Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, sërish ka “ndezur” rrjetet sociale pasi ka “shkruar” gjithë tekstin në një laptop të fikur. Mediat serbe kanë postuar disa fotografi interesante të presidentit serb, duke shkruar në laptop derisa po qëndronte në kabinetin presidencial, transmeton Telegrafi.

Edhe pse me sa duket është munduar të duket sikur po i dëgjon dhe shkruan me vëmendje pyetjet që po ia bënin gazetarët, kameramanëve nuk u ka ikur një detaj interesant – laptopi ishte i fikur.

Megjithatë, shumë njerëzve këto fotografi u janë dukur interesante, dhe kështu brenda pak minutave është shpërndarë nëpër rrjetet sociale. /Telegrafi/
















