Nga Qytetari Dixhital /
Sali, sot të pamë të gjithë Sali të dilje të merrje nëpër gojë vëllezër e motra politikanësh që janë në pushtet, ku nuk kurseve dot as atë që ti ndoshta e ke nënvlerësuar, por që të ka mundur në mënyrën më të pamëshirshmë të mundshme, Edi Ramën. Ç’nuk the për të vëllain, por siç vetëm ti di ta bësh, nuk pate asnjë fakt për ato që the. Nuk dua as nuk i nevojitet vëllait të kryeministrit avokatia ime, por fenomeni Sali, fenomeni. Gjithmonë godet kundërshtarët te familja, sepse ti e di mirë se sa të dhemb. Unë s’kam fakte të të sjell për këtë Sali, siç s’ke as ti.
Mirëpo ka një ndryshim thelbësor që të diferencon ty nga të gjithë politikanët të majtë e të djathtë. Ty të diferencojnë faktet që të kanë kalëruar kundër e s’po të lënë të marrësh frymë. Ndërkohë që t’i flisje sot duke hedhë në opinion publik lloj e soj fekalesh, mu kujtua një intervistë e biznesmenit me origjinë pakistaneze Zafar Ansar I cili jeton në Suedi.
Unë jam sot për të të çliruar, jam për të bërë qytetarin tënd dixhital Sali.
Po të vë linkun e intervistës së plotë ta lexosh Sali. (http://www.gazetadita.al/biznesmeni-pakistanez-ansar-qe-akuzoi-argita-berishen-per-korrupsioni-rikthehet-ne-tirane/) Kjo është diferenca midis fakteve dhe shpifjeve Sali. “Argita më ofroi shërbimet e saja dhe unë rashë dakord të bashkëpunoja me të. Ajo më dërgoi marrëveshjen për të siguruar pagesat e saja për shërbimet ligjore, përveç të cilave kërkonte edhe 3% si tarifë suksesi. Unë nuk e nënshkrova këtë marrëveshje, pasi e konsiderova si ryshfet”. Ky ishte deklarimi tronditës me zë dhe figure, i biznesmenit me origjinë pakistaneze Zafar Ansar.
Sali, dije që nuk merret askush me familjen tënde, e paç me jetë, por aty ku është cënuar pasuria e popullit, kushdo qoftë ai/ajo duhet të mbajë përgjegjësi. Siç duhet të mbajë edhe vëllai i kryeministrit nesë ti vërteton se gjithçka thua është e vërtetë dhe shkel ligjet e vendit. Kemi familjet tona dhe plot gjëra të bukura për të bërë para se të merremi me familjen tënde, por ajo që është publike dhe ka fakte që yt bir e jot bijë akuzohen se i kanë cënuar, ajo na intereson.
Pas akuzave me zë dhe me figurë nga biznesmeni i mësipërm që ti natyrosht do thuash e ka paguar Rama të deklarojë ashtu, vijnë Kabllogramet e Ambasadës që vë vija të kuqe. Në Kabllograme shkruhet: “Ish-Shefi i Shtabit, Luan Hoxha, kërkoi një takim me ambasadorin për të diskutuar për atë që ndodhi në Gërdec. Ai shpjegon se Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit i kishte bërë presion që “të vazhdonte të dorëzonte municione të një kalibri më të lartë në Gërdec” dhe këtë gjë “ta kryente pa vonesa”. I pyetur nga Ambasada nëse ia kishte raportuar këtë fakt Prokurores së Përgjithshme, Hoxha u përgjigj: PO.”
Urdhëro rilexoje Sali: ( http://www.lapsi.al/lajme/2016/02/10/kabllogrami-i-shba-rr%C3%ABfimi-i-shefit-t%C3%AB-shtabit-t%C3%AB-fa-si-m%C3%AB-b%C3%ABnte-presion-shk%C3%ABlzen#.Vs7sYfkrLIV )
Po po, bëhet fjalë për tët bir dhe për një prokurori që nuk ka funksionuar sepse ti ishe i gjithë pushtetshëm. Është kjo arsyeja tjetër pse ti do ti bësh të gjithë të duken si ti. Është kjo arsyeja pse ti do të dalësh nga Parlamenti, janë këto arsyet se pse ti nuk e do Reformën në Drejtësi, nuk e do Byronë e Hetimit. E thënë ndryshe Sali, ti ke frikë nga Drejtësia dhe në fakt, nuk ke faj…














