• Latest
  • Trending
  • All

SHKËLQIMI DHE RËNIA E KRIMINELËVE MEDIOKËR

29/01/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 31 October, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

SHKËLQIMI DHE RËNIA E KRIMINELËVE MEDIOKËR

29/01/2016
in Lajme

JAKUP KRASNIQI 
Në shekullin e kaluar, lufta e ftohtë Lindje-Perëndim e pati kushtëzuar krijimin e shërbimeve politike (apo sekrete), shërbime të cilat e bënin një luftë speciale për denigrimin e personaliteteve të ndryshme të vendeve kundërshtare. Kjo edhe mund të kuptohej. Fundshekulli i kaluar e fillimshekulli i ri u duken se po e flaknin këtë luftë jashtë rendit të ditës. Shpresuam se e arritëm demokracinë e shumëpritur! Mbase edhe koha e flaku nga rendi i ditës këtë formë lufte denigruese në vendet me demokraci të zhvilluar, por jo edhe në vendet që u detyruan ta kalojnë tranzicionin demokratik të stërzgjatur. Në këto vende, rrjedhimisht edhe në Kosovë, u zhvillua një luftë e brendshme tepër e ashpër denigruese e llojit gebelsian: gënje, shpif, denigro e frikëso sa më shumë njerëz, për t’i sunduar ata me pushtetin e frikës. Këtë luftë të pistë në vendin tonë nuk mund ta bëjë askush tjetër pos ai apo ata që kanë qenë të rekrutuar në shërbimet e UDB-së apo të ndonjë shërbimi tjetër simotër, të specializuar për të zhvilluar luftë speciale kundër kujtdo që ka dinjitet njerëzor, intelektual, politik e kombëtar.

Kjo luftë speciale sot drejtohet ndaj njerëzve që nuk u nënshtrohen këtyre organizimeve të nëntokës, ndaj njerëzve që nuk bëhen vegla qorre të despotëve modernë, ndaj kujtdo që ka dinjitet e integritet. Në këto raste, qëllimi i gebelistëve të rinj është për t’ua mbyllur gojën njerëzve të ndershëm, njerëzve që kanë dinjitet e kredibilitet njerëzor, politik e intelektual, njerëzve që qëndrojnë shumë lart në çdo pikëpamje në krahasim me despotët kriminelë e të kriminalizuar. Këto forma të denigrimit, populli ynë i ka përjetuar për gati një shekull. Dallimi në mes të atyre të para 17 viteve është se ata kanë folur një gjuhë tjetër (serbisht), por gjuha për denigrimin e njerëzve ka mbetur ajo e vjetra, serbo-jugosllave, ndonëse këta të sotmit belbëzojnë shqipen.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në këtë luftë speciale një rol jo të vogël e kanë një pjesë e të ashtuquajturave portale, të cilat duke mos pasur mundësi tjetër mbijetese financiare, janë vënë këmbë e krye në shërbim të pushtetarëve të korruptuar, të cilët me paranë publike e denigrojnë njeriun si pjesë të publikut. Të tillët kudo ku sundojnë, lulëzon mjerimi i përgjithshëm shoqëror. Madje, po këta po e përdorin edhe emrin e qytetarëve dhe paranë publike për të sulmuar opozitën, por gjithnjë duke u fshehur pas qytetarëve anonimë. Kësaj kaste qeveritarësh vetëm për gjëra të mbrapshta u punon mendja, ndaj këtu dominon frustrimi masiv!

Shembulli më eklatant i kësaj lufte me qëllim denigrimi janë:

  1. Sulmi ndaj Presidentes në përfundim të mandatit të saj, sipas të gjitha gjasave, mu nga ata që e sollën në atë pozitë dhe;
  2. Kandidatët, Akademik Qosja dhe Murat Jashari, pa i konsultuar.

Sepse, së pari, është e patolerueshme për një shoqëri normale që të bëhet gjueti shtrigash ndaj një presidenteje në fund të mandatit, çfarëdo qofshin meritat e saj dhe; së dyti, përfolja e Akademik Qosjes dhe e Murat Jasharit ose vetë mënyra sesi janë lakuar këta emra, pa marrë mendimin e tyre dhe pa u propozuar nga askush, nuk ka pasur qëllim tjetër, pos që kryekandidati pretendon të vihet përballë me njerëzit që vërtet kanë kredibilitet të lartë njerëzor, intelektual e kombëtar ngado që ta marresh.

Në një situatë të tillë të gjeneruar mund të shtrohen një varg pyetjesh esenciale:

A duhet të shqetësohen vetëm të apostrofuarit, siç bëri Akademiku i nderuar, apo duhet një shqetësim i përgjithshëm shoqëror?

A ka ky vend intelektualë që dinë të reagojnë, sa herë që preket dinjiteti kombëtar e shoqëror?

Apo intelektualët kanë pushuar së ekzistuari?

Një fjalë e përdorur shpesh në popull, thotë: “Kur diçka e keqe t’i ndodhë fqinjit prite edhe në shtëpi!” Ndaj, a thua ia hapëm portat vullnetshëm kësaj mortaje të zezë? Dhe jo vetëm kaq, por kur një popull qeveriset nga një mentalitet i tillë, despotësh e kriminelësh, veç mjerimit e degradimit të përgjithshëm moral e kulturor, nuk mund të presësh diçka tjetër.

Në këto raste, kryeviktima janë njerëzit e ndershëm e të besueshëm. Në këto raste, kundërpërgjigjja mund të vijë vetëm nga njerëzit që kanë guxim dhe integritet të lartë. Ndërsa integritet ka aty ku shkalla e rrezikshmërisë është e lartë. Nga këta despotë edhe integriteti sikur ka hyrë në birë të miut…

Ju lutem për pak integritet, në mos asgjë tjetër, se koha nuk pret!

Previous Post

Delawie, të rinjve të Skenderajt: Përkundër vështirësive, mos hiqni dorë nga ëndrrat

Next Post

Polici tani po thotë mirëmëngjes

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Polici tani po thotë mirëmëngjes

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.