Prej kohësh, në rrjetet sociale qarkullojnë foto të aksioneve të Policisë Bashkiake.
Kemi parë skena si në filmat aksion, ku makina e Policisë Bashkiake u pret rrugën makinave si të jenë forcat RENEA.
Diçka e tillë ndodhi edhe dje në autostradën Tiranë-Durrës.
Një dëshmitar i tha gazetës Mapo se mënyra se si ndaloi makina e Policisë Bashkiake ishte skandaloze, pasi mund të kishte shkaktuar aksidente zinxhir.
Ndërkohë kjo video e Jeta Osh Qef tregon se ç’ndodhi me aksionin e djemve të Policisë Bashkiake.
















