Shkrimtari Ismail Kadare, në 80-vjetorin e tij është nderuar në një pasdite artistike, ku i pranishëm ishte edhe grupi polifonik i Pilurit.
“Qytetarët ndihen me fat se ai respektohet e vlerësohet sa është ende në jetë, ndryshe nga shumë shkrimtar të tjerë që vlerat u janë lartësuar pas vdekjes. Bashkëkombësit e tij kanë ditur ta ngrenë në piedestal”, tha prezantuesja e aktivitetit.
Disa vargje nga kënga
…S’ta peshoj dot atë famë
Kryekult i madhështisë
se ty lakmuar të kanë
Gjithë kombet e krenarisë…

















