• Latest
  • Trending
  • All

Donald Lu: Në pranverë, Shqipëria do të miratojë reformën në drejtësi

28/01/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Donald Lu: Në pranverë, Shqipëria do të miratojë reformën në drejtësi

28/01/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Nga Armand Mero

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, pas një viti në detyrë në Shqipëri, shprehet se në pranverë, vendi do të ketë një reformë të thellë të gjyqësorit. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Lu shprehet për lidhjet e politikës me krimin, procesin e dekriminalizimit, fenomenin e korrupsionit dhe ngritjen e Byrosë kombëtare të hetimit. Ambasadori amerikan tha se realizimi i Reformës në Drejtësi është interesi parësor i SHBA-ve.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Zoti Ambasador, u bë një vit që kur ju erdhët në Shqipëri. A mund të ndani me ne përvojën tuaj?

Faleminderit shumë për ftesën për të qenë me ju te “Zëri i Amerikës”. Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje vitin e kaluar, ishin imazhet që kam parë në Shqipëri. Dhe disa imazhe ishin të bukura, si ngjitja deri te një ujëvarë në Valbonë, apo një takim me të rinj të shkëlqyer në një darkë iftari në Ndroq. Ndërsa disa imazhe të tjera më vunë në mendime, si për shembull vizita në Spaç, apo bisedat me njerëz në Bregun e Lumit në Tiranë, të cilët përballen me vështirësi shumë të mëdha. Por kam besim se 2016-a do të sjellë më shumë ndryshime pozitive që do të prekin të gjitha jetët tona.

Ju jeni angazhuar fuqimisht për të punuar nga afër me politikanët shqiptarë për gjetjen e zgjidhjeve të shumë çështjeve të rëndësishme. Si kanë qenë këto marrëdhënie, të lehta, të vështira, apo frustruese?

Shumë pyetje interesante. Këtë pyetje ma bëjnë vazhdimisht dhe në mënyra të ndryshme. Si diplomat amerikan, për mua është shumë e pazakontë që punoj në një vend ku amerikanët janë kaq të mirëpritur, nga populli i Shqipërisë, por edhe nga udhëheqësit e saj. Ne kemi marrëdhënie mjaft të mira me çdo parti politike, por edhe me çdo pjesë të qeverisjes. Përvoja ime është e jashtëzakonshme, sepse kam marrëdhënie pune mjaft të ngushta.

Dekriminalizimi ishte një ndër ligjet më të vështira që u miratua nga parlamenti. Mendoni se ky ligj është i mjaftueshëm për të këputur lidhjet mes politikës dhe botës së krimit?

Mendoj se çështja e krimit dhe e politikës është shumë e rëndësishme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mjaft vende të tjera. Mendoj se shqiptarët duhet të jenë shumë krenarë për përparimin që kanë parë gjatë një viti të shkuar. Në zgjedhjet e kaluara vendore, ne pamë udhëheqës partish politike nga e djathta dhe nga e majta, që hoqën nga lista kandidatë me të kaluar kriminale. Kuvendi u pezulloi imunitetin një numri deputetësh, që përballeshin me akuza penale. Siç e dini, zoti Ndoka dhe zoti Frroku dhanë dorëheqjen nga vendet e tyre në parlament. Zoti Doshi dhe zoti Prenga përballen aktualisht me akuza penale. Gjithashtu shpresojmë shumë që, si rrjedhojë e ligjit për dekriminalizimin, disa anëtarë të klasës politike do të largohen nga politika. Ka një pjesë në këtë ligj që më pëlqen mjaft. Është pjesa ku thuhet se ligji kërkon që çdo person në një post të zgjedhur zyrtar duhet të plotësojë me shkrim një deklaratë, ku thuhet: jam dënuar në Shqipëri në këtë apo atë kohë, për këtë ose atë krim, apo në çdo vend tjetër të planetit. Pra, duhet të deklarosh se kur e ke kryer krimin dhe nëse je dënuar. Në qoftë se nuk e bën dhe gënjen në deklaratë, kjo në vetvete është një krim për të cilin ndiqesh penalisht. Ky është ligji më i fortë në Evropë dhe një mjet tepër i fuqishëm për të ndarë botën e krimit dhe të politikës.

