49
Previous Post

Kështu pritet Vuçiqi nesër në Kosovë: “Kryeministër, mirë se vjen në Kosovën serbe”

Next Post

A ishte Erioni në Londër?

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

A ishte Erioni në Londër?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.