• Latest
  • Trending
  • All

Ekskluzive/ Edi Rama, furtunë mbi ministrat

27/01/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 31 October, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Ekskluzive/ Edi Rama, furtunë mbi ministrat

27/01/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Mbrëmë, rreth orës 18.30, në selinë e Partisë Socialiste, janë parë të hynë një nga një ministrat e kabinetin qeveritar të kësaj partie. Pas tyre, portën e kanë kaluar Gramoz Ruçi e Taulant Balla, të pasuar nga kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare, Xhafa, Braçe, Shalsi.
Kjo mbledhje, e thirrur me urgjencë nga kryeministri Rama, për më tepër në selinë e PS, ka qenë e papritur për pjesmarrësit. Burime të lapsi.al bëjnë të ditur se ende pa u ulur mirë në karriket e tyre, Edi Rama ka zbrazur një lumë kritikash e sharjesh për ministrat aty. Me tone të rënda, me një nervozizëm të dukshëm dhe duke ngritur zërin në maksimum, kryeministri u ka deklaruar se shumë shpejt disa prej tyre do të duhet të largohen dhe t’i hapin rrugë ndryshimeve.
Mbledhja e mbrëmshme, është e dyta në harkun kohor të një jave, ku kryeministri ka paralajmëruar me një gjuhë të ashpër se do të ketë shumë shpejt ndryshime të ministrave. Herën e parë, më 20 janar, mbledhja u zhvillua në selinë e kryeministrisë dhe ajo i parapriu darkës së shumëpërfolur Rama- Meta në restorantin e Irfan Hysenbelliut. Ajo darkë hedh disi dritë mbi arsyet e shpërthimeve të fundit të Edi Ramaës ndaj ministrave të tij.
Pas kësaj sjellje të re të Ramës (deri dje mbronte në vetmohim punën e ministrave dhe rezultatet e tyre sa herë që pyetej për ndryshime), duket se qëndron presioni i Ilir Metës për të ribërë qeverinë. Veç kushtit të palëkundur të Ilir Metës për dy- tre ministra të veçantë që ai i kërkon si “kurban” nga Rama, LSI kërkon të ndërrojë edhe ministrat e saj. Për t’i arritur këto qëllime, Meta po e detyron Ramën që ato t’i paraqesë si riformatim të kabinetit dhe jo si arnime të diktuara nga LSI.
I njohur për dobësinë e tij përballë aleatit më të vogël dhe pafuqinë politike për të marrë vendime të forta, Edi Rama mesa duket e ka pranuar këtë kompromis me Ilir Metën. Por, që të mos duket si i tillë, ai po ngre fabulën e “pakënaqësisë” së shefit me vartësit e tij, të kryeministrit që kritikon, zemërohet dhe bën ndryshime në emër të një qeverisje më të mirë. Pra, dy mbledhjet e furtunës mbi ministrat, po përgatisin dekorin teatral të gjoja ndryshimeve për qëllime të mëdha dhe jo arnimeve për interesa të vogla.
Kjo përpjekje për të ndrequr terrenin para ndryshimeve në qeveri, bëhet më e besueshme po të kihet parasysh se në këto dy mbledhje, veçanërisht tek kjo e mbrëmshmja në selinë e PS, janë një numër relativisht i madh pjesmarrësish dhe fjala do të dalë (ashtu si edhe doli) se kryeministri po kritikon ashpër ministrat e tij. Nëse vërtet kryeministri është i pakënaqur me ndonjë nga ministrat e tij, mund ta thërrasë secilin më vete, t’i komunikojë vërejtjet dhe ta shkarkojë duke i bërë publike arsyet. Por kjo goditje në grup synon pikërisht të krijojë atmosferën se ndryshimet po bëhen se i do Rama dhe jo se i dikton Meta.
Kështu, siç informojnë burimet e lapsi.al, edhe mbledhja e mbrëmshme është zhvilluar në një atmosferë të rëndë, ku zëri i lartë dhe kërcënimet e kryeministrit kanë dominuar gjithë të tjerët. I vetmi ministër që shpëtoi nga sulmet e shefit të tij, ishte Ilir Beqja. Gjithë të tjerët u goditën pa përjashtim. Ndryshe nga takimi i parë, pjesmarrja këtë herë edhe e disa drejtuesve të grupit parlamentar, siç tregoi për lapsi.al njëri prej tyre, krijoi imazhin e mbledhjeve të byrosë politike, ku udhëheqësi bënte provën gjenerale për prerje kokash. Nuk është çudi që edhe në mbledhjen e grupit të PS, ku disa deputetë kërkuan që të analizohet puna e qeverisë në parti, të ketë patur një porosi për t’i paraprirë ndryshimeve në qeveri.
Mbrëmë, ministrat kanë dalë të munduar nga mbledhja me kryeministrin. Secili ka qarë hallin e karrikes që mund të humbasë, ndërsa të tjerët kanë shpresuar të kapin vendet që do mbeten bosh. Edi Rama mund të arrijë të sigurojë një paqe me aleatin e tij të LSI, por a do të jetë ajo e sigurtë deri në vitin 2017 apo do t’i duhet të paguajë haraçe të tjera. Në LSI e kanë për zemër shprehjen: oreksi vjen duke ngrënë.
Previous Post

Angli, ndihmoi një qytetare dhe një polic, nderohet shqiptari

Next Post

Përplasje mes Llallës e Tahirit në analizën e policisë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Përplasje mes Llallës e Tahirit në analizën e policisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.