Sa të thella janë lidhjet mes politikës dhe krimit në Shqipëri?

Të them të drejtën, nuk jam polic, as nuk jam ekspert për botën e krimit. Si njeri që ka jetuar këtu një vit, do të thosha se ekzistojnë disa lidhje serioze midis këtyre dy botëve dhe ka shumë rëndësi për të gjithë shqiptarët, që të mbështesin procesin e ndarjes së këtyre dy botëve. Kam punuar në vende të tjera ku, kriminelët përpiqen të shërbejnë në parlament, ose në politikë për hir të imunitetit që përfitojnë nga kjo. Por në një demokraci normale, asnjë kriminel nuk dëshiron të jetë në politikë. Kjo është diçka e keqe për biznesin, tërheq vëmendje te aktivitetet kriminale. Këtë duam ne që të ndodhë në Shqipëri, pra që kriminelët të thonë: do t’i bëja dëm punëve të mia, po të futesha në politikë.

Zoti Ambasador, ju jeni investuar në reformën në Drejtësi. Por diskutimet mbi rekomandimet e këtij komisioni duket sikur i kanë thelluar mosmarrëveshjet. A jeni të shqetësuar nga zhvillimet e fundit?

Kam shumë besim se në vitin 2016, në pranverë 2016, Shqipëria do të ketë një reformë të thellë të gjyqësorit. Përse kam kaq shumë besim? Së pari, është mjaft e qartë se populli shqiptar e kërkon këtë reformë. Së dyti, Komisioni i Venecias ka folur qartë dhe me zë të lartë. Ata kanë thënë se kjo reformë është thelbësore për Shqipërinë dhe është e ngutshme. BE ka thënë se kjo reformë do t’i hapë dyert, dëshirës së Shqipërisë për bisedimet e anëtarësimit. Së fundi, kjo reformë ka mbështetjen e plotë dhe entuziaste të partnerit strategjik të Shqipërisë, SHBAve. Është shumë e vërtetë se 10 ditë më parë, komisioni parlamentar ad hoc, për reformën në drejtësi, i dërgoi Komisionit të Venecias projektligjin bashkë me komentet dhe opinionet e partive politike. Me këtë vendim të rëndësishëm, përfundoi puna e ekspertëve dhe ekspertët kanë bërë një punë fantastike – ekspertët e nivelit të lartë, ekspertët e opozitës dhe ata të ministrisë së Drejtësisë. Por tani është çasti që politikanët të bëjnë punën e tyre.

A mendoni se politikanët shqiptarë kanë axhenda të fshehta pas qëndrimeve publike që ata kanë pasur për çështjen e reformës?

Shumë gazetarë ma kanë bërë këtë pyetje, nëse politikanët shqiptarë kanë kurajon ta miratojnë reformën. Unë do ta përmbysja argumentin dhe do të shtroja pyetjen: si munden të mos e miratojnë? Populli shqiptar është në favor të reformës. Të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë kanë thënë se e mbështesin reformën. Ne i bëjmë thirrje popullit shqiptar ta mbështesë reformën dhe t’i mbajë udhëheqësit e tij përgjegjës për të. Në të njëjtën kohë, populli shqiptar do të gëzojë mbështetjen tonë, të komunitetit ndërkombëtar. Ne mendojmë se kjo reformë do të jetë hapi më i rëndësishëm përpara i demokracisë shqiptare në këto 25 vite.

Ju dhe kolegia juaj, ambasadorja e Bashkimit Evropian, jeni kritikuar se jeni përfshirë më shumë se ç’duhet në politikën shqiptare, se keni qenë i njëanshëm. Si u përgjigjeni ju këtyre kritikave?

