Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka deklaruar se polarizimet aktuale në skenën politike janë shumë të rrezikshme për vendin.
“Situata është e rrezikshme. Retorika, kërcënime, dhuna janë shqetësuese. Por është shumë e rëndësishme tash që liderët e Kosovës tregojnë aftësinë e tyre të zgjedhin problemet e Kosovës”, ka shkruar O’Connell, në një debat me qytetarë, në rrjetin social Facebook, transmeton Koha.net.
Ambasadori britanik ka thënë se ai, si ambasador, nuk e përkrah as Qeverinë e as opozitën, dhe u ka bërë thirrje politikanëve që problemet ti zgjidhin me anë të dialogut.
“Opinioni im nuk ka rëndësi. Presidenti i Kosovës përfaqëson popullin e Kosovës. Ai ose ajo është përgjegjëse për ata dhe Kuvendi është përgjegjës për zgjedhjen e kandidatit. Nëse deputetët zgjedhin dikë që ju nuk e mbështesni, këshilla ime është që herën tjetër konsiderojeni që të mos votoni për ata”, ka thënë O’Connell














