David Cameron deklaroi se një marrëveshje e arritur me liderët e Bashkimit Europian do t’i japë Britanisë një status të veçantë dhe ai do të bëjë një fushatë ku do të bëjë të pamundurën që të qëndrojë në Union. Marrëveshja u arrit të premten vonë, pas dy ditë bisedimesh intensive në Bruksel.
“Kjo marrëveshje i jep status të veçantë Mbretërisë së Bashkuar brenda Bashkimit Europian. Për një periudhë kohe ne e kemi nxjerrë Britaninë jashtë një Europe që po bëhet gjithnjë e më e ngushtë. Mirëpo, Britania kurrë nuk do ta pranojë euron”, tha ai.
Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk, njoftoi arritjen e marrëveshjes, duke mbajtur kështu Britaninë në bllokun e vendeve europiane. Ai ka shkruar në Twitter: “Marrëveshja ka marrë mbështetjen unanime të të gjithë vendeve anëtare të BE-së”.