Unë do të pyesja, cili është roli i një ambasadori të huaj? Në mendjen time, detyra kryesore për një ambasador të huaj është të punojë për zbatimin e interesave kombëtare të vendit të tij. Në rastin tim, të interesave të Shteteve të Bashkuara. Dhe unë kam udhëzime shumë të qarta nga shefat e mi më të lartë në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë, që përparësia kryesore e qeverisë amerikane në Shqipëri është të mbështesë reformat, në mënyrë që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Dhe cila është reforma kryesore e nevojshme për këtë proces? Qartazi është reforma në drejtësi. Shqiptarët mund të presin që unë si ambasador, ne si ambasadë, do të vazhdojmë të flasim pa frikë për këtë çështje dhe ne ftojmë gjithë shqiptarët të bëhen pjesë e një dialogu kombëtar për këtë çështje të rëndësishme.

Korrupsioni mbetet thembra e Akilit në jetën politike shqiptare. Ju keni përmendur ministra të korruptuar. Ku mbështeten akuzat apo deklarimet tuaja?

Korrupsioni ekziston në të gjitha vendet, ekziston edhe në Shtetet e Bashkuara. Ka anëtarë kongresi, ka gjykatës në vendin tim, që janë në burg për korrupsion. Lufta ndaj tij nuk është fituar, lufta ndaj tij duhet të zhvillohet çdo ditë. Dhe në fund të fundit, ka të bëjë me vullnetin e një vendi, që ose ta pranojë korrupsionin dhe të paguajë ryshfetet, ose të ngrihet me kurajo dhe ta luftojë korrupsionin. Kur punoja në Azinë Qendrore, në Kirgistan, para 13 vjetësh, në universitete filloi një lëvizje e vogël, e qetë. Studentët u ngritën duke thënë “nuk e durojmë dot më tej korrupsionin, nuk do t’u paguajmë më ryshfete profesorëve, nuk do të paguajmë më për notat tona”. Ata nënshkruan një angazhim “nuk do të paguajmë më ryshfete”. Lëvizja e tyre u përhap me shpejtësi në Kirgistan nëpër universitete, më pas edhe në sektorë të tjerë të shoqërisë dhe u përhap edhe në vende të tjera të Azisë Qendrore.

Është e fuqishme kur studentët ngrihen kundër korrupsionit. Ajo që shohim sot në Shqipëri, edhe në Universitetin e Tiranës, po shohim një dëshirë, një përpjekje, për t’u ngritur kundër korrupsionit. Kjo do të sjellë ndryshimin e mentalitetit të korrupsionit, Kjo do të sjellë fundit e korrupsionit. Unë kam punuar në shërbimin diplomatik për gati 25 vjet. Kurrë nuk kam punuar në një vend që ka marrëdhënie kaq të ngushta me Shtetet e Bashkuara. Marrëdhëniet po forcohen dita-ditës. Ne punojmë së bashku në shumë fusha. Ne kemi tre përparësi kryesore si amerikanë, në Shqipëri. Së pari, e kam thënë edhe më parë, është të mbështesim reformat, që të ndihmojmë Shqipërinë të anëtarësohet në BE. Së dyti, ne jemi të angazhuar të ndihmojmë Shqipërinë të bëhet një aleat më i fortë në NATO. Së treti ne duam të mbështesim popullin shqiptar që të zhvillojë institucionet demokratike.

Veç reformës në drejtësi, këtë vit kemi në plan edhe tri përparësi të tjera: të vazhdojmë të punojmë drejt realizimit të nismës për krijimin dhe trajnimin e një Byroje Kombëtare Hetimi, bazuar në FBI-në amerikane, përmes së cilës shqiptarët do të hetojnë rastet e korrupsionit. Së dyti, ne po bashkëpunojmë shumë afër me Ministrinë e Mbrojtjes dhe vendet e tjera të NATO-s, për të modernizuar format e armatosura të Shqipërisë, kryesisht disa njësi të rëndësishme të ushtrisë, që të shërbejnë krahas forcave të NATO-s kudo në botë. Dhe së fundmi ne jemi shumë të angazhuar për zhvillimin e sektorit të organizatave jo-qeveritare në Shqipëri dhe të shtypit të pavarur.

Previous Post

E verteta e raporteve te Ismail Kadarese me Enver Hoxhen!

Next Post

Profesionet e lira, qeveria cakton pagat e referencës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Profesionet e lira, qeveria cakton pagat e referencës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.