Kosova duhet të ketë kujdes në formimin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, pasi që nëse i jepen kompetenca ekzekutive ky Asociacion mund të shndërrohet në pushtet të tretë në Kosovë. Këtë sugjerim e ka dhënë ish-negociatori i statusit të Kosovës, Albert Rohan, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri”. Duke folur për shtetin e Kosovës, Rohan ka theksuar se që nga shpallja e pavarësisë ka pasur mjaft progres në Kosovë, por shprehu keqardhje për mosunitetin e spektrit politik pas shpalljes së pavarësisë. “Sfidat më të mëdha mbesin ekonomia dhe nevoja për krijimin e vendeve të punës. Ajo për të cilën ndiej keqardhje është se uniteti, i cili mbizotëroi në mesin e faktorëve politikë gjatë bisedimeve për statusin, nuk është ruajtur pas pavarësisë, gjë e cila do të kishte qenë në interes të vendit për sa kohë që ajo duhet të përballet me kaq shumë probleme”, ka thënë Rohan.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















